Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Pylli, zjarri dhe tesera e partisë
E merkure, 11.08.2021, 05:23 PM
Pylli, zjarri dhe tesera
e partisë
Nga
Kastriot Dervishi
Kur
partia shpiku heronjtë e llojit lejfenist, u mori emrat disa njerëzve të
panjohur, të cilëve vdekja u mori jetën në rrethana aksidentale apo fati të
keq. Sigurisht ata nuk mund të ishin përgjegjës për mënyrën e keqpërdorimit të
emrin të tyre nga regjimi. Në çdo fushë partia caktoi heroin përkatës i cili duhej
të mobilizonte masat drejt akteve heroike.
Në
fushën e mbrojtjes së pyjeve, partia zgjodhi një njeri që vdiq gjatë djegies së
një pylli në Mat. Për ta lidhur veprimin e tij normal në mbrojtje të pyllit, u
vu në përdorim skenari sipas së cilit heroi kur e pa se nuk mund të shpëtonte
jetën e vet futi teseren e partisë në gojë në mënyrë që ajo mos digjej. Tesera
(një copë kartoni e pavlefshme) ishte më e rëndësishme se njeriu dhe pylli.