Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Aspekte nga lufta “nacionalçlirimtare”
E enjte, 05.08.2021, 07:42 PM
Aspekte nga lufta “nacionalçlirimtare”
Nga
Kastriot Dervishi
Në
letrën e datës 20 maj 1944 të zëvendëskomisarit të Batalionit “Reshit Çollaku”,
Moisi Starova, për Shtabin e Qarkut të Korçës, gjejmë edhe këto fjalë:
“Më
datën 9.5.1944, forcat e kompanisë së 2-të të Batalionit tonë, në bashkëpunim
me forcat e Batalionit të 2-të të Brigadës së 1-rë, kryen veprimin mbi katundin
Kotodesh (vend mjaft reaksionar në Mokrën e Poshtme). Fuqitë tona mbasi thyen
rojën (katundarët e vendit) e atjeshëm me zjarrin e parë, hynë në katund,
sekuestruan pasuritë e mjaft reaksionarëve, dogjën mjaft shtëpi dhe ndër
njerëzit që u zunë, pushkatuan tre, ndërsa të tjerët i liruan...
Më
datën 16.5.1944, forcat e kompanisë tonë të 3-të në bashkëpunim me forcat e
Batalionit 2-të të Brigadës 1-rë, sulmuan katundin Lin të Pogradecit. Mbasi
hynë brenda katundit, dogjën një shtëpi, pushkatuan një spiun, sekuestruan
pasuri reaksionarësh dhe mobilizuan. Fuqi armike nuk u gjet, kështu që nga anët
tona (s’pati asnjë) humbje.