E premte, 29.03.2024, 01:08 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Elsa Martinelli, gruaja e gazetarit të vrarë Nebil Çika

E merkure, 06.10.2021, 06:33 PM


Elsa Martinelli, gruaja e gazetarit të vrarë Nebil Çika

Nga Kastriot Dervishi

Elsa Lavrentos Martinelli, lindur në vitin 1907 në Korfuz ishte bashkëshortja e Nebil Çikës. Fejesën e tyre e njoftoi revista “Minerva”, nr.38, maj 1936. Nebil Çika u vra në hotel “Bristol” në Tiranë më 12.11.1944 në prag të vendosjes së plotë të pushtetit komunist në kryeqytet. Në dokumentet e kohës thuhej se Nebil Çika ishte “ekzekutuar në ditët e çlirimit”.

Për Elsën erdhën ditë të vështira. Nuk u mjaftuan që i vranë bashkëshortin, por vijuan besnikërisht persekutimin. Ajo u arrestua më 18.5.1947. U përfshi në një proces me 20 të pandehur të tjerë të cilët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të “spiunazhit imperialist anglo-amerikan”, si anëtarë të organizatës “terroriste agjento-sabotatorë të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Për këta thuhej se kishin bërë një sërë “sabotimesh në dëm të popullit dhe të pushtetit” dhe në ndërmarrjet e ndryshme shtetërore si në kantieret Rubik, Kuçovë, Selenicë, etj, duke dhënë informata me karakter politik, ekonomik, ushtarak, etj.

Në pohimet e saj para gjyqit Elsa mohonte të kishte qenë agjente e OVRA-s dhe SIM-it.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.131, datë 21.7.1948, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 8 vjet burgim. Nuk dihet deri tani kur është liruar nga burgu, por në fund të viteve ’50 ka të dhëna se ajo gjendej në Tiranë.

Për Elsën thuhej se ishte vënë në përpunim “si e huaj dhe lidhje e legatës italiane”, si “agjente e zbulimit italian”, dhe se i vinin çdo muaj 30-50 dollarë nëpërmjet legatës. Për ta përpunuar (marrë informacione prej saj sipas vijësjelljeve të operativëve) ishin aktivizuar informatoret “Makina”, “Riga”, “Uthull vere” dhe agjenti “Përpjekja”.  Thuhet se është riatdhesuar në Itali, por data e saktë nuk dihet. Të dhënat për fundin e jetës së saj mungojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora