| E enjte, 15.10.2020, 08:19 PM |
 BUSULL E REUMËS
BUSULL E REUMËS
Meti Rexhepi
syzat
e reve dioptri e bashkave mbi sy
të
lajthisin hap-mbylljet e ombrellës 
nuk
mbuloheshin ece-jake prej pikash
kahja
vertikale e rënies harkohej në pjerrtësi
ritmi
i lashtë ua plandoste fotosintezën
trotuareve
alesë gjetheve me të verdhën
syzave
mbështillen të përhiturat zymti
zjarrin
e qiellit e gëlltit sfungjeri i avujve
një
flutur  e 
bardhë  mbi krahët e saj 
bartte
peshën e së verdhës
krah-shpuar
prej të plumbtave pika
viktimë
e dorëzuar  sorrëshkinave 
*
syzat
avullore pa korniza pa vegë për veshë
kur  të duash 
nuk mund t`i heqësh as t`i vësh
ritmet
e përhitura fshehin  rrotullimet e
sipër-shfaqjeve
hije
të ftohta pikat të  ngrira faqeve
ndërmjet
zjarresh akujsh prushit e erës
frymuan  mësymjet tej shtrirjes së shkujdesur të verës
deri
këtu mandatin  nuk e kishte  reuma
para
mësymjes hapat u futën  në një
dendësi  mjegullash
u
shurdhua kumti për ndodhjen  pezull
përpara  shkasit të rrembave të zhveshur
ji
kurdo herë  nën çati të kokës  
derisa  nën shtylla të eshtrave  rrjedhin damarët e tokës
*
tetësheve
të ecjes me bastun i drejtpeshuar 
i
vure syrin durimit se si nxjerr shkulma të shkumës
sërish
i yshtur pas furtunës
kur
do t`i prekë jonet e vatrës  busull e
reumës
*
nën
çatinë e realitetit
ndoshta  nuk do t`ia nënshkruash disfatën  vetit
Gjilan, tetor 2020