E shtune, 24.07.2021, 09:01 PM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua

E marte, 20.07.2021, 07:56 PM


1957/ Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës konkurronte me regjimin pushtues serb për nga keqssjellja me shqiptarët e Kosovës. Aspekti antikombëtar, është ana më e zezë e këtij regjimi, të cilin nuk i mjaftuan eksperimentet e shumta këtu, por nuk kurseu as vëllezërit tanë që për arsye të ndryshme detyroheshin të braktisnin vendlindjen e tyre. Vijoj me prezantimin e letrave të tyre, sepse në to dalin shumë fakte. Ata ende besonin se shoku Enver nuk dinte gjë.

Arif Hajro, lindur në vitin 1917 në Mitrovicë, i dënuar në vitin 1950 nga jugosllavët. Më 10.8.1950 me pasaportë vjen në Shqipëri. La në Kosovë gruan e 4 fëmijët. Në letrën shkruar më 26.2.1957, ndër të tjera shkruan:

“Shoku Enver, po të tregoj vuajtjet e mia në Shqipëri (Shkodër). Së pari vuaj shpirtërisht për fëmijët e mi. Qysh prej asaj date që jam instalue me banesë në hotel “Sporti” Shkodër, duke paguar 1200 lekë në muaj. Mbas shumë kërkesash dhe me ndërhyrjen e trekëndëshit të ndërmarrjes, nuk i kam vënë rëndësi gjendjes sime, Komiteti Ekzekutiv i qytetit, me gjithë vuajtjet e mija, i kam mbajtur në mënyrë sekrete, vetëm juve shoku Enver po ua tregoj dhe janë të vërteta. Familja ime që gjendet në Jugosllavi më dërgoi telegramin më 18.1.1957 ku thotë që dokumentet e ardhjes i kanë të sakta. Telegramin e familjes shoku Enver, po ua dërgoj e lexoje vetë. Por unë sot gjendem në gjendje kritike shpirtërore dhe ekonomike”.

Në përgjigje të rastit, më 4.7.1957, Komiteti i PPSH-së Shkodër shkruan se i përmendur ishte arrestuar nga organet e punëve të brendshme dhe ishte dërguar i internuar në Vlorë. Duke mos u mjaftuar me kaq, ai shkruan një letër më 27.5.1957. Në shënimin e datës 25.7.1957 thuhej se gjendej në fermën “Çlirimi” në Seman, por ishte dyshuar për tentativë arratisjeje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri Kastriot Dervishi: Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966 Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që vuajti 15 vjet burg në ferrin e regjimit terrorist të Enver Hoxhës Kastriot Dervishi: 75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë Kastriot Dervishi: 45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës Kastriot Dervishi: Diktatori Enver Hoxha në Beograd - Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë Kastriot Dervishi: Ekspozimi Agron Tufa: Diktatura u restaurua plotësisht Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit Agron Tufa: Dy kalorës të vrerosur për “erzin” e vrasëses Diana Çuli Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun! Agron Tufa: Plani hakmarrës i Gramoz Ruçit kundër atyre që rrëzuan shtatoret e Enver Hoxhës Nebil Çika: Denimi per krime kunder njerëzimit dhe lirimi i tyre pas rikthimit në pushtet te komunistëve Romeo Gurakuqi: Ish-Presidenti (Bujar Nishani), gënjeshtar djallëzor Agron Tufa: Mbi triumfin e kompleksit edipal të pushtetit të rilindjes Agron Tufa: Ish Spiuni i Sigurimit Albert Dervishi në krye të policisë së shtetit Agron Tufa: Spiuni i mirë Nasho Jorgaqi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora