Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Dy vepra akademike nga studiuesi shkencor, Prof. Dr. Eshref Ymeri
E hene, 03.01.2022, 04:45 PM
Dy vepra akademike nga studiuesi shkencor, Prof. Dr. Eshref Ymeri
Ju
urojmë, Gëzuar përvjetorin e lindjes, jetë të gjatë me vepra të tjera akademike
edhe për 100 vjetorin, miku ynë i mirë!
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Personaliteti i
shquar i kulturës kombëtare, eruditi, përkthyesi, frazeologu i veçantë dhe
publicisti, akademik Eshref Ymeri në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij i
dhuroi kombit dy vepra madhore, “Fjalor frazeologjik frëngjisht - shqip”
dhe “Shtigjeve të fjalës artistike”.
Akademik Eshref Ymeri me grada shkencore dhe aktualisht mban titujt e merituar
dhe të mbrojtur “Profesor” dhe “Doktor” në gjuhësi. Si një njohës
i mirëfilltë i gjuhës shqipe, ai qysh në gjimnazin “Ali Demi”,Vlorë, gjatë
viteve ’50, kishte nisur të mësonte gjuhët e huaja.
Studimin e filloi
me gjuhën ruse meqë ishte në programet mësimore të shkollave shtatëvjeçare dhe
të mesme. Pasi shkoi me studime në Rusi, Eshrefi e përvetësoi mirë gjuhën ruse dhe paralel me
studimet filloi të zgjerojë dijet përmes gjuhëve të huaja. Ndërkohë që merrej
me përgatitjen e teksteve mësimore, lëndëve mësimore praktike, kurse
leksionesh, artkuj metodiko-shkencor dhe shkencor, përkthime artistike dhe
përkthime të letërsisë politike, ai filloi të merrej me përkthime të veprave
letrare dhe dramave ruse. Letërsia ruse, jo vetëm ka një emër të veçantë, por
pati ndikim të madh në letërsinë evropiane, veçanërisht te letërsia shqiptare.
Në fushën e përkthimit e ndihmuan shumë njohuritë e tij mbi gjuhët e huaja. Kjo
bëri që t’i vihej seriozisht studimit të gjuhës angleze, italiane dhe franceze.
Ky erudit i palodhur që përsa i përket studimit, nuk ka njohur kohë, tashmë një
poliglot jo vetëm në përkthimet me shkrim, por dhe në gojëtari, tërhoqi
vëmendjen e qarqeve të larta politike në vend. Veç punës në katedrën e
gjuhësisë në Universitetit e angazhuan me përkthime në Shtëpinë Botuese “8
Nëntori”. Ai përktheu veprat politike të diktatorit.
Eshref Ymeri ka
qenë përkthyes gojor i delegacioneve dypalëshe (Shqipëri- Rusi dhe shtetet e
pavarura) gjithashtu dhe nëpër konferencat e zhvilluara mes palëve. Prej vitit
1995-2000, Eshref Ymeri ka qenë përkthyes me të gjithë udhëheqësit politik, të
parlamentit dhe Qeverisë shqiptare, të djathtë, të majtë, si dhe të të gjitha
ngjyrave politike. Kudo që shkoi dhe sado lart u ngrit si personalitet i shquar,
ai kurrë nuk e harroi vendlindjen e tij të lashtë, Mesaplikun që ka folur qysh
para 3000 vitesh gjuhën e pellazgëve, atë mesape.
Prof.Dr Eshref
Ymeri, është bir i Smokthinës, i Mesaplikut prehistorik, dëshmi e lashtësisë së
të cilit janë gjetjet arkeologike, rrënojat e kalasë së Ceries dhe Mozaiku i
Mesaplikut, i cili flet shqip, në gjuhën e të parëve mesapë. Për këtë flet Nermin
Vlora dhe Profesor i Univ.Salento, Françesko D Andria (direkt nga
ekrani i Tv, më,11.4.2020), “Salento dhe rrënjët e tij indigjene”,f.2-31),
Accademia d;Italia,Firenca,1943. Sipas autorëve pararendës, Prof D
Andria shkruan: “Historia e lashtë, 2800-3000 vjeçare, është një histori
e errët, e humbur nëpër shekuj, pasi kanë jetuar para mëse 30 shekujsh. Është
koha kur në të dy brigjet e Adriatikut flitej gjuha ilire,si nga ilirët dhe nga
mesapët”. Duke qenë vazhdues i gjuhës së të parëve të tij mesapë, Eshrefi u
dashurua me gjuhën e mëmës dhe jo më kot shprehet: “Gjuhën shqipe kam nënë
dhe babë!” Është ajo gjuhë që i mësoi nëna, e cila e mëkoi me dashurinë për
atdheun, për njerëzit dhe për gjuhën si amanet të të parëve! Ndaj Profesor
Ymeri edhe pse sot mbush 83 vite, kurrë nuk i harron vargjet e këngës së vjetër
labe, e kënduar në Mesaplik,
“Jemi këtu në
vend tënë, që pa lerë diell e pa lerë hënë!” (Dhimitër Plika, “Pellazgët,
origjina jonë e mohuar”F.3). I dashuruar me shkencën e gjuhësisë dhe njohës
i mirë i gjuhëve, shqip, italisht, rusisht, anglisht dhe frëngjisht, ai vitet
më të bukura dhe më prodhimtare të jetës ua kushtoi përpilimit të fjalorëve.
Duke filluar nga 1990 e deri në vitin, 2021, Eshref Ymeri ka botuar me
bashkautorë, ose i vetëm 11 fjalorë, por unë do të veçoja katër fjalorët e
mëdhenj frazeologjik, Italish -shqip, Rusisht-shqip, Anglisht shqip dhe
Frëngjisht-shqip, që vijojnë nga 34-35 000 deri në 40 200 shprehje
frazeologjike. Është një punë e çmuar që duhet të përballohet nga një
Akademi e tërë.
Para dy muajsh, më
erdhën dy dhurata të mrekullueshme, dy vepra studimore madhore të Profesor
Eshref Ymerit, botim i vitit 2021. Të dhurosh një libër, fal dituri. Të të
falin dy libra studimor, dhurohen dy pasuri që të fusin në mendime dhe në botën
filozofike të gjuhës shqipe.
I tillë është “Fjalor
frazeologjik frëngjisht - shqip” me bashkautorë dy korifejë të gjuhësisë, Eshref
Ymeri dhe Sefulla Kata.
Korrektorë letrar, Hava Ymeri, redaktor konsulent Prof.dr.
Rami Memushi. Fjalori me 40 200 shprehje frazeologjike është një pasuri e
çmuar dhe e rrallë e letërsisë ( leksikografisë) një vepër e rrallë e frazeologjisë
së gjuhës shqipe, një vlerë e kolanës së kulturës kombëtare. Me shprehjet frazeologjike të
panumërta të përshtatura në leksikun shqip,
ka pasuruar leksikografinë shqiptare. Madje theksoj se nga pikëpamja e
vlerës është e para e këtij lloji dhe një vepër madhore, për të cilën duhej të
angazhohej një akademi e tërë, apo katedra e gjuhës shqipe. Por mjerisht e
ashtuquajtura “Akademia e Shkencave
të Shqipërisë”, jo vetëm nuk e ka marrë mundimin as për ta parë se çfarë
vepre është e ç’vlerë ka dhe jo më ta botojë, apo ta reklamojë. Nuk është i
pari fjalor që boton akademik Eshref Ymeri. Akademia për veperat që ngrehin në piedestal
autoritetin dhe dinjitetin kombëtar, i ka syrt të mbyllur, veshët të vulosur,
gojën të kyçur dhe trurin të dekompouar.
Në parathënie Prof.dr.Rami
Memushi, vlerëson punën e madhe të autorit në dhjtetëra vjeçarë për
hartimin e fjalorëve frazeologjik, italisht-shqip, rusisht- shqip, anglisht-
shqip dhe fërngjisht-shqip. Në përfundimin me sukses të fjalorit fërngjisht shqip,
e ka pasuruar më tej Prof:Sefulla Kata ka bërë verifikimin për të
saktësuer barasvlerat apo përsjtatjet shqip të frazemave të frëngjishtes. Për
ndërtimin e fjalorit, autorët kanë përdorur një literaturë të pasur që për
frëngjishten përfshin 18 fjalorë, ngatë cilët 6 fjalorë shprehjesh
frazeologjike dhe proverba dhe 16 burime spjeguese mes të cilëve dhe Fjalorin
frëngjisht -shqip të Vedat Kokonës.
Profesor Eshrefi,
ju kam zili dhe ju përgëzoj për dijet, vullnetin dhe për punën studimore të jashtëzakonshme
që keni bërë. Urimet më të mira i keni nga Vladi,
i cili thotë: “
Profesor Eshrefi, Urime dhe Ju faleminderit për këtë dhuratë të çmuar, e cila më nxit që të punoj me gjuhën frënge!
