Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Pylli, zjarri dhe tesera e partisë

| E merkure, 11.08.2021, 05:23 PM |


Pylli, zjarri dhe tesera e partisë

Nga Kastriot Dervishi

Kur partia shpiku heronjtë e llojit lejfenist, u mori emrat disa njerëzve të panjohur, të cilëve vdekja u mori jetën në rrethana aksidentale apo fati të keq. Sigurisht ata nuk mund të ishin përgjegjës për mënyrën e keqpërdorimit të emrin të tyre nga regjimi. Në çdo fushë partia caktoi heroin përkatës i cili duhej të mobilizonte masat drejt akteve heroike.

Në fushën e mbrojtjes së pyjeve, partia zgjodhi një njeri që vdiq gjatë djegies së një pylli në Mat. Për ta lidhur veprimin e tij normal në mbrojtje të pyllit, u vu në përdorim skenari sipas së cilit heroi kur e pa se nuk mund të shpëtonte jetën e vet futi teseren e partisë në gojë në mënyrë që ajo mos digjej. Tesera (një copë kartoni e pavlefshme) ishte më e rëndësishme se njeriu dhe pylli.