Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Diktatori Enver Hoxha në Beograd - Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë
E enjte, 24.06.2021, 05:38 PM
Enver Hoxha në Beograd: Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë
Nga
Kastriot Dervishi
Më
24.7.1946, Enver Hoxha u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të
Jugosllavisë, Stanoje Simiç, i cili shtroi një drekë me këtë rast. Në
përshëndetjen e tij, Enver hoxha ka mallkuar regjimet e mëparshme, të cilat e
kishin ndarë popullin shqiptar nga Jugosllavia. Ndër të tjera, Enver Hoxha
deklaroi:
“Në
të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të
veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim
të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë
kësaj lufte dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore.
Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek
Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i
ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për
ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Prandaj populli shqiptar e çmon ndihmën
që Jugosllavia i ka dhënë Shqipërisë në luftën kudra fashizmit, si dhe tani në
paqe për ndërtimin e të ardhmes më të mirë. Është e pamohueshme se të gjitha
këto janë një bazë e fortë për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta. Qeveria
shqiptare dhe populli shqiptar do të bëjnë çmos nga ana e tyre që kjo miqësi e
fortë të zhvillohet në të ardhmen sepse në radhë të parë kjo sjell dobi shumë
të madhe për popullin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër përbë garanci për
përparimin dhe forcimin e demokracisë në Ballkan. Populli shqiptar i është
sidomos shumë mirënjohës mareshalit Tito, i cili në çdo rast është treguar miku
më besnik dhe më i sinqertë i popullit shqiptar dhe i kauzës shqiptare”.