Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm
E premte, 09.07.2021, 06:58 PM
Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm
Nga
Kastriot Dervishi
Me
urdhrin e datës 21.1.1966 u krijua Reparti nr.318 Qyteti Stalin (sot Kuçovë),
si vend për përqendrimin dhe vuajtjen e dënimit të grave. Një javë më vonë
mbërritën nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në Tiranë fillimisht 80 gra,
duke shkuar në pak javë në 120 të dënuara. Qëllimi i formimit të repartit ishte
shfrytëzimi i punës së grave në bujqësi në një sipërfaqe prej 150 hektarësh si
dhe në industrinë e naftës. Nga fillimi e deri në vitin 1972 reparti pati një
dinamikë prej 180 – 200 të dënuarash. Në tetor 1974 numri i tyre u rrit duke
shkuar në 356 veta, aq sa 50 gra flinin në korridor dhe 55 të tjera në tokë. Në
fund të jetës së vet, në vitin 1976 kishte 483 të dënuara (prej të cilave 46
për krime kundër shtetit). Nga të dënuarat ordinere, 136 ishin për vjedhje të
pasurisë socialiste (kryesisht shitëset), 58 për vjedhje të pasurisë së
qytetarëve, 58 për kurvëri, 35 për vrasje, 19 për aborte, 22 për largim pa leje
nga internimi, 9 për falsifikim dokumentesh, 9 për mashtrim, etj. Me urdhrin e
datës 24.12.1976 reparti u zhvendos në Kosovë të Elbasanit.
Bashkëlidhur
një pamje nga ajo çka ka ngelur sot nga ish Reparti nr.318 (një nga godinat).