Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja
E hene, 28.09.2020, 09:49 PM
Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja
U
nisa nga fshati im i lindjes Tetaj një fshat i thellë në zonën e Nikaj Mërturit
për në Tiranë për në shkollën ushtarake “Skënderbej”, me një valixhe druri me
çelës ku kisha mbyllur pasurinë time me disa ndërresa dhe disa kokrra mollë që
e aromatizonin ajrin përreth. Aty po
projektoja pa ditur të ardhmen time. M.Q.
Nga
Keze Kozeta Zylo
Gjashtë
dekada jetë nuk janë as pak as shumë, e rëndësishme është si i ke kaluar ato
gjashtë dekada në jetën tënde. Ndonëse
për njeriun gjithmonë vitet ikin vetëtimthi, përsëri ato ngelen në kujtesë si
gurë diamanti që nuk ndryshken kurrë. Në
një ditë të diel në “Taverna Kyclades”, Queens Kryesia e Shoqatës Shqiptaro
Amerikane “Skënderbej” organizoi ditëindjen jubilare të z.Mark Qehaja njëherazi
dhe kryetar i kësaj shoqate. Për shkak
të Pandemisë botërore numri i pjesëmarrësve ishte tejet i kufizuar prandaj
kryesia kishte vendosur që ta organizonte këtë ditëlindje ceremoniale vetëm me
anëtarët e kryesisë.
Në
krah të tij qëndronte bashkëshortja e tij fisnike znj.Vera Qehaja e cila është
një intelektuale dhe nënë shembullore dhe e devotshme në rritjen e dy fëmijëve
të mrekullueshëm si Elisa dhe Denisi të mëkuar qysh në fëmijëri me traditat e
mahnitshme të Kombit tonë. Ceremoninë e
ka hapur z.Imer Laçaj n/kryetar i Shoqates i cili i uroi plot përzemërsi dhe
mirënjohje 60-të Vjetorin si dhe e vlerësoi punën e tij të palodhur per
shoqaten. Z.Laçaj në emër të kryesisë të
cilët ndodheshin në tavoline si Alketa Veshi (sekretare) Nikollë Nilaj, Arta
Xhaferri, Faton Zogiani, Glen Nutaj, i dorëzoi z.Qehaja pllakën e mirënjohjes
për një kontribut të vyer për drejtimin e shoqatës dhe punën e saj serioze dhe
të përkushtuar në Diasporë.
Me
shumë emocion u mirëprit fjala përshëndetëse e z.Qehaja i cili ndër të tjera
tha se: “Më keni nderuar si kryesi me
mbështetjen tuaj të vazhdueshme qysh në fillim të krijimit të shoqatës sonë
“Skënderbej”me kryetar z.Bashkim Shehu dhe anëtar nderi z.Qemal Zylo. Tashmë shoqata jonë dëgjohet dhe respektohet
jo vetëm në komunitetin tonë, por më gjerë se kaq. Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për të
gjithë anëtarët dhe tha se ma bëtë më të bukur dhe më të paharrueshëm udhëtimin
tim 60 vjeçar.
Udhetimi
im 60 vjeçar ka pasur zig-zaket e vështirësitë e jetës. U nisa nga fshati im i lindjes Tetaj një fshat
i thellë në zonën e Nikaj Mërturit për në Tiranë për në Shkollën Ushtarake
“Skënderbej”. Unë nuk i harroj kurrë
lotët e nënës kur më përcollën, ishja më i madhi i fëmijëve. Ecëm në këmbë me babain tim gati pesë orë dhe
pastaj me një kamion zbritëm në Bajram Curri me një valixhe druri me çelës ku
kisha mbyllur pasurinë time me disa ndërresa dhe disa kokrra mollë që e
aromatizonin ajrin përreth. Aty po
projektoja pa ditur të ardhmen time. Lotët nuk i përmbahen kur përmend
prindërit e tij të shtrenjtë për të cilët tha se ndihem tejet krenar ngase
gjithë mundin dhe vështiresië e shumta i përkushtuan për fëmijët e tyre. Tani pas 60 vjetësh në Amerikë jam i bekuar
nga Zoti dhe se lutjet e prindërve të mi u dëgjuan vazhdoi z.Qehaja.”
