Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Kontrolli punëtor e fshatar me 75 mijë veta

| E premte, 05.11.2021, 08:05 PM |


Kontrolli punëtor e fshatar me 75 mijë veta

Nga Kastriot Dervishi

Kontrolli punëtor e fshatar ishte formë e organizuar kontrolli që drejtohej nga komitetet e PPSH-së së rretheve. Në to merrnin pjesë përgjithësisht njerëz me nivel të ulët arsimor të cilën kërkonin llogari për zbatimin e normave komuniste në sferat e jetës. Në një raport të vitit 1977, thuhej se ishin aktivizuar në kontrollin punëtor e fshatar plot 74.921 persona. Tërhiqte vëmendjen shifra se 30.845 prej tyre ishin gra dhe 53.949 persona pa parti. Kontrollohet në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave merrnin dieta për ditët e “shërbimeve”. Më mirë paraqiteshin grupet e kontrollit punëtor e ushtar. Parime të organizimin të këtij kontrolli hasen të paktën nga viti 1968. Gjithnjë operohej në bazë të vendimeve të Byrosë Politike, ndërsa në fillim të vitit 1990, duke mos kuptuar fare ndryshimet që po vinin, udhëheqja e PPSH-së kaloi për miratim një projektligj për kontrollin punëtor e fshatar. Nuk u miratua për shkak të zhvillimeve që erdhën. Duket në pamje të parë sikur ky kontroll përforconte funksionimin e aparatit burokratik, por në fakt ishte një formë e lartë degjenerimi jo vetëm për administratën por edhe për shoqërinë në përgjithësi.