Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Arrestimi i dytë i At Zef Pllumit
E hene, 27.09.2021, 07:25 PM
Arrestimi i dytë i At Zef Pllumit
Nga
Kastriot Dervishi
Më 27.9.1967 në përpjekje për t’u arratisur në
zonën e Malësisë së Shkodrës, At Zef Pllumi, pikaset nga punonjësit e pyjores,
tekniku i të cilëve, Marash Mali, duke e ndjerë për “detyrë patriotike”, e
ndaloi dhe e dorëzoi në postën më të afërme kufitare. Gjykata e Qarkut Shkodër,
me vendimin nr.11, datë 13.3.1968, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet
heqje lirie. Në këtë proces u dënua edhe Dom Nikollë Mazreku me 20 vjet heqje
lirie. Të dyve iu konfiskua pasuria.
Personi
që shihet në foton e arrestimit (nga e majta) është tekniku i pyjores Marash
Mali (për të cilin flitet në librin “Rrno për me tregue”).
Në
foton bashkëlidhur, ai nderohet në të njëjtin vlerësim si Dedë Gjo Luli me
shokë.