Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Profecia e Ilir Strazimirit
E shtune, 10.10.2020, 09:38 AM
Profecia e Ilir Strazimirit
Nga
Edison Ypi
Natën
kur Çausheskun dhe bushtrën e tij të dy mbytur në gjak i hodhën si qen mbi një
beton, Ilir Strazimiri shqiptoi një Profeci.
Profecia
e Ilir Strazimirit mu kujtua këto ditë kur ju zorraxhinj që vidhni, ju plehra
që xhvatni, ju halabakë që hiqeni për patriota, ju rrugaça që e ndërroni avazin
sa herë j'u hedhin ndonjë kockë, duke mos ditur nga t'ja mbani keni nisur të
kërkoni, jo një rrugëzgjidhje për të gjithë, por një rrugëdalje për vete.
Profeti
Ilir Strazimiri tha;
"Bëjeni
Rrugën e Saraçve si ka qënë para kolerës komuniste. Kthejani rrugës magjike
gjakun, jetën, njerzillëkun. Gjithçka do ndryshojë për mirë. Përndryshe
shqiptarët do vazhdojnë të vidhen e të vriten e të fukarallepsen më zi se deri
tani.
Hidhini
në tokë pallatet ku kurvi strehoi spiunat që i solli nga Labëria për të përçarë
banoret e urtë të rrugës së magjishme. Zhdukni çdo gjurmë të çdo mbishkrimi
komunist që mund të ketë mbetur nëpër mure dhe zgëqe. Rivendosini ku kanë qënë
samarxhinjtë, teneqexhinjtë, këpucarët, argjendarët, sahatçinjtë,
jorganxhinjtë, dhe krejt zejtarët e tjerë. Rindërtoni shtëpitë, rrugicat,
avllitë. Kujdesuni veçanërisht për shtëpinë e të modhit Osmon Saraçi dhe të
tjerat shtëpi të nderuara".
Kaq
tha profeti, dhe heshti.
Realizojeni
Profecinë e Ilir Strazimirit sa s'është vonë.
Për
një restaurim përfekt të rrugës nga pikëpamja shpirtërore dhe materiale, të
bëhen konsultime me ata që rrugën e madhërishme e njohin dhe e duan; me
ishullin që mblidhej netëve për të uluritur kundër kurvit dhe paudhësive të
kohës tek shtëpia e Ilir Strazimirit. Të parin, autorin e Profecisë, Ilir
Strazimirin. Pastaj Skënder Gjylhasanin që do vete unë ta ngre nga varri.
Shpëtim Beja, Teodor Xhokaxhi, Ben Rexha, janë gjallë dhe vinë vetë. Lilo
Xhokaxhiun e ngre nga varri Robert Harito. Mos harroni Liçin; Felicita
Jakoel-in, Vjollca Strazimirin dhe Nexhi Saraçin. Dijen jo. Dijen lereni në
Paqen e vet. Me Tim Xhilaga do japi një ndihmesë të paçmuar për restaurimin e
shpirtit të rrugës. Nuk mundeni me ja kthy dashnoret e panumurta. Guzzi-n
legjendar, po. Me vllain e Timit, Nand Xhilagën, që është një enciklopedi e
gjallë e rrugës së pamposhtur, duhet gjithashtu me u konsultu.
Ruggero
Orlandon, Massimo Valentinin, Jas Gawronskyn, Demtrio Volcicin dhe disa të
tjerë, më përket mua t'i ftoj në restaurimin madhështor. Por meqënse mua nuk më
pëlqen me vajt në Itali me vizë si është moda sot, por me rreziqe, me arratisje
me komardare, gjeni ndonjë tjetër.
Rruga
Saraçve duhet restauruar në atë mënyrë që pakngapak zanatçinjtë e Rrugës së
Saraçve të japin e të marrin me zanatlinjtë e rrugëve të tjera. Kështu,
restaurimi i Rrugës së Saraçve do mundësojë humanizimin e të gjitha rrugëve,
dhe me kalimin e kohës të gjithë Shqipërisë.
Nuk
doni ta realizoni Profecinë e Ilir Strazimirit ? Nuk doni të dilni nga spiralja
e krimit ?
Sytë
ju dalçin, kanceri në fyt, mishi copa-copa pak e keni. Ilir Strazimirit, mua,
Liçit, Vjollcës, Nexhit, Tokut, madje edhe rahmetlinjve Skënder Gjylhasani dhe
Lilo Xhokaxhiu, s'na bën përshtypje pritja dhe vuajtja se me ato jemi mësuar.
Ama
nëse Profecinë doni ta plotësoni, urgjent back to the future. Tek Rruga Saraçve
që ka Kodin. Tek Ilir Strazimiri që mban Skeptrin.