Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Borxhi
E enjte, 04.11.2021, 07:02 PM
Kastriot Dervishi:
Borxhi
Kryeministri
i Shqipërisë në periudhën qershor-dhjetor 1924 ishte Fan Noli. Qeverisja e tij
e ardhur në pushtet me dhunë, ishte ndër më anarkistet që ka njohur vendi,
kërkoi të merrte borxh nga ndërkombëtarët. Në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së
Kombeve në Gjenevë, më 10 shtator 1924, Fan Noli mbajti një fjalim. I
mallëngjeu të gjithë me stilin e të folurit, por fitoi edhe urrejtjen e
përfaqësuesve të shteteve. Gjatë fjalimit për borxh, disa delegatë e
ndërprisnin me fjalët: “pse nuk provon t’i fitosh me bixhoz”. Ja një pjesë nga
fjalimi:
“Por,
ju lutem zoti sekretar i përgjithshëm, përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një
hua që do t’i lejonte asaj të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300 milion
franga ar. Apo më shumë? Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën
modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. E po jam gati të hyj në bisedime
për një shumë më të vogël, p.sh., për 100 milionë. Më falni, mos pretendoni se
nuk më keni takuar kurrë dhe nuk jeni i predispozuar të më jepni asnjë
dhjetëshe? …A do të pranoni atëherë, z. sekretar i përgjithshëm të më jepni pas
tre vjetësh atë huan prej 400 milionë franga ari, për të cilën ramë dakord para
disa minutash? Ju përgjigjeni prapë “jo”! E dija! Mirë, pra, le të flasim për
paqen”.
______
Vidhnin edhe nje?ri-tjetrin
Me?
6.8.1944 komandanti i c?ete?s se? Leskovikut,
Ali Glina, ankohej pe?r veprimet me Batalionin “Hakmarrje”, ndaj tyre. Gjate?
operacionit armik (te? dimrit ose qershorit), çeta u shpe?rnda. Pe?r ke?te?
arsye fshehu dy mitraloza ne? vendin e caktuar. Mire?po shoke?t e Batalionit
“Hakmarrje” ua more?n ne? fshehte?si ke?to arme?, madje as pranonin veprimin e
kryer. Kur rikrijuan c?ete?n e Leskovikut, pasi
i njohe?n ke?rkuan te? merrnin mitralozat. Ata nuk e pranonin dhe i tallnin
shoke?t e c?ete?s se? Leskovikut.
Partia nuk e zgjidhi dot çështjen.
______
I
deleguari u flet shoqeve kooperativisteve për vendimet e fundit të plenumit të
KQ të partisë. Bashkëbisedimi zhvillohet fshatçe në prani të brigadierit dhe
sekretares së partisë.
______
Thelbi
i regjimit të leckamanëve ishte vjedhja dhe vrasja. Zonjës Sanije Biçaku në
Elbasan, pa asnjë arsye, më 31.5.1946 regjimi i merrte 62.700 kuintal oriz dhe
4 kg sapun. Është nga dokumentet e rralla të ardhura deri në ditët tona
(shumica e këtyre llojeve nuk ekzistojnë më).