Kulturë
Meti Rexhepi: Busull e reumës
E enjte, 15.10.2020, 09:19 PM
BUSULL E REUMËS
Meti Rexhepi
syzat
e reve dioptri e bashkave mbi sy
të
lajthisin hap-mbylljet e ombrellës
nuk
mbuloheshin ece-jake prej pikash
kahja
vertikale e rënies harkohej në pjerrtësi
ritmi
i lashtë ua plandoste fotosintezën
trotuareve
alesë gjetheve me të verdhën
syzave
mbështillen të përhiturat zymti
zjarrin
e qiellit e gëlltit sfungjeri i avujve
një
flutur e
bardhë mbi krahët e saj
bartte
peshën e së verdhës
krah-shpuar
prej të plumbtave pika
viktimë
e dorëzuar sorrëshkinave
*
syzat
avullore pa korniza pa vegë për veshë
kur të duash
nuk mund t`i heqësh as t`i vësh
ritmet
e përhitura fshehin rrotullimet e
sipër-shfaqjeve
hije
të ftohta pikat të ngrira faqeve
ndërmjet
zjarresh akujsh prushit e erës
frymuan mësymjet tej shtrirjes së shkujdesur të verës
deri
këtu mandatin nuk e kishte reuma
para
mësymjes hapat u futën në një
dendësi mjegullash
u
shurdhua kumti për ndodhjen pezull
përpara shkasit të rrembave të zhveshur
ji
kurdo herë nën çati të kokës
derisa nën shtylla të eshtrave rrjedhin damarët e tokës
*
tetësheve
të ecjes me bastun i drejtpeshuar
i
vure syrin durimit se si nxjerr shkulma të shkumës
sërish
i yshtur pas furtunës
kur
do t`i prekë jonet e vatrës busull e
reumës
*
nën
çatinë e realitetit
ndoshta nuk do t`ia nënshkruash disfatën vetit
Gjilan, tetor 2020