E marte, 05.11.2024, 12:50 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Osman Kazazi - Komunizmi personifikon gjak, terror dhe uri

E premte, 15.10.2021, 06:03 PM


1974/Osman Kazazi: Komunizmi personifikon gjak, terror dhe uri

Nga Kastriot Dervishi

Legjenda e kampeve dhe burgjeve të komunizmit, Osman Kazazi, u dënua tre herë nga regjimi komunist. Ai vuajti gjithsej 33 vjet, 6 muaj e 4 ditë burgim. Dënimin e parë e vuajti në vitet 1944-1959. U arrestua përsëri më 31.10.1966 dhe u dënua me 10 vjet burgim. Teksa vuante dënimin në Repartin nr.321 Burrel u arrestua më 24.12.1973. U akuzua sërish në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, se i prirë “nga qëllimi i posaçëm kriminal”, duke dashur të dobësonte e minonte fuqinë politike dhe ekonomike të rendit socialist nëpërmjet bisedave brenda burgut. Midis të tjerash, citohej se Kazazi kish thënë:

“Komunizmi personifikon gjak, terror, uri, njerëzit që e përkrahin janë kriminelë, nuk kanë as ideal dhe as parime, se komunizmi është i destinuar të përfundojë ashtu siç erdhi spontanisht edhe te ne, se shpresa për ta zhdukur është te njerëzit tanë të arratisur dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësit tanë nuk dinë të drejtojnë, se ata lidhin marrëdhënie me vende të varfra që nuk i njeh njeri në botë”.

Gjykata e Rrethit Mat, e vendosur brenda burgut, me vendimin nr.8, datë 4.2.1974, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Në bashkim të dënimeve i dha 12 vjet burgim. Kazazi u lirua nga burgu më 13.1.1986.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora