Kulturë
Nafi Çegrani: Zogu i dëborës
E merkure, 07.10.2020, 06:43 PM
Zogu i dëborës
(Refleksione dhe rrëfime nga burgu )
Nga Nafi
ÇEGRANI
... Zogu i
dëborës që e njoh unë, atëherë mund
të them se, pamëdyshje se gjithë shpendët janë të mrekullueshëm dhe kanë
fluturimin e tyre, cicërimën që i dallon dhe ngjyrat mahnitëse të pendlave që
ua ka fal Natyra: Edhe Pupëza është një
lloj shpendi i cili jeton kryesisht në vendet Afro-aziatik, i njohur per “kurorën” e tij
karakteristike mbi kokë dhe të puplave të bukura. Krahet bardh e zi,
trupin aty-këtu ngjyrë kafe dhe me
sqepin e gjatë, ngjyrë gështenje. Pupëza është një shpend shumë energjik
dhe i bekuar, emri i të cilit përmendet edhe në Kuran.
Ky lloj shpendi, e
mbaj mend si fëmijë dhe në moshën djaloshare, fluturimin e tij ritmik dhe të
shpejtë, i cili ndalonte në trungun e një peme , aty pranë shtëpisë së gjyshit
i cili e kishte ndërtuar prej guri dhe sipas një arkitekture të vjetër tipike fshati. Pupëza shpesh vjente
andej si një specie e veçantë dhe unë gjatë
fluturimin e saj, e cila, si një shpend magjik, humbej tej livadheve të Fushës së Pollogut të gjërë...
(... Qysh ne Egjiptin e lashte pupezat jane pikturuar ne muret e tempujve
dhe varreve . Keto jane shpeze qe jane te zakonshme ne kopshtet dhe fushat e
Evropes, Afrikes, Amerikes Jugore madje edhe ne ato te Madaskarit, e cila jetën e kalojnë herë në pemë herë mbi ndonjë
shkëmb mali dhe në tokç... Puplat i kanë
të buta, me ngjyrë rozë të çelët, kanë
një pupëz mbi kokë dhe një kreshtë me ngjyrë të përhimtë në të zezë, ndërsa
shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe me lara, gjë që e dallon shumë
me bukurinë e saj magjepse nga shpenzët
tjera !).
Pupëzat janë shpend shtegtar dhe fluturojnë me ritëm
të pabarabartë dhe me fluturimin e tyre,
u ngjajnë fluturave dhe kur qëndrojnë fluturimthi në një vend të lartë, e ngrejnë kreshtën
si gjysëm kurorë, që edhe duken si
fluturake të mahnitshme, duke fluturuar në distanca të mëdha. Megjithate,
qindra pupëza bëhen viktima të skifterëve gjatë migrimit mbi mesdhe !
Ndryshe, Pupëza është shpend nacional i Izraelit, dhe foletë e tyre i bëjnë në mënyrë tipike, në vrrima drunjësh, lisash, trungje ahu e rrapi të lashtë e të trashë. Më së shumti jetojnë në Izrael, por gjatë stinëve të ngrohta migrojnë edhe në vende të tjera të mesdheut e gjer në Gadishullin e Ballkanit, ku është si një shpend mjaft i dashur nga shqiptarët në përgjithësi.
…Erërat e forta që kapluan tërë Gadishullin e Ballkanit në shtetin e ish
Jugosllavisë komuniste, tufani me stuhi rrëmbente shqiptarët kudo që gjendeshin
e që ia “turbullonin ujin “ atij shteti që shkilte edhe zogjët me thundrën
staliniste…
Zogu i dëborës ishte plagosur nga fortunate e tërbuara të Ballkanit! Nëpër
grilat e dritares së burgut shoh zogun i
strukur pranë një streheje prej betoni mbi murin e lartë, aty pranë ku gjendej
roja e burgut me armë në krah. Bënte rroje…Zogu i mërdhirë e shikonte me
ngashtrim, edhe sqepi i dukej si ngricë akulli, këmbët në dëborë, por nuk
kishte krah dhe force që të fluturonte…Kishte kohë që Zogu rinte aty si i
ngujuar, e nga veriu frynin stuhi të ftohta dhe ai e ndjente në shpirt, thuajse
edhe dejt e gjakut ishin ngrirë-akull ! Rrinte dhe mejtohej për Lirinë dhe
jetën përtej mureve rrethuar me tela me gjemba, por kishin kaluar kohë e e vite
me dimra të fortë dhe thuajse Zogu i kishte harruar fare se si dukej liria, ku
ishte dielli që ai nuk i shikonte as nuk i ndjenjte rrezet e tija të
ngrohta…Ndoshta kishin kaluar vite e vite dhe Zogu kishte nis të zbardhej dhe
nuk dallohej nga bora fare e cila kishte mbuluar edhe pullazet e shtëpive të
rradhitura si kosherre bletësh njëra pranë tjetrës, anë e kënd pllajave të
Bosnës kah frynin furtunat e Ballkanit…
Malli, shpresa dhe ëndërrat e venitura për gruan dhë fëmijët, për jetën në liri, për Nënën e vuajtur, i kishte si të gjalla edhe kur binte në gjum, dhe nuk dinte a bënte gjumin fare, duke menduar se a thua do ta gjente gjallë Nënën e cila e rriti me aq vuajtje e skamje, me aq dashuri e brengë gjatë shkollimit të tij që një ditë dë bëhej një mësues i mirë, i edukuar dhe i devotshëm për nxjerrjen e gjeneratave të reja, dhe të ecte drejtë rrugës së kauzës që e preokuponte popullin në të mirën e Atdheut!
1
Shtegtimi i zogjve është dukuria natyrore më mahnitëse në jetën e gjallesave që i fali Zoti !
…Pse po fluturonin
kaq lart, ku temperatura ishte afërsisht minus 30-36 gradë Celsius? Përveçse u
largoheshin breshërisë së stuhive të borës në lartësi më të vogla, ato po
shfrytëzonin një rrymë ajri që i merrte me vete dhe u jepte një shpejtësi rreth
140 km në orë. Sipas llogaritjeve, këta shpendë e përfundonin fluturimin e
tyre prej 1.200 kilometrash nga Islanda në Irlandë vetëm për 7-8 orë. Ose një fluturim njashtu mjaft të
mrekullueshëm e bënin nga Bosfori apo shtigjet e Spanjës dretë bregdetit
shqiptarë e gjer në brigjet e Çamërisë…
Lejlekët e bardhë
shumohen në Evropën Veriore, kurse dimrin e kalojnë në Afrikën e Jugut, duke
bërë një udhëtim vajtje-ardhje me mija e mija kilometra të gjatë. Mijëra
shpendë të tillë kalojnë përmes Izraelit në vjeshtë dhe në pranverë, dhe kjo
dihej qysh në kohët e stërlashta dhe që
përmendet edhe në shkrime kuranore !
Kush ua dha zogjve
instinktin? Rreth 3.200 apo 3-300 vjet më parë, Perëndia pohoi njeriut të drejtë, plakut të urtë
mjekërbardhë, duke i thënë se shpezët
fluturojnë duke falë fenomenit natyror, ngrihen lart, dhe i shtrin krahët drejt
jugës! Andej kah shkojnë e vijnë sipas stinës së motit dhe kohës… Një shend i
veçantë është edhe lejleku, dallëndyshja, shqiponja, pupëza etj. të cilët
ngrihen lart me shpejtësinë e fluturimit
të tyre, kurse gjetë orvatjeve që bëjnë në ulje dhe ngritje të fluturimeve të
kujdesshme, bëjë folenë në vende të larta ose në strofullën e shkëmbenjëve të
thepisur. Pos dallëndysheve që si vende të përshtatshme zgjethin strehët ose
këndet e mureve të shtëpive gjetiu në fshat ose
qytet, duke bart me sqepat e tyre të vogël grimca balte dhe dheu të lagur,
madje I ngjeshin në formën e gjyshënës dhe me mjeshtëri të rrallë, anash lënë
vetë një hyrje të ngushtë aq sat ë munden të dalin ose hyen aty…. E lejleku zë
fole në maja lisash e drunjësh ku foletë i ndërtojnë me thupra të holla, duke i
gërshetuar me mençuri në formën e një korpe- kurorë…
Perëndinë u dha
aftësitë mahnitëse, instiktin dhe
prirjen që kanë gjithë zogjtë dhe
kafshët e tjera.
Kurse tek njeriu
ndryshojnë gjërat, jemi me vullnet të lirë dhe të pajisur me ndërgjegje e me
aftësinë për të krijuar diç të bukur, varësisht sipas mendjes, aftësive dhe
inteligjencës së njeriut, me dëshirë që të mund të marrim vendime të drejta e
të moralshme që ndonjëherë pasqyrojnë
begati lumturioe e shpirti, dashuri të jashtëzakonshme dhe vetëmohim në
jetë…
( Shikuar nga
aspekti psikologjik, socialogjik, antropologjik dhe historik: Qëndrimi dhe
sjellja e NJERIUT në radhë të parë janë
rrjedhojë e parimeve morale dhe fetare që ia kanë mësuar ose që nuk ia kanë
mësuar që në fëmijëri. Si pasojë, ajo që është e drejtë ose e pranueshme për
një njeri, mund të jetë e gabuar ose e papranueshme për dikë tjetër. Këto
ndryshime në pikëpamje mund të çojnë në keqkuptime, intolerancë e deri në
urrejtje, sidomos kur faktorë të tillë, si kultura, nacionalizmi dhe feja kanë
një ndikim të fuqishëm, gjë të cilat i gjejm edhe në ajete kuranore)..
