Kulturë
Luan Kalana: Devollit tim
E shtune, 10.10.2020, 08:41 AM
Luan Kalana
Poemth
”DEVOLLIT TIM- SHQIPERI“
….portreti
shpirtër i Devollit , Shqipëri
"Dhe ky plis nga
herë ish i fortë,
shkoi në Evropë , brodhi
në Azi,
por kudo nga
flokët, gjer në thonjtë,
mbeti Devolli".-Dritero Agolli
-Do
të këndoj vëllezër më dogji malli, do këndoj shqip vendçe, po të ma mbani,
do
këndoj iso për vatanin, me kuç e me mace të zieni, amanet, ju të mos qani,
zemra
po më pikon lot, do t'ja thërres si i mari, të lozë fusha, të tundet mali ,
burrat
e zamanit bujq të pashoq, gratë me lelekë kornin fushën, shtrinin pollok,
do
këndojë zemra, per mbesat, që flasin ëmbël shqipen, do theras, se s'duroj dot.
&
T'ju
ndjell ju miq, zogj të më vini, si për shtatë palë qejfe, në festën e Gushtit
,
me
ju të pi, t'ia bëj bromb majë stolave,
me këngë e pagure, bira raki,
të
kthehem për vit tek ju si shtegëtar, të
pi ujë me pëllëmbë nga burimi i Zallit,
të
më vijë era zhubricë*, të ngrej qiellit saullin, të lidh me ju besën e burrit ,
te
shoh traktorët, kombanjat si në betejë ku përmbysin plisat, korin grurin .
&
Të
më mbijë në sy lumi gjarperosh me luginen gjelbëroshe qilim shtruar,
malet
krahëshkruar mbulojnë fushën që bën karamele,
si kube e ndriçuar,
Gramozin
tërë vitin me plisin e bardhë, një
piramidë egjiptiane, Feniks ,
qytezat
e tua, gjerdan ruazash në gushë, t'më
rrethojnë si prush i pashuar.,
natën
nën perden e yjeve me hënën që gjejdis mbi luginë si disk fluturues ..
&
Të
skuq me penel malet me gjakun e dëshmoreve, flamur kështjelle rreth fushës,
të
pamposhturit e spitalit partizan, heroin e devollit, matrazovin e Poloskës*,
trimat*
devollinj që u gjakosën në telat, lanë kockat, kampeve e burgjeve,
ata
që hapen dyert për vëllezërit kosovarë, refugjatët* që bredhin botës,
të
bëj një mal me lule, për ata që mbollën lirinë me qumshtin e Nënës..
&
Të
takoj, Dritin*, Homeri i gjallë që i jep kombit famë, dritë margaritar,
bilbil
Skënderin*nga Lëndina e lotëve, serenatat me kitarën e Ziçishtarit *
artistin
e fjalës, babanarin* , oborret mbushur jargavanë nga Bajraktari
Devoll
, vend i shenjte turistik, portale në Shqipëri,
obelisk e altar,
trevë
e lashtë Ilire, Eorde*, ku demolli* lë amanetin e trashëgimtarit..
&
Të
mbaj mbi kokë si sini, hambarin e bereqetit, gjeneratat filiza, lule anguliçet
t'ju
jap mësim në
shkollat,
djep i dijes së paqes për shekujt kulturë e qytetëri
kapelëkashtat
që përdredhin shatën e dardharen, burrat kosën, e devolliçen,
të
ngopem me lakror, piperka me gjizë, domate turshi, fasule që ziejnë në poçe*,
Devoll,
simbol për kombin, kryelartë
monument, një Panteon, me emër në
histori..
&
Të
hap gjoksin t'i fut në gji, pëllumbat e paqes, nxënesit e mij dhe Leonardin*
të
shkojmë ne eskursione tek Guri Cjapit , nga Gjoli, në Shpella Ilire e Trenit,
të
dëfrejmë me Nishanin e fshati, ku rrrukullisen çiliminjtë tek Imirin në
Inonisht
të
dëgjoj si altoparlant zërat e korit të fshatit, shkollarët, qyqen, gjelat, e
shqerkat,
të
dielave piknike, në Dardhën turistike,
Dobërdorë*me Gurin, nga Sellcat, Bilisht.
&
Të
shpalos me ju, si dikur, spartakiadat nga fush-blerta e sportit, ditën vonë,
të
shoh shtatëdhjetë vjeçarin , trifonin , veteranin, xhonglerin e futbollit tonë,
të
loz futboll si dikur këmbë zbathur, me
mëhallën time, të vjeterit me të rinjtë,
të
bëj lojra popullore, ku djem-vajza,
vrapojnë me thes, tërheq litarin në lëmenjtë
të
shoh në beben e syrit devolleshkat duar arta që hedhim vallen fshaçe me djemtë.
&
T'i
fut në zemër, nënat kërcure shami zeza, me shtëpitë e vilat e reja, kurriz-gërmuqe,
të
eci mbi bar, të lëvrij në jonxhe, të mbledh në grunjat grashina e
bufkalulekuqe,
të
takoj në ugaret arrinjtë e fushës, të mbush qeren me kashtë dëngë mbi
reznishtat,
të
vete nga varret, të ndez qiri, të takoj brezat, të puth baballarët mjeshtra
bujq e lufte,
të
fshihem prapa një varri, mos më shoh njeri , të qaj me zë, të nxjer lot rrëke,
mall e dufe !
&
Të
shtrohem këmbëkryq dhe një gotë me dhallë të pi , të shkëmbej bejte e dolli,
me
aktorët e , Belushi, *Elin , kengetaret aliun, spahon , anën, e endrin,
dasmorët pe devolli,
muzikantët, Hakiun*, Vaskën*, Sefkën*e Mexhitin*, me
fyell*, "Kurbetli na dogji malli"
të
rri si në dasëm me krushqit, të kujtoj ata që ranë rrugës, për kafshatë e për
vatanë,
të
ndez dashurinë, të shëroj plagët, të sëmurët, nga varri t'i ngre në këmbë pa
anë.
&
Të
shoh devolliun zemërluan, si s'u lodh duke ngritur kështjella-male me dorë,
ma
bëni derman, jam larg oqeane kalëruar,
me Devollin të jem edhe unë në Vlorë.
e
në mos ardhça, këto fjalë zemre, si
Marigoja* qëndistare, i dua amanet në
flamur,
dua
t'i shoh shqiptarët bashkë, si dikur Ismail Qemalin, me flamurin kuq e zi në
dorë
kështu, askush s'do na ndali dot, Devoll e Kosovë një Komb si ai Flamuri në
Vlorë.
&
Ti
Devolli im, të shoh vërtetë, apo jam në ëndër me sy hapur si i dehuri me
pagur?!
Po
jo. S'e harrohet dogana, Kapështica,
tragjedi e shpresë për refugjatin ogur,
je
ti Bilishti apo je Zvicër, nuk fle, si nuse me tel që pret në ankth dhëndrin e
bukur,
të
kap qiellin tënd maje Ivanit*, të fluturoj reve, nga Vishocica deri mbi Kostur*,
të
kthehem duke lotuar shi, të perëndoj mbi Çardhak, në Moravë si dielli im
dikur...
@-Luan
Kalana, ish mësues i Gjuhës Shqipe, Devoll,
Shqipëri
Shpjegime
e sqarime, per figurat* letrare ne vargjet e poemes
-Nderim
, respekt dhe krenari për të rënët dhe të gjallët, per Liri dhe Demokraci!
-7
Gushti* -pervjetori i Cetes “Morava”tashmë Feste tradicionale e popullore ne
Devoll,
-***deshmori
mitralier Refat Skermo nga Poloska qe ju hodh me trup
bunkerit
gjerman, ne malin e Thatë, dëshmori Nevruz Gjoza nga Poloska,
që
luftoi heroikisht , në spitalin partizan , në Bradvicë, Moravë e me dhejtra te tjere..
-Provokacionet
e manarko fashiste greke Devoll , 2 Gusht 1949.
-Posta
e Kufirit Vidohove, Heroi e Popullit
-Heronj
te Popullit-Fuat Babani, Zija Kambo Bitincke
-Heronje
te Punes, Hysen Serti, Borsh.
-"te
aratisurit", desidentet , që u
burgosën e u larguan nga vendi
për
liri e demikraci, shquhet poeti Gezim Metolli nga Tresteniku,
Danglli
i Menkulasit, mandela i Devollit. e shume te tjere, ...
***poeti
Dritero Agolli , Nderi i Kombit, nga Menkulasi,
Skender
Rusi, Qytetar Nderi, poeti lirik korcar nga Vishocica,
shkrimtaret
Sotir Andonin, Petraq Zoto, Petraq Samsuri, Thani Naqo nga Ziçisht, Luan Xhuli
nga Babani, Merita Bajraktari , Entela Kasi , nga Cangonji, Agim Isaku nga
Bilishti, Skender Demolli nga Ponçara, Ali Jashari , Fred Mullaj gjuhetare,
Andrea Palloj historian.
Ligor
Prifti nga Bradvica e Devollit ne New York, poet shkrimtar enciklopedist,
poetja
Lida Lazaj nga Dardha, Zydi Morava, Ylli Poloska , Demir Gjergji, Teodor Keko,
Gjergji Dushku, Eliverta Kanina, Nexhat Nellabati, Arben Shaholli, Pellumb
Pasholli, Niko Gjiriti, Llaqi Zoto, Thanas Gjata , Juola Kamenica , Blerina
Goce, Thanas Pilafas Fatos Hoxha, Gezim Begolli, Valintina e Jonida Diko, Andrea Danglli, Gezim Hashim ,
Sali Zaimi, Luan Palla, Edmond Agoll, Manushaqe Menkulasi, Llazi Nestori,
Rediana Kutrolli, Ilia Larti , Vera Hoxha, Fred Mulla, shkrimtari Artan Mullaj
romancier, Kosta Nake publiçist , perkthyes e poet i talentuar i gazetave
Bilishti, Eorde..
***Xhim
Belushi aktor shqiptar i holliwoodit nga Qyteza e Devollit,
Jajmes
W. w Pandeli, shkrimtar amerikan me
origjne nga Treni, Devoll, ..
-kineastët
pionierë dardharë, Endrii e Xhanfize
Keko,
-Akademiku
Alfred Uci nga Hocishti
-Teodor
Laco , deputet, shkrimtar e skenarist,
hoçishtarët
Tërpinët, Konomët prograrë e të tjere..
-Guri
Seferi, Qytetar Nderi i Devollit, president i shoqates “Devolli”..
Deputete-Poeti
Dritero Agolli, Menkulas
-Dr.Ylli
Zicishti, deputet i Devollit
-Zhuljeta
Bejleri Kalana, deputete nga Vishocica
-Ridvan
Bode, deputet nga Rakicka
-Maqo
Lakrori, deputet nga Progri
-Elida
Topciu Janushi artiste aktore e Teatrit Popullor nga Vishocica, ....
-Leonard
Barolli nga Tresteniku, shkencetari ne Japoni,
-Trifon
Bejleri nga Vishocica ne Amerike , futbollist veteran,
që
luan futboll në moshën shtatëdhjete vjeçare ,
i
federuar ne ekipin e të rrituve ALBANIA, ..
-Imiri
Alevica, shërbyes popullor fetar nga Kuçi i Devollit,
....poetët
Eris Rusin, Bashkim Gjoza, , Skender Kodra Arreza, Besnik e Beqir Mememli nga Arreza
dhe
Fuat Memeli kineast e poet nga Sinica ne Boston, Nizami Morava, Grace.
ne
Boston , Fation Pajo nga Suli ne Cikago, Hysen Cifligu nga Piluri,
ne
Florida, ..e deri më te rinjte Met Fidanin,
Fatos Fidani nga Nikolica Anesti Koxhaj Vidohove , Bledar Agastern, Gezim Manellin, Anisa Keco, reth 90 shkrimtare e poete, shih
“Antologjine poetike te Devollit-2016”, e te tjere.
Kane
shkruar per Devollin e devollinjte Libra me kujtime e mbresa, Myafer Spaho
Baban, Avni Hoxha Menkulas, Guri Seferi Arreze, Pellumb Agolli Bilisht, Fahri
Spaho Vranisht e te tjere.
studjues-Oliver
Topciu, Vishocica, e te tjere
ekonomiste-Kadri
Kadi, shkrimtar Macurisht, Myslim Osmani, Kapeshtica , Zaim Bajraktari Cangonj
, Haki Ajce Bilisht e shume te tjere.
mjeke-Vexhi
Subashi Vishocica, Nijovit Bedulla, Engjellush Barbuta, Sinan Agolli, cifti
Kallfa , Trajko Kamburi, Bariq Pajo, Nikola Filo dentist e shume te tjere.
**këngetarë
popullorë, artisti i popullit Ali Kondi
familisht nga Vranishti,
bejtexhiun
popullor Arifi (Shirka) i Pilurit..
te
paharuarin Fatmir Dangllin nga Menkulasi..
Hamdie
Laska nga Mirasi, Shpresa Sphon nga Bitincka, Sofika Babliku nga Zicisht,
Ana
Goce nga Vishocica , Katrot Ago ushtarak Bilisht, e te tjere.
poetin
kengetar Endri Fifo nga Poloska,
Avni
Hoxha instrumentist nga Kurila,
muzikantet
e verbër, Haki Fejziun nga Bracanji,
Vaske
Eskin nga Hocishti..
-valltaret
e Devolliçes nga Kordallet deri tek femijet e Bilishtit,
klarinetistet
Sefka i Cipanit, Mexhiti i Bitinckes, Gani Mullanake, Xhevdetin e Bitinckes,
Kitaristet
e Zicishtit, mandolinatat e Hocishtit , te Progerit,
Dirgjentiet
kompizotore, Alejdin Topciu, Ylber Lame,
Andrea Balli, Artan Qoshe e te tjere..
-piktorët
Hysen Devolli, Gezim Begolli, Maqo Pine,
Dhimiter
Danglli, Lefter Babi ne Bilisht, Ali Gega , Artan Mullaj ikonograf, e te tjere...
-Inxh.Embëriet
Metolli , menaxher i Devolli.net..
-Inxh
Genci Hysi -’VISHOCICA JONE”
-Marigoja,
- Muzeumi nga Hocishti, qendistarja e flamurit me 28 nentor 1912...
..dhe
Shoqata Kombetare DEVOLLI , Tirane
toponime..
Lëndina
e lotëve, ne Qytetin e Korces,
-zhubircë-bime
e perhapur mjekesore ne devoll.
-Gjoli-
Liqeni i Prespes se vogel në Devoll, .
-Mali
Ivan, mesi i vargmaleve te Malit të Thatë, mbi grykën e Cangonjit, ..
-Doberdorë-vend
i shenjte ne Arrze,
i
shenjtë dhe piktoresk ne Devoll,
-Dembrava-pllajë,
rafshnalte kodrinore mbi fushen e Devollit,
-Vishocica,
vendlindja e vjershetorit L.K.,
-Inonishti
vakefi dhe teqeja e Kucit
-Kosturi-Kastoria,
-qyetet i trojeve shqiptare, aneksuar shteti Grek bashke me 29 fshatra te
Devollit te siperm., pas copetimit te Shqiperise 1913-1920
-Cardhak-majë
mali te vargmalve te Moraves qe sheh nga te dy anet ,
Devollin
dhe qytetin e Korces ne lindje,
me
burimin e famshem piktoresk e shume te kënduar, ..
-këngë
iso, me te zierë, me shume zëra polofonike,
-të
zieni, - mbnani iso, te kendoni,
-vënçe,
-vendshe, (shkurtim dialektor), të vendit, shtruar , sipas zakonit, ..
-leleke,
draper -vegël bujqesore, tipike ne devoll,
hekuri
si draperi me hark te madh, me bisht te gjate,
-pollok,
-gruri i korur, i lene shtrire mbi stërnishte,
-skuq,
-njgjyros, -bej me te te kuqe, ..
-saull,
-shtëllunge pëlhuri qe ngrihet nga era, ..
-poçe,
-enë prej balti, prodhuar nga poçarët famoze të Bradvicëc,
te
Grapshit, Verlenit ne Devoll, te njohur per mjeshterinë e tyre,
jo
vetem ne Devoll por edhe ne Ballkan, ..
-sini,
-tepsi e rafshet , e ndere , jo e thellë, per balkllave..
-burimi
i Zallit, Zvori, ne ormanin e Vishocices,
-Morava,
-vargmali ne perndim te fushes te Devollit ne juge Mali i larte i Gramozit.
-Eorde-emër
i lashtë i Devollit.
-Me
falni, kerkoj ndjese, qe nuk mund te kujtoj , te gjithe nje e per nje me emra,
artiste, shkrimtare dhe intelektuale te shquar te Devollit, te vjeter e
terinj..
-Jemi
krenare qe jemi devollinj, pe Devolli !
& Luan Kalana,
mergimtar Florida, SHBA.