Kulturë
Blerim Rrecaj: Koleksion gjethesh
E diele, 04.10.2020, 11:22 AM
Blerim Rrecaj
VETËREKLAMIM
Librin
e hodha
Mes
luleve
Formash
e ngjyrash
Të
ndryshme
Lulet
u ndjenë mirë
U
gëzuan e buzëqeshën
Dhe
libri u ndje mirë mes tyre
GURGULLIMË GËRMIE
Ditë
me diell
Dhe
me fresk vjeshte
Ç'harmoni
Një
zog fluturon lart horizontalisht
Si
nëpër tel rrobash
Nga
maja në majë
Nga
njëri vargmal që ka shrirë hijet
Në
tjetrin që rrezitet
Gjethet
bien
Si
sisteme eksperimentale shkel e shko
Njerëzit
ecin
Ulen
Rrijnë
shtrirë
Melodi
e bukur
Gurgullimë
e krojeve
Na
fton për të larë sytë
PAKSA DUKE MENDUAR
Duke
menduar për kohën që shkoi
Për
atë që dhimbshëm është arratisur
Për
potencialin e humbur
Nga
çizmja e huaj
Dhe
papërgjegjshmëria jonë kryeneçe
Që
rri këmbë mbi këmbë
Ashtu
siç edhe shkruan në këtë artikull
UNË DHE FACEBOOK-U
Në
2010-ën, e hapa facebook-un
Fare
pak gjë postova në të për tre vjet
Pastaj
tre vjetët tjera postova e postova
Shumë
e shumë gjëra që shihja aty-këtu; andej-këndej
E
duke bredhur nëpër internet
Murin
tim personal si ata që shkruajnë grafite e mbusha me thënie, poezi, këngë,
tregime, foto, artikuj
Për
t'u e shfryrë
Duke
u ruajtur nga fyerjet e banaliteti
E
ruajtur fytyrën
Kaq
gjëra u grumbulluan në arkën e arkivave
Shkëmbyem
fjalë, njoftime, biseda pëlqime, urime, ngushëllime
Dhe
facebook-un tim pastaj e mbylla për tre vjet
U
riktheva në të qe një vit e ca muaj
Vazhdoj
avazin tim të vjetër
E
deaktivizoj llogarinë herë pas here
Mirë
me të, e mirë pa të
S'po
di ç'të them diç më tepër
Veçse
më është bërë facebook-u
Si
strehë nga breshëri i vetmisë
Si
rriqër torturuese
Si
pe i gjatë ku vendos rruza me thasë
Si
dokument personal që i ka kaluar afati i përdorimit
Të
cilin e dorëzova për të marrë një tjetër
KOLEKSION GJETHESH
Derisa
kam qenë duke pirë kafe
Një
gjethe e përdredhur shelgu lotues ka rënë mbi tavolinë
Diku
tjetër ka rënë një gjethe arre e zverdhur
Diku
një gjilpërë pishe
E
tash sapo ra një gjethe me bisht nga ky trung dardhe
Fytyra
e saj e gjelbër stërpikur me të verdhë
Seç
më shkon mendja te drunjtë frutorë e jo frutorë të botës
Nga
gjethet e tyre
Do
doja të ndërtoja një katalog
Për
ta shfletuar ndonjëherë
ATDHE(PA)DASHURI
Atdheu
lëngon nga plagët
Po
ia hamë kodrat
Po
ia pijmë lumenjtë
Të
arrijmë të gjindemi disi
Kah
e si të mundemi
Në
atdheun tonë të sh(tr)enjtë
SA PAK FRYMËZIM
Përsëri
shkrova një kronikë me vargje
Diç
seç më ngacmoi e nuk më la rehat
Nga
skena e përditshmërisë
Edhe
njëherë u hapën e u mbyllën perdet
Ndonëse
me pak frymëzim
Oh,
me sa pak