Sa më mirë do të
ishte bota sikur e gjithë familja njerëzore të ndiqte të njëjtin kod normash që
pasqyron atë çka është e moralshme dhe në përputhje me të vërtetën e shejtë dhe
Fjalës së Perëndisë, ashtu siç u bindemi të njëjtave ligje themelore fizike që
drejtojnë universin! E gjithë kjo do ishte fenomen i mrekullisë njerëzore në
jetë !
(Tek shqiptarët shpendi më i dashur
i krenarisë kombëtare , padyshim , është SHQIPONJA DY KRERËSHE, sepse
ajo me trupin e saj simbolizon SHIQPËRINË me hapësirat etnike gjeografikisht,
me njërën kokë simbolizon krahinën e Çamërisë dhe me tjetrën gjithë Kosovën!)
***
Zogu i vetmuar dhe i ngujuar në pranga, si në një kafaz prej hekurash,
kuptonte se rreshjet e para të
dëborës kishin rënë edhe në zonat malore
të qytetit ku gjendej burgu famkeq. Trashësia e borës në male mësohet se ka
arritur mbi një metro. Sepse kështu bie
dëbora kur e kaplon Bosnën dhe malet e saja mollake, me gryka të rrëpinta thepore, brigjet baritore dhe fushat
kodrinore... Zogu i mejtuar
rri me shpirt të lënduar nga ngricat dhe akullnajat, por kryelartë, duke
u bërë ballë stuhive e murlaneve që
fryjnë, sikur duan t’ia shkullin rrënjat e lisit, e maleve t’ua shembin majat,
duan t”ia thajnë pikën e lotit dhe t’ia shterrojnë cicërimën e tij të bukur dhe
lajkatare, sikur duan t’ia shterrojnë si krojet që janë shndërruar në akulll, e
sytë copa ngricash ndër vetulla, dhe në përfytyrim mban dritën e diellit dhe lirisë me dëshirën
e pa epur që të fluturonte lartë në
thellësitë qiellore, përtej stinëve , atje tek pllajat ku çelin mollët dhe
bleron e gjithë natyra kur vjen
pranvera, mugullojnë bjeshka dhe malet, fushat dhe cicërima e
zogjve dëgjohet nga çdo anë. Këngën e
bareshës, blegërima e deleve, jehona e fyllit të bariut ulur pranë trungut të
lisit, aty bri një shkëmboreje ku buron prrocka e ftohtë e cial ia shuan etjen
bagëtisë në stane e tbane të anëve ku jetonte Zogu i dëborës, me mallin e
natyrës dhe bukuritë e saja bjeshke..
… As vetë nuk di përse i thonin
kështu zogut me pendla të buta, Zog dëbore, atij zogu i cili po
vuante në kafazin e vetmuar ku
përplaseshin si dallgë ngricat e akullta që e plagosnin shpirtin e tij të çiltër,
flatrat ia kishin prerë me gërshërë që
të mos fluturonte. A thua vallë, përse ia prenë hajnat e natës ato krahë dhe
pendla që i kishte me vija e ngjyrë aq të bukura, anipse ai fluturonte
gjithanden edhe në pikë të verës dhe shkonte lartë mbi maja të Sharrit gjer tek
Guri i Shqiponjës, me fluturimin e tij aq krenare plotë ritme imagjinativ, ku e flakte edhe dëborën
përtej stinëve në horizont, cicërima e tij mahnitëse shkrinte ortiqet e dëborës
si shkumë e bardhë deti, atje ku dukej se qielli puthej me majat e maleve të
Sharrit…
…Nga pllajat e bjeshkës dhe Grykës ku gjenden stanet, dëgjohej papushim
cicërima e Zogut gazmor, ai Zogu i dëborës, i cili tani dergjej brenda mureve
të burgut, kujtimet i sulesh në mendjen e tij për mrekullitë e jetës kur venin
e vinin stinët e motit, pranvera dhe vera, dielli derthte rrezet gjithandej ku
mugullonte natyra, mallet. Këtu edhe stina e vjeshtës dhe dimrit ka bukuritë e
veta…Të gjitha këto i vien vërdallë dhe
si rrjedha lumi në kujtime, e shpirtin e plagosur ia kaplonte malli dhe
nostalgjia, dhe ka dëshirë t’ia nis këngës së tij të bukur si një melodi e bekuar
bashkë me jehonën e fyllit të barriut, por monotonia në kthëthesat e burgut të
Zenicës pothuajse ia kishin shterr
këngën fare, edhe frymëmarrja disi e kishte vetëm si dihatje…Një zog i mirë, i lire në hapësirat qiellore ishte
vetëm si një ëndërr që në niste
e hidhej mbi sukat mollake, duke i bërë
ballë furtunës dhe erës që mundohej t’ia ndalnin fluturimin dhe cicërimën e tij, duke ia dal
tej, anembanë, kundër rrymës dhe të keqes që bënin hienet gjakatrë. Me guximin
që kishte, nuk e ndalte dot as këngën, dhe mëndjen e mbante jashta mureve
të trasha të burgut, sikur t’ia
mësynte qiellit, andej kah edhe
Dielli e dinte rrugën e tij të ndritur.
