Vërtetësi
Agron Tufa: Nasho Jorgaqi - Spiuni i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ''Dragoi''
E diele, 27.09.2020, 01:54 PM
NASHO JORGAQI SPIUNI I
SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”
Nga
Agron Tufa
Autori
i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime,
Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të
cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, -
ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për
zv/ministër me 1997 - ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë
i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i
Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun
kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e
tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i
është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”.
Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i
madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin
e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë
shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të
Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si
agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq
katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia
nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në
qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të
dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë
letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin
tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të
sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe
diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra,
nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht
orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S:
Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy
fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.