Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Krimet e Aranit Çelës filluan në Shkodër
E enjte, 21.10.2021, 06:37 PM
Vdiq anëtari më i vjetër i Partisë së Punës
Nga
Kastriot Dervishi
Kur
ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela u tregonte me krenari e
nënqeshje ironike gjyqtarëve të rinj, pjesë nga karriera e tij si prokuror
ushtarak në Shkodër. Ai thoshte se sapo mbaronin gjyqet me vdekje, toga e
ushtarëve i merrte të pandehurit dhe i pushkatonte, pa pritur vendimin e
shkallës më të lartë. Ato vite, për ekzekutimet në Shkodër, vendimet e formës
së prerë të Gjykatës së Lartë Ushtarake janë marrë dy javë pasi të dënuarit
ishin ekzekutuar. Çela e tregonte me mburrje këtë veprim duke i mësuar të
rinjtë se rëndësi kishte zhdukja e “armikut” sa më shpejt dhe jo të zbatoheshin
procedurat gjyqësore siç ishin shkruar.
Çela
u kthye në “vishinskin” e komunizmit të Shqipërisë, një figurë që mllefin
klasor e shfaqte me nxjerrjen e shkumës nga goja. Ai mbeti një kombinim i
shkëlqyer i ligësisë që e karakterizonte dhe shkollës sovjetike ku u plotësua
juridikisht, për të qenë një vegël e verbër e pushtetit. Poshtëritë e krimet e
këtij njeriu filluan në Shkodër, në qytetin më antikomunist e më të qytetëruar
të Shqipërisë. Ai çoi në plumb ose u dha burg qindra personave të shkolluar, si
përfaqësuesi më i denjë i pushtetit të injorantëve dhe kriminelëve.
(Pritet
që organizatat enveriste që fshihen pas maskave të "veteranëve", të
bëjnë përkushtimet e duhura ndaj këtij personi, veç atyre të varrimit).
Skeda e jetës së Aranit
Çelës:
1924,
10 janar, lindi në Vlorë
1939
(korrik), balil fashist në Itali
1935-1942
mbaroi kursin tregtar në Vlorë
1943
(nëntor)- 1944 (korrik), partizan në Grupin e III të Mallakastrës
1944
(korrik)-1945 (janar), zëvendëskomisar batalioni në Br. 16
1945
(janar-mars), shef i informacionit të Divizionit të 3-të
1945-shtator
1946, prokuror ushtarak në Shkodër
1946-1948,
prokuror ushtarak në Korçë
1948-1949
ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake
1949-1953
diplomohet në Bashkimin Sovjetik
1953-1954
nënkryetar i Degës së Hetuesisë
1955
– 1958 kryetar i Gjykatës së Lartë
1958
– 1966 prokuror i përgjithshëm
1966
– 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë