Kulturë
Atdhe Geci: Gjuha shqipe, gjuhë e parë e njerëzimit
E enjte, 08.10.2020, 05:49 PM
GJUHA SHQIPE GJUHË E PARË E NJERËZIMIT
Lexim
i “Traktatit të Origjinës së
Shqiptarëve” të poetit, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha
Nga
Atdhe Geci
Gjuha
shqipe e pellazgo ilirëve është pjesë përbërëse e dheut të kozmosit tokësor,
yjor dhe diellor. Dy shkronjat ZZ-ë, në zemër të diellit të quajtura “Vula e
zotit”, dëshmojnë emocoionin e shpirtit pellazg për përënditë. Fuqia e gjuhës
shqipe është sa fuqia e diellit lexojmë në “Traktatin e Origjinës Pellazge të
Shqiptarëve”, të shkrimtarit, gazetarit, dhe studiuesit, Çlirim Hoxha. Gjuha
është fjalë, shkrim, art, kulturë, shkencë, etikë, krijimtari e çka jo. Shqipja
pellazgjike e stërgjyshërve tanë është e para gjuhë e folur dhe i pari shkrim i
shkruar i aft për shkencë, art dhe kulturë. Stërgjyshërit tanë pellazgë kishin
gjeografi teritori të gjerë sa tërë Evropa sot. Shtrirja e gjerë e gjuhës
shqipe në tre kontinentet për ata që dinë të lexojnë të vërtetën historike,
është respekt për periudhën e Shqipërisë Antike. Libri i Çlirim Hoxhës,
“Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, është një vepër madhore, dhe me plotë
dëshmi shkencëtarësh botërorë që dëshmojnë në bazë të studimeve të tyre që,
gjuha shqipe dhe alfabeti pellazg janë e para gjuhë botërore e folur dhe e
shkruar në planetin tokë. Libri i Çlirim Hoxhës, “Traktati i Origjinës së
Shqiptarëve”, është një vepër e mirëfilltë kombëtare dhe me pasuri stërgjyshore
të pellazgëve, ilirëve e dardanëve. Në librin e studiuesit, Çlirim Hoxha, ai
posi një hero i përkushtuar, për dhjetë vite rrjeshtë, bëri që të lindet libri
kombëtar, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, libër me vlerë të
padiskutueshme. Sipas të dhënave në libër, Gjuha shqipe e pellazgëve me 54 shkronja
nuk është bërë pa miratimin e përëndive të kohës. Aprovimi i gjuhës shqipe të
pellazgëve nga përënditë që gjuha shqipe të jetë gjuhë hyjnore, gjuhë e pranuar
nga përënditë është e një rëndësie të veçantë. Në Iperishte ( siç është quajtur
në lashtësi, Shqipëria ), i tërë antikiteti ka folur dhe ka shkruar shqip. Duke
filluar, nga Thoti, Zeusi, Platoni, Sokrati, Europidi, Empedokle, Aleksandri,
Pirro dhe krijuesit e tjerë, si Safo, Antiloku, Anakreoni, Eskili, Sofokliu,
Ptolemeu, Homeri dhe dhjetëra Apollonë, Posejdonë, e Afërdita, u ngritën dhe
mbetën në histori në sajë të shqipes së lashtë. Bota e krijuesve të lashtësisë
shqiptare ka qenë e mbushur me dashuri,
me art dhe shkencës. Poeti, gazetari, shkrimtari dhe studiuesi Çlirim Hoxha u
lind në vitin 1954 në Fier-Vlorë të Shqipërisë. Shkollën fillore dhe të mesme e
kreu në Vlorë. Ndërsa Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Biografia e poetit, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha është
shumë e pasur. Çlirim Hoxha është romansier i shkëlqyer. Romanet e Çlirim
Hoxhës, janë vepra poetike që të lënë pa frymë. Cëirimi është autor I disa
romaneve dhe të përmbledhje me poezi.
Romanet e Çlirim Hoxhës, 1 . “Kodi i pjekjes së baltës”, 2 . “Bebi
skafisti”, 3 . “Nëndetsja e plagosur”, 4 . “Ushtarët e botës”, 5 . “Vrasja e
një kryeministri”, 6 . Poema, “Pashaliman” dhe para pak muajsh, 7 . “Traktati I
Origjinës së Shqiptarëve”, në botim të Shtëpisë Botuese, “Lena” të Hajdar
Fejzullahut, Prishtinë. Libri i studiuesit Çlirim Hoxha, “Traktati i Origjinës
së Shqiptarëve”, çmonton përfundimisht gënjeshtrën mijavjeçare greke për
origjinën e shqiptarëve. Po e mbylli këtë ese të shkurtër me mesazhin e
“Traktatit të orogjinës së shqiptarëve”; Shqipja pellazgjike e stërgjyshërve
tanë është e para gjuhë e folur dhe i pari shkrim i shkruar i aft për shkencë,
art dhe qytetërim.