Atje ishte LIRIA
e falë nga Perëndia !
Zogun e dëborës e kishin dëbuar
përtej Nëntë malesh dhe ishte tretur në
labirinthet e skëterrës
brenda një kazamate të nemur!
Mëkat është edhe nga
Perëndia për padrejtësitë e bëra, kur një zog
mbahet kot dhe pamëshirshëm në pranga i ngujuar, që truset në kafazin e
tij të ngushtë prej hekurash. Por Ai, nuk kërkon mëshirë nga djajt, edhepse
brenda hekurave vërehet zemërimi i tij. Flatrat e tij janë prerë dhe
këmbët e tij janë lidhur me zinxhir… qëdrron i molisur, me forcën e shpresës
dhe ndjenjën e dinjitetit që ka, prandaj
rebelohet dhe shndërrohet në shpend kryengritës, proteston kundër padrejtësive
dhe hap gojën për të kënduar, ashtu siç i ka hije, me një ton kulture dhe edukate të rracës që i
takon, duke dëshiruar të dinte për gjërat e panjohura dhe ato që ia kurdisnin
në forma akuzash, por që fund e
krye i kishin bërë sipas një plani
misterioz, të imagjinuara, me të vetmin qëllim që ta njollosnin shpendin e
bekuar, sepse zëri i tij dëgjohej në kodrinat e largëta ku Zogu
i këndon lirisë. Ai në jetën e tij
mendon për një tjetër puhizë, për një jetë të drejtë e pabrenga, për një
frymë të re kënge dhe cicërime, për një
puhizë të ngrohtë njerëzore ku gjithë shpemndët do të ishin të lumtur me
fluturimin e tyre…!
Nuk do mend, se të menduarit e Zogut nuk ishte e kot dhe
pa domethënie, madje as në kafaz ku
protestonte dhe ngrite zërin, ishte i plagosur dhe mblidhte forcën e ngrihej
si mbi varrin e ëndrrave, protestimi
rebel dhe cicërima e tij , kundër
keqtrajtimeve dhe sjelljeve jo humane që i bëheshin edhe gjatë netëve të errta
nga personat e ëmendur të hetuesisë, Zogu thërret mbi ulërimën e një makthi,
flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur, prapëseprap Ai e hap gojën për të cicëruar,
në kafaz me një trill të
frikës i këndon lirisë, përmes këgëve të
babait që i këndonte dikur...!.
... Më kujtohet se në aktvendimet për zgjatje të
paraburgimit, madje aktvendimet gjyqësore që zgjasnin me muaj sa një vit, e
vite sa një shekull, ishin fare të paligjshme ose kundër ligjeve dhe normave
njerëzore. Por, kush nuk çante kokën, as hajnat e natës, sepse bëhej fjalë për
burgosje dhe plagosje të një shpendi, të një Zogu dëbore, të cilit ia kishin
drrojen nga sqepi i tij thumbues dhe… Vendluftimi ndodhte Brenda një kafazi ku
mbajej lidhur Zogu, aty nuk kishte as dritare ku mund të depërtonte një rreze
drite apo dielli, e burgun famkeq e
kishin vendos bri një kodre shkëmbore si thikë e mprehtë pingul ku nuk mund të
fluturonin zogjët e vërtetë, as skifteri as shqiponja e malit… Atje në skaj të
Zenicës në Bosne, përtej horizontit nuk dukeshin kodra të tjera, bri
“Kështjellës së vetmuar” atje më poshte kalonte një lum që quhej Bosna… rreth
të cilit ngriheshin disa palate ku banonin edhe gjykatësit si tipa të Tihomir
Baboviqit, Sulejman Kapetanoviqit, Fikret Bradariqit, Ante Bërnadës, Xhumaludin
Mutapqiqit, Mensur Hoxhiqit, Bodul Nikica, Ante Varuneku etj etj.edhe xhelatët
bashkëkishin mbi kodrat tej Lumit Bosna…
Mbaj mend një këngë
popullore që kishte nis ta këndonte Zogu në kafaz, ishte “Kënga e Qorr
Ilazit”, të cilën me aq krenari dhe adhurim e këndonte babai im. Por, zëri i
Zogut ishte shterruar fare…merrte frymë me dihatje…
Babai me thoshte se ai kishte kënduar si i ri edhe këngën
e “Ali Pashës”, gjersa kur kanë vajtur
në Frontin e Sremit, me Flamurin shqiptar në rradhët e Brigadës së Shtatë
shqiptare, kanë kënduar këngë për Flamurin dhe Ismail Qemalin !
