Vërtetësi
Bilal Xhaferi: Diktatori Enver Hoxha rron me gjakun e njerezve te pafajshem
E merkure, 25.08.2021, 07:30 PM
Ne daten 20 gusht 1969 Bilal Xhaferri shkoi ne fshatin Ninat dhe pas 2 ditesh ne date 23 gusht diten e shtune 1969 u largua jashte deshires se tij nga atdheu. U largua me rastin e festes se Hoxhes, nje feste e madhe qe behej dikur ne vendin qe sot quhet Livadhia. Ai u largua drejt kufirit nga shtepia e motres se tij Antika.
Ky
eshte nje doreshkrim i tij ne momentin qe kaloi kufirin.
~
PASI KALOVA KUFIRIN...
Fq
1) Ishte fundi i prillit, nje dite e bukur me ate diellin
pranveror, ku cdo gje duket e qeshur e
lulezuar por pervec zemrave dhe fytyrave te atij populli te varfer dhe te
raskapitur.Tamam ne ate dite te bukur pranverore mora rrugen e arratis.Pas kaq
mundimesh dhe vuajtjesh ne kufi me patrullen ushtarake e kalova kufirin dhe ja
tani i dorezohemi nje shteti qe e urrenim me teper se cdo gje tjeter per
cfarrosjen e rraces Came. Keshtu e sjell koha qe ti thuash derrit dajo.
Pasi
u futa ne token greke, duke rendur e
duke vrapuar nga frika e patrulles ushtarake se mos me gjurmonin nga
mbrapa, u pengova dhe u rrezova buze nje
perroi duke u shtrir sa gjat e gjere
para 2 shkurreve te cilat u tunden qe nga
rrenja. I shtrire aty pa piken e fuqise rri e mendohem.. deri tani cdo gje me
shkoi se prapmi, sa me teper qe qetesohesha
aty aq me teper i ndjeja dhimbjet e trupit qe isha goditur e gervishur dhe sa
me teper ftohesha e qetesohesha aq me teper me dhimbnin gjymtyret.
Fq 2) Keto jane
te mirat qe ka sjelle partia dhe pushteti me xhaxha Enverin ne
krye.Ketyre te mirave e vyrtyteve u therrasin urra, urraa oburra te ndertojme
socializmin me forcat tona. Cilin socializem? Me cfare force? Te pangrene e te
paveshur.. Me cfare force? kush kishte mbetur jashte listave e apeleve te
kampeve te perqendrimit, burgjeve dhe punes se detyruar. Si ndertohet
socializmi kur polici me ushtarin te rrine me automatik mbi koke.
Tani
e di fare mire qe tani jam i lire, larg
duarve te partise e duke e pare veten
time nga ana tjeter e telit me gjemba kam mjafte kohe te rri e te mendohem.
Kjo
ishte liria qe ju premtua popullit ne kohen e luftes qe une ende nuk kisha
lindur. Kjo ishte barazia qe do sillte partia duke ja marre token atij
fshatarit dhe duke i folur kulak,
gjakpires, bajazit etj etj. Çfare ndodhi ne kete moment? Erdhi
vella-vrasja, filloji urrejtja te njeri
tjetri se ju dha toka atij fukaras dembelit,
atij qe sdinte ti vente zgjedhen kaut apo kalit, dhe qe u gjend i ngarkuar me toga te renda.
Fq 3) Dhe prap kthehemi te
vuajtjet e jetes ne komunizem. Duke me kaluar ne mendje brohoritjet dhe
duartrokitjet rroft partia, rroft
Enveri. Pse valle? Cfar beri Enveri me partine? Kush ishte partia? Me se u
krijua kjo parti? Kush ishte Enveri? A nuk ishte Enveri me partine qe vret e
pret dhe rron me gjakun e njerezve te pafajshem, e beri popullin Shqiptar rob te partise se
tij. E torturuan e munduan, e shtypi e
shkretoj, i kalli temerrin ne zemer edhe
femijes se djepit.Prishi vyrtytet Shqiptare e kombetare duke e bere vendin nje
varr me kufoma te gjalla. E beri spiunllekun si pune te ndershme. Ka varrosur
dhe vazhdon te varrosi sot e kesaj dite burra,
gra, femije ne kampet e
perqendrimeve, ne mocalet dhe kenatat e
Myzeqes. E beri popullin rob ne vendin e tij,
ne vatren e tij. Shkaterroi traditat shekullore te burrerise, prishi fen,
familjet, besen dhe nderin duke i
zvendesuar ato me ateizem, me frik, me spiunllek,
me tradheti me turp etj..Ky ishte perparimi qe beri komunizmi ne vendin
tone.
Fq 4) Valle a ka mundesi qe
historia te tregoje se ne Shqiperi toka polli veze, lesh,
mish, djath etj?
Ku
mund ti gjente fshatari ato qoft i pasur qoft i varfer.
E
me von o burra ne koperativ bujqesore,
çdo gje eshte falas, bashkohuni
ne koperativ.E populli i merzitur ja dergoi me njeher duke menduar se do te
gjente nje sistem me te mire. Atehere e pane dhe po e shohin me syte e tyre te
zinjte e ullirit duke u bere rober ne pronen e tyre. Duke mos ditur se ishte
dite e djel apo dite e hene, diteve te
pushimit nuk u degjohej emri gjakundi.Ky ishte komunizmi, kjo ishte partia mbi te gjitha, qe na vuri zjarrin e qe na kalli temerrin. Ju
trembem vellait, nenes, babait,
shokeve e miqeve se mos na jepnin te partia.
Keto
ishin proverbat e Marksit-Engelsit puno brenda mundesive, paguhu brenda nevojes.
Dhe
tani rri i shtrire ketu ne pyllin e Çamerise qe eshte zaptuar me force nga
greku.I dermuar, i friksuar e i vetmuar
mendoi te ardhmen si? ku? cfar do bej? si do me perfundoj jeta te gjorit?
E
mblodha veten e u ngrita...
Ndihem
i vetmuar larg gjirit te Atdheut.
•Bilal Xhaferi•