Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 'Ta kishim vrarë ne dhe jo gjermanët'
E merkure, 08.09.2021, 05:23 PM
“Ta kishim vrarë ne dhe jo gjermanët”
Nga
Kastriot Dervishi
Ish
prefekti Veli Vasjari (1887-1944), ish nënprefekt në kohën e kongresit të
Lushnjës dhe ish drejtor i përgjithshëm i Policisë nuk bënte pjesë në
formacione politike. Ai kish qenë prefekti i fundit i Korçës dhe ishte larguar
më 8 prill 1939. Kur u kthye në vitin u gjend i vrarë më 12.5.1944 në rrugën
midis Grabovicës dhe Çërravës teksa udhëtonte autokarron e shoqërisë SATA që
vinte nga Tirana.
Në
raportin e gjatë të datës 15 qershor 1944, të shtabit të Qarkut të Korçë për
Shtabin e Përgjithshëm, nënshkruar nga Teki Kolaneci, për këtë vrasje dallohet
një xhelozi e madhe me gjermanët. Ndër të tjera, në letër shkruhej:
“Veli
Vasjarin e vranë gjermanët. Gabim bënë shokët që e kishin lënë pa vrarë, por
prapë shkoi atje ku duhej”.
Veli Vasjari dhe pjesë nga letra në fjalë