“ Kjo na jepte edhe forcë, edhe zemër për të luftuar si shqiptarë me guxim kunder gjermaneve që
kishin kap pusitë në gjithë Fushën e Banatit... Beteja ishte e pergjakshme.
Gjermanet, me armatime e municione të shumta rezistuan shumë, por ne si shqiptarë që jemi të aftë për luftë, e
zbrapsëm ushtrinë gjermane dhe dolëm me fitor…Aty mbetën edhe shumë shqiptarë
të vrarë, bile kemi edhe nga Çegrani dhe disa fshatra të Pollogut !”-, rrëfente
babai im kur isha në liri, dhe bënim takime e biseda nga e kaluara dhe historia
shqiptare
( ...Meqë krerët shovinistë të UDB-së jugosllave që nga Rankoviqi,
gjeneralët e KOS-it, madje Franjo Herleviqi, Mamulla, Mikuliqi, Stane Dollanci,
Elisie Popovski- Marko etj. e dinin se në shpirt babai im ishte balist.
Prandaj, në shkallën e ndërtesë së Gjykatës së Zenicës kur takohet përballë me
dy inspektorë kriminelë dhe antishqiptarë, të cilët i drejtohen babait tim me
fjalët: “Sta ima, baliste? Mi sve ce da
te unistimo, a tvog sina, cemo ga streljati !” (“ Çka ka, balist? Ne do të
zhdukim fare, dhe djalin do ta pushkatojmë!”
Babai im e kishte kuptuar sjelljen provokuese dhe
shoviniste të tyre, i kishte shikuar shtrebmët
me sy, duke u thënë: “Vi ste djubre!” ( Ju jeni plehra!), duke u nis në
drejtim të sallës ku mbahej gjykymi. Aty ku merrnin pjesë në rradhë agjentë
civilë nga Bugojna, Zenica etj. dhe ku gjykatësit shisofrenë Sulejman
Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq, ky i
fundit edhe psikopat, me një pompozitet të paparë shpallën ndaj meje DËNIMIN ME
VDEKJE –PUSHKATIM !
Por, këtu nuk ishte as fillimi e as mbarimi...
***
….Edhe Zogu i dëborës, i plagosur diku në qeli burgu apo kafaz prej hekurash, e di këngën e tij ! Por i
nënshtruar me një burgosje tepër të veçantë,
ndoshta më e çuditshmja e këtij lloji të kryer ndaj një shpendi, ku u ushtruan dhunë dhe terror i
paparë, madje i pandehur nën akuza të
paligjëshme dhe të montuara, shpendin
e kishn
plagosur në dy krahët nga saçmat e armës së gjahut, që hajnat
kryeneç të hetuesisë i MBANIN SI DYFEK MBI SUPE TË FTOHTA AKULL!
...
Hetuesia e
tmerrshme dhe tinëzare ndaj Zogut të dëborës , zhvillohej sidomos gjatë orëve
të natës, herë me shumë zhurmë e rrëmujë ku hiqej valle e frikshme demonësh me
dajak e çufura hekuri në duar, e herë heshtazi pa bubullima e vetëtima
rrufeshë, por të përsjella me provokime e ofendime pse Zogu kishte krah
fluturimi dhe pendla që ia kishte krijuar natyra, Zoti. Ata, demonët, donin që
të ishte ky një zog lakuriq, i cili do të dallonte nga shpendët e tjerë, bie
fjala nga Pelikani ose Mjellma e detit. Por ky ishte vetëm një Zog mali, me
sqep e sy shqiponje, bile edhe cicërima e tij e bukur e bëte që të dallohej nga
të tjerët. Mandej as nuk ishte i shtirur, e as grabitqar ndaj të tjerëve, jetonte jetën në mënyrën e tij
normale dhe ecte me dinjitet në rrugën e
tij që ishte po aq humane e njerëzore, kishte edukatën dhe kulturën e rracës që
i takonte... Lavdia e këtij shpendi që kishte krah fluturimi, qëndronte në
nuancat e pendlave dhe këngën e bukur prej cicërime të hyjnishme, e jo te
dekoratat e stisura si dhurata që do ia jepnin bylykbashët e pushtetit ku
jetonte. Zogu ynë ka vyrtite të veçanta dhe humane, me ego e ambicie pozitive që këndon e fluturon
pa u lodhur, duke u fuyur në thellësitë qiellore ku bën disa rrethe dhe
qarkullime, madje shkon mbi maja lisash ose në pllaja bjeshke me cicërimën e
tij, si bleta lule me lule duke kërkuar e thith nektarin. E peëlqen bukurinë e natyrës, lirinë dhe koloritin me përmbajtje të dlirë jetësore, ëmbëlsinë poetike, të vargut dhe fjalës së shkruar.Njëkohësisht, duke qenë në
mallin e femijeve të tij, ishte i flakt për arsimimin dhe shkollimin e
mirëfilltë, madje edhe të rriten të shëndetshëm jo vetem fizikisht, por dhe
shpirtërisht, me ndjenjat e dashurisë humane dhe njerëzore...!
AROMA E JETES !
...Jeta kalon siç kalojne akrepat e
ores, apo siç rrjedh uji në Lumin Vardar apo të Drinit të Bardhë...Vitet si
shekuj nën Urën e Zhelinës!
E
mua, si Zogu në mes të dëborës- akull dhe me ngrica
më mbajnë cunguar, dhe vetëm malli për të afërmit e mi, për familjen dhe
popullin e vuajtur nga rregjimi, më trazon krreshtën e thinjur në kaçule të
ballit, si ajo kaçulja e zogut Pupëz...!
Një sagë e çuditshme
dhe me shumë tmerre të padrejtësive. Një mall, një peng e një brengë për Zogun
e vetmuar të dëborës dhe një sagë e vogël, aq rrënqethëse dhe trishtuese! Një
detyrë që, do si do, e frymëzim poeti. Një mesazh i blertë nëpër gritë e
muzgjeve të moteve dhe blozaken e mureve të trasha të burgut-kazamatë. Një
piskamë kujtese dhe rënkim nga torturat gjatë netëve të thikave të gjata dhe
skëterës. Një thirrje gjaku nëpër agimet e përflakur ku krahët e zogut të
vetmuat të dëborës enden qiejve të Shpresës së Madhe, e ti i krusur dhe i cunguar
në pranga të ndryshkura çeliku, pret me ardhë agimet e bardha të lirisë dhe
lirimit tënd nga qelia prej betoni, ku vetëm një rreze drite duket nga një
vrrimë e vogël e dritares lartë e mbyllur me hekura, Zotin e ke dëshmitar…
Kërkon zogu i dëborës dritën e qiellit, përjetësinë e fluturimeve kah
therllësitë e qiellit , me naunca blu e
ngjyra deti . Kërkon kurorat e dashurisë pa lajka, kokën me kurorë nga flokët
kaçurrelka të vashës. Kërkon poeti kohën e rinisë dhe jetën plotë shend e verë
buzë Vardarit lakadredhës, atje në sheshet e Fushës blerake të Pollogut të
gjërë me ara të mbjellura me grurë e të bardha, duke ëndërruar edhe bredhjet e
tija rinore në trotuaret e Shkupit me pallate të bardha…
***
(Në vazhdën e këtyre rreshtave të thukëta, stili i të shkruarit dhe motivet janë të
ngjeshura edhe me nuancat e natyrë, jetës së njeriut dhe aspekte
piktoreske, mandej duke kërkuar
drejtësinë në baza reale, edhe institucionet e drejtësisë dhe gjykatat duhet ta
shikojnë realen faktike në sy, të
vërtetën, sepse unë me vite e vite pyes: ku mbeti drejtësia, vallë a duhet t’a
di unë të vërtetën: cili është “faji” im? Përse më dënuan, fyen, njollosën ,
munduan, torturuan dhe viktimizuan me vite të gjata e të rënda Brenda qelive
skëterrë prej betony apo përgjatë kthesave të errëta dhe labirintheve tmerri
burgu? Pse?)
***
Shqetësimi i
shpirtit në dejt e tij, dhe të i shprehurit
bukur mes nuancave të jetës dhe asaj brenda mureve të burgut, nuk janë
të rregullt në saje të asaj që është e lidhur me realen dhe meditimin mendor,
merr karakter filozofik dhe patriotik, me përmasa të gjera në kohë dhe
hapësirë, për kohën kur jetoi dhe shkruajti autori si një kalorës planetar në
shtigjet ballkanike, (si të ishte Kurban i Ballkanit), i cili edhe i ka dhënë
muzës krahët e shqiponjës dhe fluturon nëpër shekujt e historisë së kombit, të
jetës moderne plotë rrëmuja e rrëmete. Plot stuhi e tufane me të gjitha baticat
dhe zbaticat që ka jeta, të fatumit të njerëzve të pamposhtur, duke u ndeshur
keqas me honet e thella të pikëpyetjeve, stalagmitet e kurtheve në kthesat e
errëta të labirintheve të burgut, kllapave e thonjëzave dhe muret e ftohtë të
pikave, brenda qeliave prej betoni, aty ku ngrica akulli e kaplojnë edhe zogun
e dëborës, aty ku nuk duket dielli as qielli, dhe kujton lotët e Shqiponjës, Nënës sokoleshë…!
Ai rrëfen e mediton me penë mbi rreshtat e këtij shkrimi
me përmasa kunderjane dhe refleksione për drejtësi, për flatrat dhe krahët që ia kishin prerë Zogut që të mos fluturonte, e mundonin në
kafaz prej çeliku, sikur hajnat e natës
të kishin frikë për fluturimin e tij si
ai i shqipes , duke e mbajtur tabori i tyre shtazarak, brenda
hekurash, ku Zogu i shkretë ishte
tëkurur dhe rrudhur nga një qiellin i
përzier nga erërat gri të ngjeshura me acare akulli dhe dëbore, e që nuk dukej as qielli, as drita e jetës normale , por që
dhimbjet i ndjente në shpirtin e plagosur , të molisur dhe të lënduar fortë
gjer në kocka…
Shpresa e Madhe
Shqipes i ngjan fluturimit të zogut të dëborës lartë kaltrive qiellore mbi det
të trazuar, që herë zhytet e herë ngrihet mbi kreshtat e thinjura malore, si
ato të Sharrit me qulafka të bardha në maja, e larg duken dallgët e egërsuara,
duke ikur tej si të trembura nga uraganet e kohës. I burgosuri me shpirt të
thyer, i molisur fare, duket se qëndron në mendime të thella përtej mureve të
larta dhe të rrethuara me tela me gjemba, në kërkim të fanarit pranë bregut kah
valëvitet lundra e lirisë së tij. Timonierët e anijes – si fletët e kalendarit,
të radhitura në faqe letre, varur në mur, ku ai numëron ditët sa një muaj, e
muajt sa një vit, nuk kanë të sosur.
Ata që i njohin
pikat e vuajtjeve dhe heroizmave në burgje, shikimet u mbeten zvarrë kah
horizontet, i kanë kthyer gjoksin erërave gri, duke e bërë zogun e dëborës si
një Shqipojnë me krah hapur mbi Flamur. Të tjerë, disa, duket i zuri deti i
gjumit. Disa u thyen nga dallgët e një ëndrre të frikshme, dhe disa të tjerë,
ata që psherëtinin në heshtjen e rrënkimit, si në grykë shpellash, e braktisën
anijen, ose e bënë atë urë, si ajo e Siratit, ku nuk mund të kalonin lehtë. Nga
ajo ëndërr trishtimi, u doli gjumi… U brengosën thellë, sepse edhe dekada
vitesh kishin kaluar, e ata akoma gjendeshin brenda mureve të trasha të burgut
plot acar e ngrica…
Po si e përcillte malli dhe fatumi tragjik Zogun e dëborës ?
Si gjithnjë, malli
për Nënën dhe fëmijët, ato zogza të
vogla që kishin harruar fluturimin e
udhëkryqeve, mbetur përgjysë, përcillet
me aq ndjenjë në KUJTIMET që mban me aq
emocione, por që janë po aq njerëzore, të arrira
me forcën e ndjenjës dhe shpirtit të tij të molisur… Skëtera e këtij valceri të çutitshëm të përsjell me episode, ritme dhe muzikë
jonjerëzore, përplotë lehje egërsirash si ujqër të përhimtë janë aq rrënqethëse , frikë tmerresh për sigurinë
dhe jetën e tij që dridhin shpirtin e
njeriut normal. Zogun e kishin molisur errësira e burgut, vuajtjet dhe
keqtrajtimet antiligjore, atje ku e kishin dëbuar përtej Nëntë maleve të shkreta të Ballkanit,
në burgjet e Bosnës, ku dimrat mbajnë të stërgjatura dhe plot akullnajë, e që
frynë acari, kurse pranverat mbeten të vonuara, bashkë me nostalgjinë dhe
mallet e djegura nën ndryshkun e prangave të rënda metali, kreshtat e
flokëve duken të thinjura para motesh…!
… Dallgët e errësirës ngrinin kokën si fantazma
demonësh, e Zogu qëndronte përballë i habitur nga ajo STEPË E PËRHIMTË sepse nuk kishte dijeni se
çfarë po ndodhëte dhe pse vallë hiqej aq keq kjo valle tmerri me akuza
mashtruese, të ngatërruar dhe harbuara
fare, e në kaçule balli ishte thinjur e thinjur , kerkonte të mbyste vetminë monoitone dhe pa ngjyra
jete, e mbyste malli dhe i përkujtonte vjeshtën e tetorit të vitit
1981, kur binin gjethet e rrezuara nga
pemët dhe trotoaret e qytetit buzë Vardarit. E kishte marrë malli për ograjet
dhe bliri në oborrin e shtëpisë në
fshat, që kundërmonte me aromë të shishme kur çelnin lulet, madje edhe qershitë
që
rrethonin vargun e valleve, e përgjatë rrendit të lulediellit, një
ndjenjë që burim e kishte shpirtin, e shkundnin melankoninë, por zemrën aty
brenda mureve e kishte të pikëlluar. Madje sëriush i vinte një forcë dufi e
hareje që të niste cicërimën përgjatë lulishtes dhe livadheve të sapo kositura
ku vie erë bari të njomë, dhe diç sikur ia “shtëngonte” gjoksin brenda ku gufonin
pulsi dhe dejtë e gjakut... Ngado i fluturonin para syve dhe nëpër mend fluturat me ngjyra dhe dallëndyshet, të cilat
fluturim kishin ardhur nga vendet e ngrohta, duke kaluar detra dhe male, fusha
dhe lumenj, i kujton ato mrekulli, cicërima dhe harenë e stinëve të pranverës
dhe verës në vendlindjen e tij, ku dhurohet gëzimi dhe lumturia rinore...
Dhe, në netët e këthjellta, Yjet
ndrisin nga qielli si një gjerdan ari!
Ishin kujtime të paharruara,
madje ku dëgjoheshin defi dhe tingujt e bukur të defatores, me këngë e valle të bukura e gërshetuar me zërin e xixëllonjave në grunjera ku rritej
buka dhe të bardhat për një jetë të begatë të njeriut normal....Tashmë, jasht
frynte vetëm një erë e mbrëmjes së vonë apo të një mesnate, brenda qelisë së
ngushtë prej betoni dhe me dyer të mbyllur hekuri, memsi që e kishte zënë një gjum si në ëndërr... larg
familjarëve të tij të dashur...!
Zogu i dëborës
ka bukurinë e vet si gjithë zogjët që ka
natyra, dhe që u ngjanë edhe shpendëve të
Afrikës ose të xhunglës së Amazonës, ku ka mjaft bukuri të mahniteshme
natyrore, por ka edhe tufa zogjesh te mrekullueshem dhe me cicërima
lajkatare…!Pamja e tyre plot
ngjyra, i mbërthejnë kthetrat e fuqishme me njëri-tjetrin, rrihen me krahë
dhe nganjëherë çukitin sqepat, majë shkëmbit, ose brenda Kështjellës së vetmuar, të nemuar dhe ngjyrë të përhimtë,
e cila i ngjanë kazamatës së Araratit…
Demonët shpesh ua
fusin grindjet dhe me trille i përleshin gjersa të del fituesi i cili njashtu bëhet viktimë i rastit para
gjykatësve injorantë . . .
Kështu ndodh edhe me
Zogun e dëborës atje larg, Brenda skëterrës , aq larg nga jeta normale, i
rrethuar me rrëmujë e rëmete trishtimi, kacafytje dhe ndëshkime…
…Puplat e me ngjyra
të bukura të Zogut të cilat janë një e vërtetë e hyjnishme, godat shkëbin me kthetrat e forta dhe të mprehta, për zbardhjen e dinjitetit dhe të
vërtetës që lidh me jetën dhe realen si shpend i veçantë i cili u takon qiejve
të pastër , të çiltër siç është shpirti i tij hyjnor.Lufton dhe kacafytet
kundër valles së demonëve, sepse e do drejtësinë, pa çka se është Zog dëbore !
…Gjatë kohës me
stinë të ndryshuara, ME NGRICA BORE DHE AKULLI, kohë disavjeçare, edhe puplat e
tij nisën të ndryshojnë ngjyrë, diku
ngjyrë e verdhë portokalli, nga shëndeti i dobësuar në trup dhe fytyrë, i
molisur dhe i lodhur fare nga dëbimi, trishtimet, pagjumësia, diku ngjyrë
kafeje ose gështenje , kurse në flatrat e prera dominonte një ngjyrë qershije e
zbehtë, kurse “pupëza” që ia hijeshonte kokën, kishte marrë ngjyrë ari që
përgjithësisht e transformojnë si një shpend i vuajtur por i bekuar nga
të gjitha zogjtë që venë e vijnë
fluturimthi mbi Fushën e Pollogut ose sukave të
Sharrit kreshnik, andej kah hiqet vallja e tij mahnitëse e jetës, të
asaj jete jashta mureve të larta dhe rrethuar me tela me gjemba të burgut mes
malesh….
( vijon )