E premte, 19.04.2024, 11:58 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Xhemal Ahmeti: Kurti, goranët dhe Gjergj Kastrioti

E premte, 08.05.2020, 10:15 AM


KURTI, GORANËT DHE GJERGJ KASTRIOTI

Nga Xhemal Ahmeti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës nuk paska bërë status për «Ditëlindjen e Gjergj Kastriotit». Në vend të tij ka përkujtuar «Ditën e Goranëve». Është për lëvdatë kjo sjellje. Mendoj senzibilizimi me qenien e komuniteteve kulturore që s’janë shumica konstitutive politike e demokracisë, por që janë pjesë tejet e çmuese e saj dhe që duhet ruajtur e mbrojtur me çdo kusht: sidomos të drejtat e tyre. Në kushtet e tyre do të shohin kosovarët përherë portretin e lirisë së tyre.

Ajo që më habiti është fakti i injorimit të Skënderbeut. Do kryeministri kosovar të acarojë me qëllim klientelën e tij - shumicën e së cilës e përbëjnë patriotë të flaktë që ditenatë [madje edhe kur flejnë] vuajnë për të shpëtuar atdheun, apo edhe ai i konsideron ata njëjtë si kundërshtarët e tij politikë: turma që duhet përfillur për vota e të cilat pastaj duhet hequr nga mendja për shkaqe higjiene mentale?

Janë ca psikografë - sillen si të tillë - që zhvillojne ekskurzione vetëtimore mentalitetit shqiptar, këta ndoshta e sqarojnë më bukur këtë dilemë timen? Apo gjithë problemi është më i thellë? Sidoqëtëjetë: për t’ia përkujtuar kryeministrit të RK-së se për kë bëhet fjalë, po ia bashkangjes këtij postimi portretin e atij që përkujtohet me 6 maj.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora