Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Kontrolli punëtor e fshatar me 75 mijë veta
E premte, 05.11.2021, 09:05 PM
Kontrolli punëtor e fshatar me 75 mijë veta
Nga
Kastriot Dervishi
Kontrolli
punëtor e fshatar ishte formë e organizuar kontrolli që drejtohej nga komitetet
e PPSH-së së rretheve. Në to merrnin pjesë përgjithësisht njerëz me nivel të
ulët arsimor të cilën kërkonin llogari për zbatimin e normave komuniste në
sferat e jetës. Në një raport të vitit 1977, thuhej se ishin aktivizuar në
kontrollin punëtor e fshatar plot 74.921 persona. Tërhiqte vëmendjen shifra se
30.845 prej tyre ishin gra dhe 53.949 persona pa parti. Kontrollohet në bazë të
vendimeve të Këshillit të Ministrave merrnin dieta për ditët e “shërbimeve”. Më
mirë paraqiteshin grupet e kontrollit punëtor e ushtar. Parime të organizimin
të këtij kontrolli hasen të paktën nga viti 1968. Gjithnjë operohej në bazë të
vendimeve të Byrosë Politike, ndërsa në fillim të vitit 1990, duke mos kuptuar
fare ndryshimet që po vinin, udhëheqja e PPSH-së kaloi për miratim një
projektligj për kontrollin punëtor e fshatar. Nuk u miratua për shkak të
zhvillimeve që erdhën. Duket në pamje të parë sikur ky kontroll përforconte
funksionimin e aparatit burokratik, por në fakt ishte një formë e lartë
degjenerimi jo vetëm për administratën por edhe për shoqërinë në përgjithësi.