Kulturë
Fatmire Duraku: Mos ec zbathur kurrë
E hene, 05.10.2020, 08:13 PM
Fatmire Duraku
Mos
ec zbathur kurrë
Bija
ime, mos ec kurrë zbathur
Mund
të lëndohesh në ndonjë gjemb
Ajo
të shkakton dhembje.
Mos
shkel ku më parë është ndezur zjarri
gacat
do të ketë mbuluar hiri,
Digjesh.
Në
ujit të fryrë
mos
noto asnjëherë
Mund
të humbësh ekuilibrin
E
të mos dalësh kurrë më në breg
Detyrat bëj vet
Mund
ndokush të të shpjegoj gabim
Studio,
zgjidhjen gjeje vet,
vetëm
për t`i marrë erë
mos
e këput kurrë lulen nga kopshti
lexo
çdo libër që të bie në dorë
libri
ka ngjarje, ka rrugë, ka përvojë
nuk
ka libër të keq!
lexo
sa herë të ulësh të pish kafen e mëngjesit
këtë
e bëjë dhe unë
lexo,
lexo, lexo...
aty
do të gjesh çelësin e çdo derë të mbyllur
të
mençurit shkruajnë e nuk mbajnë mend
bija
ime
mos
ec zbathur kurrë
Tiranë 4 tetor 2020