Kulturë
Luan Kalana: Amanete të Dritëro Agollit
E marte, 13.10.2020, 07:41 PM
Luan Kalana
cikli
poetik - AMANETE TË DRITËRO AGOLLIT - imagjinare
-SADIJE
AGOLLIT-vjersha e 7-te
-Këto vargje janë krijime të autori , të vëna në gojën e poetit, përshtatur si bejte popullore të trevës së Devollit. Janë shkruar vite më parë, kur Dritëroi ishe gjallë, janë kujtime dhe mbresa nga jeta e poetit, nga miqtë, shokët, kolegët, bashkëfshatarë ku lindi dhe u rrit Dritëroi, me mendje dhe zemër të pandarë nga Devolli e devollinjtë, nga vendlindja e tij, Menkulasi.
Ato mbështeten në kujtimet e mbresat e mia, në njohjen time personale dhe familjare me Dritëroin, kur isha mësues në Menkulas në vitet e para të demokracisë në Shqipëri dhe gjatë takimeve me të.
Këto vjershërime miqtë e kolegë e mi ia treguan Dritëroit në dorëshkrim, ai i lexoi dhe e bënë të emocionohej, të qeshte dhe tha:-“Bukur, faleminderit Luan!" -bashkeshortes SADIJE AGOLLIT-princeshes shkodrane (-vjersha e shtatë)
-Për
Sadijen kam ca llafe me vlerë,
I
kam shkruar në një copkë letër,
janë
kujtime bashkëshortore jete,
mbështjellë
me shamiçkën e nënës,
si
hajmali në një sepetkë të vjetër.
Po
të shkosh në Shkodrën loce,
atje
ku ke thurrur ëndrrat fëminore,
në
themelet e kalasë së Rozafës,
nën
një gur të legjendës gjej shkronjëtoren.
Fëmijëve,
nipërve e mbesave tanë,
u
thuaj që janë nga një anë,
nga
kanë nënën e babanë,
Devoll
e Shkodër një gjak janë,
mos
mburren me të anë,
ashtu
si ka thënë At Mjeda,
“gegë
e toskë një asht Shqipnia.”
Vjershat
e letrat e fletorkave,
mblidhi
nga blloçkat ku janë,
bëji
një libër, ”Kujtimet e Gruas”,
mos
thur himne për mua,
shpirti
im tërë jetën për ty u drithërua,
paçka
se shkruaja dashuriçka për një grua.
Amanet
po të le, ma mbaj emrin, Sadije,
je
një grua e nderuar, gazetare e talentuar,
pa
ty jeta ime s’kish të shkruar,
mbesat
të ngjasin ty, princeshë Shqipërie.
@
Lua Kalana-Florida SHBA.
2-DASHURIA
POETIKE
-poetit
te pavdekshem Dritero Agollit,Nderi I Kombit
-Kujtesën
shtrydhte në letër si limon,
të
nxirrte lëng,mjaltë a melhem për plagë,
si
nëna kur fëmijës i jep qumësht me lot,
të
bënte vjershë dashurie për botën mbarë..
&
T’ia
dhuronte miqve testament pasuri,
për
vete i varfër asgjë në karta,pronësi
mundohej
të gjente gjilpërën në kashtë,
vargjet
i dilnin si filiza, lastarë të gjatë…
&
Sytë
verbonte të qëndiste,të skaliste fjalët,
të
bënte vargjet gjerdan varëse margaritar,
t’ia
jepte tërë njerëzisë shpirtin në vargje
t’ia
varte të dashurës, mbi zemër si medaljon,..
&
Kërkonte
lëmoshë poeteve profetë,
ndonjë
fjalë, a rimë që të lodronte,
me
përçmim ia kthenin fletorkën ,
“vargje
të varfra, mungojnë rrokjet! ”
&
U
mbyll me vetminë vjershën ta lëmonte,
dita
s’i arrinte pronarit t’ia merrnin frymën,
natën
radhiste, ngjiste fjalët me zamkë
me
flakën e qiririt Naimian gërmat i pikonte..
&
Hante
veten me dhembë,vargu s’i shkonte
me
gjakun e gishtave copë,fjalët flakëronte..
me
lotët e dëshpërimit si xhelatinë lustronte,
vjershën
e stolisi nuse, derisa driti e xixëllonte.
&
Kur
ia lexoi Driteroit,zeri dridhej,zemra tik-tonte ,
"shenjtori
poet"degjonte, e bekoi ,e puthi ne balle,
ia
numeroi nje nga nje fjalet sikur ia diktone,
"per
fukarane ke shkruar,bravo" ,melem per plage.
I
perjeteshem kujtimi dhe vepra e pavdekshme e poetit devoll,Dritero Agolli,Nderi
I Kombit
& Luan
Kalana...Florida ,SHBA.