Kulturë
Hysen Ibrahimi: Ymrije Beqiri - Si ta ndaloj kohën
E hene, 03.01.2022, 06:36 PM
POEZIA
E YMRIJE BEQIRIT GJURMON BËRTHAMËN E RËNDËSISË SË NGJARJES QË AKTUALIZON SËRISH KUJTIME PËR TI MOS I
MBULUAR KOHA
Nga
Hysen Ibrahimi
Sot doli nga shtypi, vepra
dymbëdhjetë e titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), e autores Ymrije Beqiri.
Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI
Albani”, Suedi.
Marrë në përgjithësi,
kritika letrare për krijuesit, poetët, karakterizohet me opinionet tona ndaj
vlerave të mirëfillta që botohen në ditët e sotme, sidomos nga ne mërgimtarët
krijues që jemi në kontakt me poezinë e huaj. Por duhet thënë se egziston edhe
e vërteta tjetër se krahasimet e vlerave poetike të botës perëndimore me
botimet e vlerave poetike të botës shqiptare, janë në një vijë të vlerave
letrare, artistike, krijuese në përgjithësi, ashtu siç është edhe krijimtaria
poetike e poetes znj. Ymrije Beqiri. Pse mbrenda këtyre vlerave si dhe pse
vlerësimi ynë është objektiv me ndërgjegjshmëri, të cilave kritika letrare me
të drejtë po u’a hapë dyer të gjitha veprave ashtu sikurse në rastin e librit
të titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi)?
Sepse janë duke krijuar kënaqësinë e diktueshme nëpër botën tonë
shqiptare kudo që ndodhet. Libri i titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), i
autorës Ymrije Beqiri, është libri i saj i dymbëdhjetë, libër ky që më bëri
shumë përshtypje, sepse është shkruar me ambicje dhe orientim të lartë letrar,
dhe me dedikim për të gjithë lexuesit, kur autorja pohon vlerat letrare për t’i
qëndruar çdo herë lexuesit besnik, sikurse në veprat e saj të mëhershme siç
janë;
NË KUFIJTË E HARRESËS; NA BASHKOI POZIA (bashkautore); ANTOLOGJI TË DASHUROSH NUK ËSHTË MËKAT (bashkautore); NDRYSHE ËNDËRROVA; GJURMËT E NJË LUANESHE;
KOHA E EKLIPSIT; PËRTEJ MALLIT TIM; NA BASHKOI POZIA, 5, (bashkautore);
NËPËR SHKRONJA DO SHËTIS; ME VARGUN PIKTUROJ; NA BASHKOI POEZIA RRETH
FLAMURIT“, 9;
Në poezinë e poetës Beqiri,
shofim se ka poezi me tematikë që ju drejtohet në mënyrë indirekte një numri të
përcaktuar personazhesh, që don të thot se poetja s’ka ambicje te shtojë numrin
pa nevojë, që pastaj poezia e saj të dal e zbehtë, apo thënë ndryshe t’a
varfëroj poezinë në strukturë. Shumë herë, ajo len pezull për të menduar
lexuesi, apo edhe për ta ideuar idenë e autorës, gjë që në këtë rast poezia e
poetes Ymrije Beqiri, shndërrohet si një poezi shumë tërheqëse. Apo, mund të
themi edhe këtë se poezia e poetes Beqiri, është e lidhur ngusht me idenë e
botës së personazheve, me natyrën, dëshmorët, për jetën, për prindërit,
miqsinë, fëmijët, që kanë mesazh
edukativ, kulturor e letrar.
Derisa në shumicën e veprave
të saj në fushën poetike, gjejmë poezi si:
DASHURI NË
KOHË PANDEMIE, SI TA NDALOJ KOHËN, PËR NJË DIJETAR, VETËM PËR TY, RRUGËTIMI I
HEROIT, MOS M’I VRIT ËNDRRAT, NJË GOTË VERË, etj, krijojnë ambient të ngrohur duke kujtuar
kohë që kanë reflektuar përkujtime të
paharruara.
Ambicjet e poetes Ymrije
Beqiri, orientohen në një mënyrë lineare, të të krijuarit poezi dhe në të
njejtën kohë duke i rradhitur ngjarjet me gjuhën letrare njëra pas tjetrës duke
e krijuar një mozaik të bukur poetik. Edhe në këtë libër poetja dominon me
shkëlqim në fushën e krijimtarisë poetike jo vetëm për kah vlera, por edhe për
kah vet mendimi dhe ideja që poetja ka ideuar të gjitha poezitë në librin e
saj.
Më në fund mund të
konstatojmë se poetja Beqiri, me librin e titulluar ”Si ta ndaloj kohën”
(Poezi), shënon suksesin e radhës në
fushën e letërsisë poetike dhe dëshmon se vargu është ”lërues” shumë serioz në
poezinë e cila gjurmon bërthamën e rëndësisë së ngjarjes, që aktualizon sërish
kujtime për ti mos i mbuluar koha, por gjithherë përmes poezisë dhe me poezi të
kujtohen dhe të bëhen të gjalla sërish.
Hysen Ibrahimi, Recension
Për librin ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi)
Suedi, Förslöv, 16.12.2021