Gëzuar Ditëlindjen! Vladi)
Dy fjalë për
librin studimor “Shtigjeve të fjalës artistike”,
Të njëjtën vlerë,
por të natyrës letrare artistike ka dhe libri tjetër që më dhuroi Prof.Eshrefi
që e ka titulluar, “Shtigjeve të fjalës artistike”, studim dhe analiza
të mirëfillta letrare mes të cilave futesh në letërsinë bashkëokohore
shqiptare.
Librin studimor, “Shtigjeve
të fjalës artistike” me autor Prof. Dr.Eshref Ymerin, e quaj një
minienciklopedi, ose Enciklopedia e letërsisë bashkëkohore shqiptare. Këtë
libër Eshref Ymeri ia kushton bashkëshortes dhe bashkëpunëtores së tij, znj. Hava
Ymeri së cilës i takon merita e edukimit të dy fëmijëve, Plarentit dhe
Kesianës. Ai vlerëson rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Havaja në jetën
e tij produktive, gjatë viteve1980-89) kur ishte përgjegjës i Redaksisë së
përkthimeve në gjuhë të huaja, deri në 16 orë në ditë, një pune skllavëreuse e
pa paguar për pëkthimin në disa gjuhë të veprave të dikatorit. Ai shpreh mirënjohjen e tij për parathënien e
bërë nga Prof.dr.Fatmir Terziu, i cili me shumë kopetencë evidenton vlerat
që ka shpalosur Prof.dr.Eshref Ymeri për mëse 50 autorë të ndryshëm... Autori
Ymeri analizon dhe evidenton artin krijues të shumë shkrimtarëve bashkëkohorë
shqiptarë. ku me mjaft aftësi përzgjedhëse ka nxjerrë në pah vlerat e një
letërsie të mohuar që shpesh quhet provinciale. Me shembuj konkret botimesh të
larmishme ai i tregon lexuesit dhe kritikës botërore që e nënveleftësojnë këtë
zhanër të artit të të shkruarit se ëetërsia shqipe nuk lexohet vetëm brenda
kufijëve londinezë shqiptar, por dhepërtej odeteve dhe oqeaneve. . Ai me
këmbëngulja tregon talentin e sa e sa
autorëve, duke filluar nga Konica, Xhevahir Spahiu e deri tek autorja e fundit si moshë, Vilhelme
Vrana. Ndaj për të gjithë ata që përfshihen në libër studimor, shpreh
mirënjohjen time apo të atyre autorëve që nuk do t’u bjerë libri në dorë pse jo
dhe të atyre që nuk jetojnë!
Njohja ime me Prof.Dr me Eshref Ymerin.
Teksa para disa
vitesh Eshrefi më uronte për një novelë timen të botuar në Internet, ku
personazhi kryesor njihej edhe nga profesori.Më vonë mësoi se unë isha
bashkëshorte e mikut të tij të viteve ’50, Fitim Haxhiraj. Kanë qenë
bashkëkohës në gjimnazin “Ali Demi”. Ishin një grup shokësh, Fitim Haxhiraj,
Rait Beqiri, Bastri Sofia, Nuredin Bora, që jetojnë: Ishin dhe Hamdi
Ibro, Ulsi Sherifi dhe Zeman Lala që nuk jetojnë më. Gjithë grupi ishin vlonjat nga fusha të
ndryshme profesionesh, të cilët e ngacmonin të riun studuiues Eshref Ymeri,
duke e quajtur “Peshkop”! Këtë miqësi mbi 70 vite mes Eshrefit dhe Fitimit pas
një shkëputjeje të gjatë që solli koha e mbrapsht, e ritakoi dhe e forcoi
letërsia dhe publicistika e Prof.dr. Eshrefit dhe krijimtaria ime.
Profesor përmes
këtyre dy veprave madhore, prano urimet më të
sinqerta dhe dashamirëse të miqëve tuaj Fitim, Vilhelme, Vladi Rezi dhe
Rainhard,
Z.Eshref Ymeri
Jetë të gjatë sa të dëshironi, aq sa mund të jepni vlera akademike,miku ynë
i mirë!
Gëzuar Festat e fundvitit me zonjën Hava, me fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat!
Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj me 8 zemrat tona
Vlorë, më 25.12.2021