Vërtetësi
Agron Tufa: Ish Spiuni i Sigurimit Albert Dervishi në krye të policisë së shtetit
E shtune, 05.12.2020, 08:27 AM
ISH SPIUNI I SIGURIMIT ALBERT DERVISHI NË KRYE TË POLICISË SË SHTETIT
Nga
Agron Tufa
Albert
Dervishi, sot zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë së
Shtetit në Ministrinë e Brendshme, u rekrutua informator i Sigurimit të Shtetit
më 18.6.1981. Autoriteti i dosjeve, po bën çdo gjë, jo pa ndërhyrje, në rolin e
një avokati të Albert Dervishit, në mënyrë që ky mos ketë probleme me vettingun
e Policisë, duke refuzuar dhëniet e përgjigjeve për Komisionin e Jashtëm të
Vlerësimin, me një guxim prej të marri në shkelje të çdo ligji. Le të shohin
disa lëvizje, pasi fillimisht, para se të ndërhynin (besohet nga Xhavit Shala),
Autoriteti i ka deklasifikuar materialet që provonin se i përmenduri ka qenë
bashkëpunëtor. Sepse me vendimin nr.4, datë 18.3.2018 Komisioni i
Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të informacionit të klasifikuar i Autoritetit e
ka deklasifikuar kartelën “model 2” të bashkëpunëtorit “Filtra”, si dhe fletën
e regjistrit të bashkëpunëtorëve ku gjendet emri i tij. Pas një viti me
shkresën e brendshme nr.377/1, datë 18.3.2019, informohet sekretari i
përgjithshëm, se për shtetasin Albert Avdulla Dervishi, rezultonin 3
informacione, por midis kartelës dhe regjistrimit kishte mospërputhje datash.
Por viti 2020 rezulton se mik të fortë paska Albert Dervishi, përderisa ata të
Autoritetit rrezikojnë burgun për të mbrojtur “Filtrën”. Autoritetit bëhet një
avokat i patundur i Dervishit.
Me
vendimin nr.445, datë 15.9.2020, refuzon informacionin për Komisionin e Jashtëm
të Vlerësimin, me arsyetimin se Albert Dervishi ka vërtetim të marrë nga
komisioni i drejtuar nga Nafiz Bezhani (se çfarë u duhet këtyre kjo punë, ec e
merre vesh).
Tani
së fundmi, me vendimin nr.522, datë 5.10.2020, Autoriteti sërish ka mbrojtur
Albert Dervishin, duke refuzuar dhënien e materialeve dokumentare të punëtorëve
operativë të sigurimit Ali Anadolli dhe Qirjako Prifti. Pra, ndikimi i
Xhavitit, drejtuesi real i Autoritetit, e bëri punën e vet.