E enjte, 12.12.2024, 11:08 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Dy alfabetet e gjuhës shqipe

E diele, 11.10.2020, 08:11 AM


DY ALFABETET E GJUHËS SHQIPE

Poetit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha

Nga “A” e lashtë e deri te “H” më e lashtë

nga “A” pellazge deri te “Zh” e Manastirit

gjuha jonë i ka dy afabete të shkruara; dy

alfabete nëpër kohëra të ndryshme. Në

antikë, Alfabetin pellazg të 54 shkronjave,

apo si njihet në popull, Alfabeti i Janinës, i

njëjtë me Alfabetin pellazgjik të Kristoforidhit

Në shekullin e XX-të, u shkrua Alfabeti i

Manastirit me 36 shkronja, të dyja alfabetet,

me vlerë të përjetësisë sonë kombëtare!...

Falë shqirtit hyjnor të Alfabetit pellazg,

falë fuqisë së “A”s pellazgo-ilire dhe, “H”s,

U kulturua Evropa dhe 100 gjuha të tjera!...

Mik, mburem, jemi popull gjysh i Evropës!...

Atdhe Geci - Dortmund, 27. 09. 2020

_________

CIKËL POETIK - nga libri në dorëshkrim, "Monumenti i fjalës"

1.

Shqipëri, njih prejardhjen e gjuhës

Mos e kthe kokë nga fqinjët armiq

Mosnjohja e prejardhjes së gjuhës

Pemën e gjuhës sonë mund ta thaj…

2.

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri flet dhe bën dritë,

vetëm libri mbushë të vërtetën,

e shtatëzënë lë lirinë e shkelur…

3.

Digjet e piqet kjo botë n ?zjarrmi

Atdheut tonë ngulmon gjak i ri

arti i çlirimit nuk njeh kufij,

në të gjitha kohërat ka emrin, liri...

4.

Jam fije bari i bimur n ?këto troje,

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

5.

Kam pakënaqësi në kraharor,

do duhej të isha më i lumtur;

jam popull me vaj të moçëm,

kam histori të pasur të fillimit...

Atdhe Geci - Dortmund, 30. 09. 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora