Kulturë
Përparim Hysi: Letër për një mike
E shtune, 10.10.2020, 08:38 AM
LIRIKA TË SHTATORIT *
(cikël me poezi )
Nga
Përparim Hysi
1.
Nata e parë
Sa
mistere fsheh "nata e parë?!!"
Si
një minierë që fsheh xehërorë
Pa
më thoni
kush nuk e ka provuar
Atë
natë dhe atë çast dashuror?
Ja,
tek e fiku llambën mikja ime
Dhe
dhoma u zhyt në terr
Ndaluni
veç pak në këto çaste intime
A
nuk janë të mbushura me mister?
Mikja
pret me ankth momentin
Momenti?
I gjithi mister!
Sikur
ja po pret "rrëmetin"
Në
Parajsë do shkojë a në FERR?!!!
Sa
zgjat? Ta zëmë një çast
Kënaqësi
që arrihet në një "grimë"
Por
NATA E PARË është aq e mjaltë,
Sa
do që"atë natë" të sosësh frymë...
2.Letër për një mike
Vërtet
që ne shiheshim rrallë
(Unë
në fshat dhe ti në qytet)
Për
njëri tjetrin se ç'ndjenim,vallë?
Veç
për ne, të dy, nuk ishte e fshehtë.
E
fshehta rrinte thellë përbrenda
(E
"shihnim" mirë si unë dhe ti)
Eh,sa
të fshehta që ruan zemra!
Zemra
minierë me "galeri".
Kur
u njohëm, unë qeshë mesoburrë
Ti,ndërkohë,sa
u bëre zonjë
Por
çastin, atë çast nuk e harroj kurrë
Kur
të thashë:-Të dashuroj!
Të
dashuroj, nuk qe"pushkë"që e zbraza kot
Por
më urdhëroi zemra
Dhe jam i dashuruar pas teje edhe sot
Ndaj
po ta them tek letra.
3.Vjen një mike
Vjen
një mike dhe më heq (seç më heq një"korë" nga plaga)
Dhe
e shoh pak veten keq,i moshuar: me flokë të bardha!
Domosdo,
plaga më dhëmbi,sepse dhëmb një plagë e vjetër
Sikur"plagën"
ma shpoi gjëmbi(dhëmbjen s'e tregoj dot me letër)
Rrjedh
pikë-pikë e ritmikisht,aq pikon sa më prish gjumin
Mikja,zhveshur,"djallëzisht",
më trallis mua, të paudhin.
I
trallisur dhe i ndezur (druri i thatë ndizet kollaj)
Përmbi
miken jam gjendur dhe se ç'ndodhi, nuk kam"faj?!!!"
4. DUA
Dua
të jemi të dy vetëm(dhe të jemi vetëm pranë)
Ju
kam dashur tërë jetën,edhe gati sa s'bëj bam!
Bam
të bëj, të bëhem copa,aq mall kam për ty
Të
të marrë në krahë"hopa" dhe mos pyes hiç për njeri.
Aq
më bën, në flet bota; aq më bën, në më
mallkojnë
Shpirt
e trup të bëhen copa,se aq shumë të dashuroj
Se
nuk pyet dashuria,as për ligj; as për moral.
Mike,
moj, ti je imja( moralistët: mu në djall!)
5. Çast
Një
bjonde,mesogrua, në balkon
Ka
dalë dhe pi duhan me nge
E
shoh mirë që kot nuk "pozon"
Do
që të më vëjë në mengene.
Ndërroj
pak vend dhe rri si skiç
Me
demek, nuk bie në grep unë
Po
ajo qejfin hiç nuk e prish
Zbardh
dhëmbët dhe tymos më shumë.
Epo
unë bukën nuk e ha thatë
(Kam
parë si kjo bjondja shumë)
Ngjitem
tak ballkoni (një kat më lart)
Dhe të dy na zuri me"shkumë".
6. Kur...
Kur
kokën mbi gjoks ma vë,ta dish që ndihem rehat
Aroma
jote si asnjë dhe buza jote e mjaltë.
Si"dru
i thatë" që jam nga mosha,unë marr zjarr ngadalë
Të
digjem fare dhe hiç mos qofsha,pa ty
s'dua të rroj gjallë.
Sikur,
pak a shumë, t'i thashë të tëra (jam transparent si xham)
Ti
e sheh vet se si u bëra (i tëri jam duman!)
Se
mosha shkoi,ndezur rri nepsi ( nepsi rri i"gjallë)
Nepsi
më nguti,nepsi më ndezi dhe u dogjëm në zjarr.
7. Më"zë"
dashuria
Më
"zë"dashuria,siç më zë gripi
Tek
qindi dhe mija(ika,unë, i gjithi)
"Gripnë"
e dashurisë, një mike ma"ngjiti"
Mirë
bëri që ma"ngjiti",se m'u ngroh shpirti.
Se
m'u ngroh shpirti,si të jem djalosh
U
ngjall si KRISHTI, ky plaku riosh...
* shtator 2009 në
FLORIDA.
Tiranë, 20 shtator 2020