Vërtetësi
Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun!
E shtune, 20.02.2021, 08:21 AM
DY OFICERËT E SIGURIMIT TË SHTETIT QË NA GARANTOJNË VETINGUN
Nga
Agron Tufa
DSIK
(Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikur) është një agjensi tepër
e rëndësishme në varësi të Kryeministrit (kryeministrisë).
Iu
drejtova zyrtarisht, në bazë të ligjit, si të gjitha institucioneve të tjera në
dhjetor 2018 për të marrë informacion, nëse kanë në strukturën e tyre ish
oficerë operativë të Sigurimit të shtetit. Ndër dy-tre drejtorët e
institucioneve që iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së ISKK, ka qenë dhe
drejtori i kësaj agjensie, z. Dorian Tola, një shembull i rrallë korrektese e
transparence. Ai në shkresën e mëposhtme pohon se ka dy persona në DSIK që kanë
qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë: Agron Cani dhe Mark Ndreca.
I
pari ka qenë operativ sigurimi në rrethinat e Tiranës, ndërsa i dyti ka qenë
operativ sigurimi në disa zona të Dibrës, kohë të cilën e kujton me nostalgji
në rrëfime me shokët për bëmat dhe plotfuqishmërinë. Edhe sot, brenda agjensisë
ku punojnë, nuk e harrojnë gjuhën e shantazhit dhe mesazheve kërcënuese… Ka dhe
diçka vendimtare në praninë e tyre brenda kësaj strukture: Ata janë përgjegjës
të procedurës së Vetingut. A doni veting ju për figurat e larta të politikës,
drejtësisë, pushtetit? Urdhëroni, jua shërbejnë mendjet dhe duart e pastra të
dy ish oficerëve të Sigurimit!