E shtune, 02.11.2024, 11:41 PM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Reflektim dhe reagim

E enjte, 01.10.2020, 07:26 PM


NEBI DRAGOTI

2 KRITIKA, 2 SATIRA

REFLEKTIM DHE REAGIM

Reflektim dhe reagim janë proçese fizike që kryhen në natyrë në mënyrë spontane, por që ndodhin dhe në jetën njerëzore. Të parat shfaqen jashtë vullnetit të njeriut, kurse për të dytat varen nga reflektimi dhe reagimi, ( e kam fjalën për krijuesin). Reflekton hëna rrezet në një pellg uji, në lumë, në liqe, në dete dhe, kur këto sipërfaqe lëkunden nga era, shfaqen pamje magjike në shumëllojshmëri ngjyrash, që shihen nga syri ynë. Pëlqehet kjo bukuri. Si kjo bukuri bëhet dhe arti. Po kështu edhe dielli dhuron rrezet jetëdhënëse në shërbim të natyrës, gjallesave dhe njeriut. Reagimi është proçes i rëndësishëm që kryhet po kështu nga gjallesat. Tema ftillon reagimin që bën krijuesi në fushën e arteve sidomos në shkrimet letrare, që janë produkt i penës dhe mendjes së talentit. Reagimin poeti e bën para një pamje bukurie të befasishme, para një veprimi, që ngacmon dhe kërkohet kundrapërgjigje duke e materializuar me gjuhën e shkruar. Por këtu duhet njohuri, se, dhe jo çdo reagim duhet futur në proçes krijimi. Ndryshe do të kemi krijime të rëndomta, pa vlerë e peshë; do të kemi krijime nostalgjike, thjesht, vetiake siç shihet te disa krijues të paformuar, që nuk kanë objektivitet, që nuk njohin ligjet e artit, përse bëhet arti. Kam parë të ngacmohen nga oborri me lule (i fëmirisë), në kujtesë, ku ky oborr s’ është më fizikisht; kështuqë nostalgjia është shterpe: nuk ke përse e trajton në poezi, sepse nuk ka asnjë funksion letrar edhe si përmbajtje. Ngacmimet nostalgjike janë kalimtare dhe nuk bëjnë tema të qëndrueshme, që zenë vend në artin e shkruar. Me këto desha të them, se duhet vetëkontroll seleksionus, kur rrok një temë dhe i bën reagimin poetk. Psikollogjikisht reagimi nxit frymëzimin dhe e ve mendërisht poetin të proçedojë me shkrim duke ngritur art me diapazon shumëfunksional jetësor. E trajtoj këtë temë, që është e nevojsme për çdo krijues se, tek krijuesët, shoh livadhisje të kota dhe krijime të shumta grimcake. Shkrimi ka karakter të theksuar psikollogjik, ndaj dhe kërkon përqëndrim për shëndoshje të letërsisë.

PËR ART POEZIE

Largimi nga rregullat metrike ka kohë që nuk gjen zbatim, sepse që të respektosh këto rregulla është mundim dhe kërkohet qëndim strikt në zbatim. Sot shihen autorë, që zbatohen rregullat klasike, jo plotësisht, por të përgjysmuara dhe kjo nuk është e ndaluar për askënd. Është e natyrshme, e pranueshme, e lejueshme që rregullsia metrike të gjejë vend te krijimtaria për të vegjël, sepse kjo ka muzikalitet dhe i përshtatet kësaj moshe. Kjo shihet edhe te poetët fabulist, sepse rrit efektivitetin e humorit dhe të satires. Fabula, satira e ndërtuar artistikisht vret si me pambuk shfaqje negative të shoqërisë. Atëherë futem në ftillim të temës së shkrimit. Dakord, poezia sot nuk ka ritëm e zbatim metrik, por ritëm të mbrendshëm duhet të ketë patjetër gjersa quhet poezi dhe, plus kësaj, duhet të ketë veshje figurative, fjalë me theks emocional, varg me peshë meditimi, force ideje në ndërtimin sintaksor të krijimit. Këto janë disa kërkesa për të ruajtur natyrën e poezisë, se, ndryshe, po u fshin dhe këto, eleminohet kjo gjini letrare, ku tendenca të tilla dashakeqe që shfaqen tektuk duhen ndaluar, megjithëse këto vine edhe nga padituria që kanë për artin e poezisë. Kërkesë tjetër, si domosdoshmëri, është ndërtimi i vargut, ku shpesh ky ndërtim është i gabuar aqsa kthehet në rresht proze.

DHELPRA E PARLAMENTIT

Dhelpra nuk lavdëron më bishtin e vet,

por bishtrat e deputetëve në parlament,

që gërricin e fusin fjalët në thonjëza,

fjalët mashtrim, fjalët pa sinqeritet.

Dhelpra nuk lavdëron më bishtin e vet,

por bishtrat e deputetëve në parlament.

Dhelprës, me sa duket, i ka dale boja,(…)

vete dhe tund bishtin në kuvend

e fjalët e tyre me bisht i fut në thonjëza

që thonjëzave t’ua dini kuptimin vërtet.

Dhelpra nuk lavdëron më bishtin e vet,

por bishtrat e deputetëve në parlament.

KARAKTER BUFI

Ore buf, buf mbete,

nuk ke asnjë avancim jete,

nuk nxjerr asnjë melodi kënge,

krekosesh kot në atë lladikë* peme.

Ore buf, buf mbete.

Emrin tend lakon,

e përdor njeriu për epitet:

buf është kush të ngjason,

keq, me sjellje strikte keq,

buf, që s’ bën përpara,

buf, që të përgojon mëhalla…

Ore buf, keq na vjen,

Por… buf mbete në jetë.

*lladikë= lastar i njomë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora