Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës
E hene, 28.06.2021, 05:49 PM
45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës
Nga
Kastriot Dervishi
Njerëzit
e ditur që ishin pasuri e patjetërsueshme intelektuale e vendit, të cilët i
dhanë ekonomisë miliona dollarë fitime, regjimi komunist i vrau. Kjo sepse
dështimet e veta ekonomike, regjimi ua faturonte atyre q nuk kishin asnjë faj.
Sot mbushen 45 vjet nga pushkatimi i inxhinierëve të naftës. Pas dy procesesh
hetimore-gjyqësore, tre persona u dërguan për ekzekutim. Presidiumi i Kuvendit
Popullor, më 26.4.1976 vendosi refuzimin e faljes së jetës:
-Koço
Josif Plaku nga fshati Hoçisht i Korçës, i vitlindjes 1929, akuzuar në bazë të
neneve 72, 73/1, 64-12, të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim), me
vendimin nr.13, datë 17.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
-Milto
Vasil Gjikopulli, i vitlindjes 1938, nga fshati Dhërmi i Vlorës, akuzuar në bazë
të neneve 72, 73/1, 64-12, të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim), me
vendimin nr.13, datë 17.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
-Andrea
Kristaq Manço nga Bobshtica, i vitlindjes 1923, akuzuar në bazë të neneve 72,
73/1, 81, 91/II, 199 të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim) me vendimin
nr.11, datë 20.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Ekzekutimi
u bë në Tiranë ora 24.00 të datës 28.6.1976. Nga tre të dënuarit foli vetëm
Koço Plaku i cili deklaroi se nuk kishte qenë spiun dhe e priti vdekjen duke
kënduar. Të tjerët nuk folën.