Kemi
pasur fatin t’i njohim shumë bashkatdhetarë në organizime aktivitetesh, por
është shumë krenari kur në krye të këtyre aktiviteteve janë njerëz si Mark
Qehaja. Si media
TV
“Alba Life” kemi ndjekur shumë aktivitete të diasporës, midis tyre kanë qenë
dhe të z.Qehaja. Ato kane qenë organizime shumë mbresëlënëse pasi ato janë
realizuar me plot përkushtim, atdhetarizëm dhe kulturë. Z.Qehaja së bashku me
kryesinë kanë ftuar personalitete të shquara të Diaspores si kongresistin Joe
Di Guardi, këshilltarin e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj, z.Marko Kepi, Presidentin e
Organizates “Rrënjët Shqiptare”, ligjvënënsin z.David Tubiolo në Këshillin e
Legjislatorëve të Qarkut të Westchesterit, z.Pashko Camaj, zv/kryetar i
organizatës më të vjetër shqiptare, e shumë të tjerë deri dhe nga Shqipëria si
poetin z.Agim Doci, “Mjeshter i Madh”, z.Paulin Zefi drejtori i Muzeut Lezhë,
Dr.Rovena Vata etj.
Ishte
gëzim për gjithë anëtarët kur Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej me
kryetar z.Bashkim Shehu u mblodh në Manhattan në restorantin “San Marino” për të
njohur anëtarët dhe simpatizantët e saj me marrjen e dokumentacionit, miratimin
e shoqatës nga departamenti i shtetit të Nju Jorkut si dhe me statutin dhe
programin për vitin 2019-të.
Kanë
ngelur në kujtesën e shumë pjesëmarrësve aktivitetet si: Festimi i 73 Vjetorit
të Shkollës “Skënderbej”, aktivitet me rastin e 550-të Vjetorit të vdekjes së
Skënderbeut, aktivitet në 106-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festimin
i 11-të Vjetorit të Pavarësise së Kosovës, aktivitet që nderoi me madhështi
Pavarësinë e Amerikës.
Historike
do të jenë dy ditë aktivitetet madhështore në nderim të At Gjergj Fishtës,
Nderi IiKombit, që kulmoi me Simpoziumin Shkencor për At Gjergj Fishtën pranë
Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York.
Veprim
human është mbledhja e fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri dhe që
u dorëzuan pranë Vatrës, inisiatore për këtë nismë tejet mbështetëse në ndihmë
të shqiptarëve.
Në
Kosovë z.Qehaja u takua me përfaqsues të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës si
me z.Jashar Ramadani (vëllai i heroit të Kosovës Agim Ramadanit), shefin e
kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, me Kolonel Feriz Trezhnjeva si dhe me
këshilltarë të Ministrit të Mbrojtjes etj.
Një
veprim bamirës është dhe ndihma qe ka dhënë për të dëmtuarit nga tërmeti i
nëntorit në Shqipëri ku z.Qehaja i vizitoi kokë më kokë disa familje të
dëmtuara rëndë.
Kryesia
e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive dhe në kohën
e pandemisë botërore ku janë kryer disa takime në Google Meet dhe nje takim në
një restorant në Queens në mjediset përjashta ku dhe u pranuan disa anëtarë të
rinj.
Të
gjitha këto aktivitete e nderojnë z. Qehaja dhe kryesinë që punojnë me aq
përkushtim dhe seriozitet. Sidoqofte ne e festuam thjesht dhe me zemër
ditelindjen e tij jubilare dhe ndërkohë urojme nje lider të vërtetë, sepse
veprimet e tij janë frymezuese ashtu siç thonë Amerikanët: “If your actions
inspire others to dream more, learn more, do more and become more, you are a
leader." ... që përkthehet:
“Nëse
veprimet tuaja frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më
shumë, të bëjnë më shumë dhe të ecin më shumë, ju jeni një lider." ...
është
njerëzore të urosh 60-të vjetorin e një bashkatdhetari në Diasporë aty ku na
hodhën fatet dhe ta festojmë së bashku si një familje e madhe.
Gëzuar
Mark Qehaja 60-të Vjetorin e ditëlindjes suaj dhe paçi jetë të gjatë!
28 shtator, 2020
New York