E premte, 19.04.2024, 05:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Topi në "Bahçenë e Hasanit"

E merkure, 30.09.2020, 06:12 PM


Topi në "Bahçenë e Hasanit"

Tregim analogjik

Nga Përparim Hysi

Ky rrëfimi është pak analogjik dhe, ndaj po e quaj të tillë. Titulli është i huazuar,këtu e pesëdhjetë vjet të shkuara.

Mesviteve '70-të të shekullit të kaluar,tek ndiqja në televizor një ndeshje futbolli që zhvillohej në KOSOVË ( natyrshëm, vjedhurazi nga kanal jugosllav), dëgjoj komentatorin që, fare shqeto ( më bëhet edhe sot prapa veshit), të thotë:-... topi ka  ra në"Bahçenë e Hasanit" dhe ky: don e jep, don nuk e jep!!! Nuk kishe se si mos e çoje buzën vesh më vesh, nga ky transemtim kaq me"kulturë" dhe me kaq elekuencë". M'u bë sikur kjo,"ndeshja nëBahçenë e Hasanit", doli nga ekrani dhe erdhi dhe po zhvillohej në fshatin tim, MBROSTAR-URA të FIERIT. Por pse them kështu? Në atë kohë, dhe ne që luanim me skuadrën e fshatit, kishim gjetur belanë, me një"HASAN" si ai i KOSOVËS. Fusha e sportit qe ngjitur me gardhin e shtëpisë të këtij "Hasanit tonë"( në fakt, e quanin TOFIK!) dhe, sa binte topi në"bahçenë et tij", ky,Tofiku, vraponte dhe rrëmbente sëpatën jo për të prerë kokat tona, por matej me sëpatë që të çante në copa topin. Me rixha të madhe: me të keqen e me ta marrsha, mezi shpëtonim nga e keqja. Tofikun e KOSOVËS e paskeshin quajtur HASAN dhe,ngjajnë, pa rrëfehen. Ja, kaq për këtë" mbresë të 50- vjetëve të kaluara. Por do të thoni:- Ku është analogjia  këtu?

*      *    *

Unë kam punuar mësues mbi dyzet vjet dhe, nga përvoja, kam mësuar:- Askush nuk të beson pa prova.As nxënësit po nuk u dhe shembuj bindës. Në m'u kujtua  HASANI I KOSOVËS dhe"siamezi nga MBROSTAR-URA,TOFIKU", kjo ndodhi se dhe mua më ka rënë"topi" në bahçenë e botës. Jo vetëm më ka  rënë, por ka kohë që ai,HASANI apo TOFIKU,  ma morën "topin" dhe nuk ma kanë kthyer as  sot e kësaj dite. Paradoksi qendron edhe në një fakt tjetër: ai që mori"topin" tim ka qenë vet sportist (natyrshëm, ku e ku më cilësor se unë, se unë veç amator dhe ai gati profesionist), por,ssado profesionist; e mbajti "topin tim" në"bahçenë e tij". Mbeti"topi" im atje dhe humbi si sëpata pa bisht. Por si ndodhi?- Do pyesni.

*     *    *

Sportisti ndodhi dhe u bë kryeminstër.Ata që nuk e duan, thonë për këtë"HASANIN nga KOSOVA apo për TOFIKUN nga MBROSTAR-URA", ai, "i gjati!" Unë nuk hyj në atë  grup njerëzish. Unë e mbaj mend edhe si basketbollist me"Dinamon",por  edhe si pedagog liberal nga Akademia e Arteve. U bë kryeministër dhe hapi një portal: shkruaj EdiRamës. Kjo është"bahçeja" ku humbi"topi" im. Shkruaj Edi Ramës dhe i shkrova dhe unë. I shkrova nga e keqja. I mbyturi kapet pas fillit të kashtës. Nuk më dilte pensioni dhe, tek lexova kushtet"për pension të veçantë", mendoja  se i plotësoja të gjitha ato që kërkoheshin. Të vetmen kusht që nuk plotësoja,qe "se nuk kisha marrë pjesë në LNÇL.

Këtë boshllëk e kapërceja me faktin që kam lindur në vitet e luftës. Të tjerat: kisha një xhaxha të pushkatur nga diktatura me"Grupin e dytë të deputetëve me RIZA DANIN e Co..."; kisha një gjysh kulak; kisha marë pjesë në lëvizjen demokratike dhe që, nga dalja në pension, nuk kam  qenë si "ujë i ndenjur",  por kam  shrkruar prozë,poezi dhe ese duke botuar deri tani 15- libra. Jo vetëm kaq, por vazhdoj të shkruaj për çdo ditë. I shkrova të gjitha këto dhe qeshë  mbushur me shpresë. Shpresa,- thotë mirë ASDRENI,- malli që shitet më lirë. Prit  dje e prit sot,ndodhi si ajo shprehja e dikurshme:" Harro mushkë palarenë, se ALI PSHANË e prenë". Topi  jo vetëm ra"në bahçenë e HASANIT", por HASANI nuk ma ktheu më. Natyrshëm, që u mërzita. Do t'i shkruaj prapë,- vendosa. Kur shoh listën, u nxeha dhe më tepër. Më mbetën sytë tek një emër që unë e njihja mirë dhe kurrë nuk mendoja se ky do trajtohej me pension të veçantë. Personi ka qenë futbollist i "Dinamos" dhe i kombëtares,quhet MEHDI BUSHATI! Futbollist i mirë, por,pasi u bë dhëndërr i "besnikut të partisë", punoi në Degën e mbrendshme të Lushnjës dhe, mandej, në Ministrinë e Mbrendshme

Unë dyzet e një vjet rresht fshatrave si"shterpari që nuk i qasej dot stanit", ky,tjetri, ngaqë është shok i këtij që është sot kryeministër merr pension të veçantë! Kur doli lista, një ish- idënuar,shkroi:-Nuk e harroj shuplakën e Mehdi Bushatit! Mua as më ka rrahur dhe as më  ka torturuar, por kryeministri (kërkon përsëri timonin) nuk duhet të jetë nepotik dhe duhet t'i trajtojë qytetarët me drejtësi. Mua as denjoi të më kthejë përgjigje. Mbeti"topi im në "Bahçenë e HASANIT".  Tani ai"topi" im është kthyer në gjyle. Gjylja është vota ime. Kurrë nuk votoj për një njeri që qytetarët i konsideron "ca të nënës dhe ca të babës". E, nëse pyesni për pensionin, nëse nuk më del, më tepron.

Tiranë,  28  shtator 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora