Kulturë
Tahir Bezhani: Kur do pushojnë dhimbjet
E hene, 05.10.2020, 05:56 PM
 Tahir Bezhani
Tahir Bezhani
KUR
DO PUSHOJNË DHIMBJET
Stuhitë
vazhdojnë pa u ndalur
Në
tokën  e nemitur  në shekuj
Çdo
ndrrim motesh, përplasje erërash
Ndiej
meteorologjinë e ndryshimeve
Do
dridhje therëse trupin provokojnë
Pluskon
jeta me  durimin e heshtur
Lisit
të moshuar po i pëlcet lëkura
Plagë
të vjetra kullojnë helm
Tokë
e stërvitur buzëqeshjeve të hidhura
Ecje
hutuese copëzave të mendimit
Sa
i gjatë durimi  sakatues i natës
Sa
mashtruese rrezet e heshtura të ditës
Dhimbjet  flejnë në rrudhat e psalmeve
Eshtnaja
krejt natën heq valle zjarreve
Ninulla
të vjetra të  historisë së plakur
Paskam
lindur  të jem bukuri e vuajtjeve
Lakmi
e idhnakëve të ngjashëm
Skulpturë
mjeshtërore prej gurit në guri...
PSE QESH DUKE LOTUAR
Unë
asgjë nuk fola
Të
shikova  çdo pjesë të trupit
Imagjinatë
e lirë mendova
Me
sytë e dergjur malli
Përgjova
bukurinë e humbur
Dëgjova
të rrahurat e zemrës
(aritmi
e thellë, përplasje dukej)
Zemra
ime  hesht në harenë e qelbur
Mbete
pranverë e akullt,të thashë
Ti
qaje dhimbshëm, më dënesje
Sa
e doja një shi puthjesh
Moj
dhimbja ime e vjetër
Mos
qesh me lotimin e  zhuritur malli
Kënga
ime e mbjellë në zemër...
MOS MË NDRYDHNI SHPIRTIN
Mos
lodroni të shfrenuar pellgjeve të thara
Mos
më ndrydhni shpirtin e plakur
Nëse zjarrit nuk ia dini dhimbjen
Leni
të paprekur fitilin e  shpirtit
Po
djersiten poret për etje drite
Rrënjët  frymojnë fyshtës  së ashtit zgurajë
Ngjyrën
e luleve e ndryshon  pranvea
Me
këngën e zogjve të hareshëm
Mos
më ndrydhni shpirtin
Mos
ma çarmatosni zemrën!
Gjakove,23shtator,2020

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










