Vërtetësi
Partizani Namik Kadiu: Ja si i pushkatuam 70 fshatarë të pafajshëm në Lushnje
E shtune, 30.10.2021, 04:32 PM
Nga kujto.al
Thirrja
e ish-partizanit Namik Kadiu që iu bashkua Ballit Kombëtar/ “NDAL!- më tha
ndërgjegja, kur pash se 70 fshatarë të varfër, ...u pushkatuan në Golem të
Lushnjes pa mëshirë prej Llaz Bozos, Mehmet Shehut dhe gjakpirsit të huaj Dushanoviçit,
për të vetmin shkak se bënin pjesë në rradhët e Ballit Kombëtar...”
Një
prej dokumenteve të luftës që dëshmojnë për luftën vëllavrasëse është edhe kjo
thirrje e Namik Kadiut, ish-partizan i Brigadës së Parë, që e braktisi, për
t'iu bashkuar forcave të Ballit Kombëtar. Thirrja e tij ku dëshmon krimet ku ka
qenë dëshmitar, është shpërndarë si trakt nga Balli Kombëtar në janar 1944 dhe
ruhet mes dokumenteve të kësaj organizate në fondin 270 në AQSH. Mes të tjerash
Namik Kadiu tregon për pushkatimin e 70 fshatarëve në Golem të Lushnjes nga
Brigada I.
Më
poshtë e sjellim të plotë tekstin e këtij trakti.
“SHQIPNIJA
SHQIPTARËVE VDEKJA TRATHTARËVE”
Fillimi
i mbarimit
NAMIK
KADIU
student
i klasës së VIII-të të Lyceut të Shkodrës, nji nga partizanët qi rrokën pushkën
që në fillim të lëvizjes kundra italjanve, Namik Kadiu, nën-intendancjer i
Brigatës së Parë të Mehmet Shehut,
NDAHET
NGA BRIGATA E NGA PARTIJA me kët thirrje qi i bân popullit shqiptàr.
VLLEZËR
SHQIPËTARË!
Kur
zëri i Atdheut kërkonte ndihmën t’onë, pse cipa e zezë e Fashizmit e kishte
mbuluar an’e mb’anë, unë – si bir i tij – rroka pushkën, dola malit e bëra
pjesë në frontin Nacjonal-Çlirimtar, në të cilin për një kohë të gjatë e
luftova armikun me vullnetin e pathyer të një të riu shqiptar që i rreh zemra
dhe i kërkon shpirti Liri e Drejtësi. E luftova armikun për muaj të tërë, sa në
çeta aqë edhe në Brigatë pa m’u dhembsur jeta aspak, mbasi e dinja se bënja një
nga detyrat kryesore që i ngarkohet njeriut përgjithsisht e veçanrisht rinis
intelektuale.
Por,
ndërsa në luftën për Atdhe më shtynte një dëshirë e mbrëndshme, një vullnet i
patundur, një guxim i pa fré, në luftën kundra njeni tjetrit – shkaktuar nga
Partija Komuniste – më dual përpara Buka e popullit, Gjaku i tij, Gërmadhat e
djegura nga italjanët, Vuajtjet e tmerrshme dhe më thanë: NDAL!
Ky
zë i mbrendshëm NDAL! më tinglloi së pari në shpirt kur Partija Komuniste e
cila predikon demokracinë por që punon për diktaturën më të tmerrshme, filloi
terrorin, luftën dhe masakrat e saj!
NDAL!
më tha ndërgjegja, kur pash se 70 fshatarë të varfër, nga ata që në fillim të
punës s’onë na kishin dhënë neve ose shokve t’onë sa herë buk, sa herë strehë,
sa herë buzëqeshje, u pushkatuan në Golem të Lushnjes pa mëshirë prej Llaz
Bozos, Mehmet Shehut të mësuar me gjak spanjollësh dhe gjakpirsit të huaj
Dushanoviçit, për të vetmin shkak se bënin pjesë në rradhët e Ballit Kombëtar.
NDAL!
më tha ndërgjegja, kur pash torturat që i bënë popullsis së Belshit e të Dumres
n’operacjonin e Brigatës, ku krisi druja për kijamet; qante burri nga dhembja,
qan nëna për djalin, qante foshnja për babën, gruaja për burrin e motra për
vllan!
NDAL!
më tha ndërgjegja, kur pash në Mallakastrën e djegur e të shkretruar nga
fashizmi, operacjonin e Brigatës së Parë që e shkretoi edhe më keq me vrasjet e
shëmtuara! Sidomos klithma e mbrendshme NDAL! arriti kulmin e saj kur pash me
sytë e mij vrasjen e dy vllezërve të Isuf Hasanit nga Belishova, shqiptarë të
thjeshtë, punëtorë të mirë e të padjallëzuar, për të vetmin faj se vllai i
tyre, Isufi, bënte pjesë në Ballin Kombëtar!
O
ironi e fatit! Kjo është “Lirija” që ne deshëm dhe trumbetuan aqë fort se do
t’i apim popullit?!
NDAL!
NDAL! NDAL!
Ja
ku po ndalem nga rruga e terrorit, e gjakut dhe e gënjeshtrës e po futem në
rrugën e shqiptarizmës së vërtetë: në Ballin Kombëtar.
RROFTË
SHQIPËRIJA!
Ish-Nën
intendancier i Brigatës së I-rë
Namik
Kadiu d.v.
_________
Djelmët
e rij si Namik Kadiu me shokë, Balli Kombëtar i pret me krahë hapur e len
vendin çilë për t’ushtrue veprimtarin e tyne patriotike e djaloshare në të
mirën e Atdheut t’onë të dashur.
“BALLI
KOMBËTAR”