Vërtetësi
Romeo Gurakuqi: Ish-Presidenti (Bujar Nishani), gënjeshtar djallëzor
E enjte, 31.12.2020, 11:40 AM
''Romeo Gurakuqi:
Sapo
jam njoftuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit
(AIDSSH), se dy kartelat në shifra të paraqitura nga ai individi që për fat të
keq ka qenë President i vendit, nuk kanë të bëjnë as më mua, as me familjen
time.
E
gjithë mjegulla e hedhur në opinionin publik kundër personit tim dhe njerëzve
të familjes sime nga ish - presidenti i Republikës dhe simahorët e prapësive të
tij përbën një shpifje të mirëfilltë, një përpjekje për të më dëmtuar imazhin,
shantazh kundër personit tim.
Rasti
në fjalë është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të
Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë, jo vetëm nga
unë, por shpresoj as nga organet e
drejtesise dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë.
Nga
individi në fjalë, ish -president i Republikës, janë përdorur dy numra
kartelash, emrat e dy oficerëve operative dhe dy pseudonime informatorësh të
ish -Sigurimit të Shtetit, të cilët identifikohen lehtë në Berat dhe Lushnjë. E
gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen
e tij, për të më frikësuar, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar
mbrapshtitë e goditjes së deputetëve
opozitare ne bllok.
Pyetja
ime është: Kush është ky individ, që guxon të kryejë një vepër të tillë kaq të
rëndë kundër personit, një natë para Krishtlindjeve?
Është
ish- presidenti i vendit dhe ish-ministri i brendshëm, i cili pasi rrëfen si pa
gja të keq, se në detyrën që ka pasur ka shkelur disa ligje, godet politikisht
duke shpifur paturpësisht një përfaqësues të lartë të Opozitës shqiptare,
drejtuesin e përfaqësisë demokrate të Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë, një
nga anëtaret e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.
Nuk
kam mjete të tjera për t'iu përgjigjur një individi, që në linjë me gjithë
jetën e karrierën e vet, për një javë
rresht gënjeu në mënyrë djallëzore opinionin publik, lëndoi familjarët
e mi, indinjoi miq, dashamirë, bashkëqytetarë, njerëz vullnetmirë dhe me
arsye, krijoi aq trazirë kundër Opozitës, sikurse e kishte ba gjeneralisht në
media për dy muaj rresht, që nga data, 23 tetor 2020.
Unë
gjej rastin të falenderoj nga zemra bashkeqytetarët e mi, të cilët më mbështetën fuqishëm që ne
momentin kur dëgjuan lajmin e pështirë, nuk dyshuan kurrë tek unë dhe nuk i besuan
për asnjë cast shpifjeve poshtëruese të
këtij njeriu, që u maskua nën petkun e ish- presidentit.
Vetvetiu
lind pyetja: nëse një si ai paska patur të dhëna kaq të rënda kundër një
deputeti të PDSH, pse nuk ka folur menjëherë duke e denoncuar faktin?
Si
është e mundur që Kryetari i Këshillit Kombetar godet me shpifje te denja per
sherbime kurthesh, një deputet të
partisë së tij, një anëtar të këtij Këshilli?!
Individit
në fjalë inati ia errësoi arsyen, zanati i vjetër ia zgjoi shqisat e
përfjetura, banaliteti i së keqes ia paralizoi arsyen dhe sulmoi në terrin që
ka brenda vetes.
Tashmë,
që shpifja e tij doli sheshit, atë nuk ka retorikë që ta shpëtojë, avokat që ta
mbrojë, përkrahës të ndershëm të së djathtës që të mos e braktisë. Une premtoj
se ai do behet shembull per cilindo që të ardhmen e vet e ndërton mbi praktika të tilla diversioni.
Pyetja
tjeter qe vjen natyrshem ne radhe është: Si
ka mundësi që një njeri me këtë spesor moral dhe intelektual të jetë
caktuar dhe të ketë shoshitur kandidatët e mundshëm për deputetë të PDSH?
Në
fakt ai, masha e topitur e së keqes, por sidomos ata, simahorët nxitës, që me
anën e tij tentuan të mashtrojnë opinionin publik, më në fund duhet ta kuptojnë
se e shkuara nuk blihet, sado i pasur qofsh sot, sado diploma të kesh blerë në
tregun e shumicës. Sepse e kaluara rri aty, e shpërndarë në mijëra pikla dhe
stërkala, që nuk shlyhen me kinse pushtetin e dhuruar pikërisht për shërbime të
këtilla.
Koha
kur mbi njerëz të pafajshëm ndërtoheshin skema poshtërimi dhe prozhmimi nga
kupolat e errëta, ka marrë fund. Këtë gjë ia bëj me dije këtij individi, që ka
patur rastin të kryesojë Republikën dhe te gjithë kurthaxhinjve që i bëjnë
hije, që kujtojnë se ai ka diçka në dorë për të ardhmen e Opozitës, që shkon me
vendosmeri drejt drejtimit të vendit. Këtë gjë ua premtoj edhe qytetarëve
shqiptarë, pse dinjiteti im dhe vlerat që më ushqejnë nuk më stepin në
impenjimin tim politik.
Nishani
e ka nisur karrierën si shërbëtor i zjarrtë i dhunës, mbrojtës i dhunuesve dhe
ndihmës i mjeshtrave të kurtheve të botës së cilës ai i përket gjenetikisht.
Me
individin në fjalë do të vijoj betejën nëpërmjet drejtësisë shqiptare, e cila
duke e dënuar aktin qe ai kreu, do të dënojë shpifjen si mjet për të
kontrolluar politikën shqiptare dhe për të mashtruar opinionin publik.''
https://www.facebook.com/romeo.gurakuqi
Ish-presidenti(!)
dhe shpifësi aktual:
''Bujar
Nishani
Të
dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga
përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në
proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.
Romeo
na u shfaq si shpifësi ordiner i rradhës, duke përsëritur logorenë e
enveristëve dhe ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që
tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me
kodoshët stalinistë.
Të
nderuar miq !
E
di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish president nuk ja vlen
të merret me një llaxore korridoresh.
Po,
shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.
Në
fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e
na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.
Por
sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe
mundësia e shpifjes dhe intrigës !
Gjithashtu,
unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e
gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.
Të
gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar
nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”.
Ata
do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të
shpifësve ordinerë !
Por
Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e
zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi !
Para
zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas
Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e
shante në media Sali Berishën.
Atë
kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.
Por
në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur
të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.
Këtë
besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe
poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së
pluralizmit shqiptar.
Romeo
2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë.
Si
një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte
në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379,
të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit,
Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të
“VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.
Jam
i bimdur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.
Unë
e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të
Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me
profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit
të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.
Unë
e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij,
sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.
Megjithatë,
ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.
A
e dini pse ?
Sepse,
përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila
është e ardhmja për ta.
Çdo
pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.
Pa
perjashtim !
Nuk
ka alternativë dhe as shpëtim !
Me
këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë
sa vlera e një sufllaqeje !''
https://www.facebook.com/Bujar-Nishani-288438424538934