Kulturë
Resmi Osmani: Brenga e fundit e kapedan Marko Boçarit
E shtune, 10.10.2020, 02:27 PM
Brenga e fundit e kapedan Marko Boçarit
TREGIM NGA PROF. DR. RESMI OSMANI
Mesollongj i greqisë, vjështë e dytë, moti 1822.
Një
vit më parë,1821,Mesollongji e përzuri
garnizonin turk dhe qytetarët e tij, me guxim
dëshirë, dhe etjen e pashuar për liri, pavarësisht nga pasojat që do të
kishin, shpallën bashkimin me revolucionin çlirimtar të greqisë.
I
ngritur buzë detit, i rrahur nga dallgët, në gjirin e Patras, nga e cila e
ndante një rrip det, ishte kryeqëndër e Etolo-Akarnanisë. I fortifikuar e rrethuar me mure të forta
gjatë sundimit të Ali pashës së Janinës, qyteti me gjashtë mijë banorë,
peshkatarë, artizane e tregëtarë dhe trqind familje të parësisë , kishte çelsin
që hapte rrugën për në Peleponezin kryengritës.
Për
forcat kryengritëse, qyteti duhej mbajtur me çdo çëmim, sakrificë dhe flijim të
jetëve njerëzore, pasi aty vendosej fati i kryengritjes greke, çlirimit dhe
fitimit të lirisë të shumpritur e të ëndërruar. Ndërsa për ushtrinë
perandorake, duhej marrë me çdo kusht që, të hapej rruga për në Peleponez për
të shtypur kryengritjen që, donte ta shkëpuste Junanistanin nga Perandoria
Osmane .
Bashkë
me mugëtirën e vjeshtës së dytë, retë e murrme, furtunat dhe rrufetë që çanin
qiellin, e ngrinin dallgë të larta të detit në liman, nga veriu, me urdhër të
Sulltanit që, i kishte thënë serasqerit:”Nga mesollongji dua të më sillni vetëm
një grusht hi”, në rrafshultën para qytetit, ja behu mizëria e ushtrive
perandorake, si luzma e korbave të zeza, të etura për kufoma e gjak, me
zallahi, tam-tamet e daulleve, ushtimën e trompetave dhe zurnave , valëvitjen e flamurëve të kuq
me yll e gjysmëhënë që, e rrethuan atë nga ana veriperndimore. Deri në muret e
qytetit vinte ezani i myezinëve dhe thirrjet qindramijë zëshe:”Allahu ekber”
që, dridhte ajrin dhe zemrat e të rrethuarve.
Dymbëdhjetë mijë asqerë,
komandohishin nga Omer Pashë Vrioni dhe shumë oficerë të bashkuar me të nga
taborri i Ali Pashës, pas mundjes dhe vdekjes së tij. Nën urdhërat e Qytahi Pashës ishin taborret me tetë mijë
asqerë. Në radhët e ushtrisë numëroheshin gjithësej njëzet mijë asqerë, të pajisur
me artilieri dhe kavalieri. Nga deti qyteti ishte rrethuar nga flota e Isuf
Pashës, që me danamet e tij, kishte bllokuar furnizimin nga deti dhe hera-herës
bombardonin muret e qytetit dhe u bënte thirrje që të dorzoheshin.
Qyteti
ju përgjigj armikut, me rënien e gjithë kambanave të kishave të qytetit që,
dhanë kushtrimin e luftës dhe lutjeve në meshat e shënjta për fitore. Rrethimi
ishte mbyllur si një lak për t’i zënë frymën, për t’i detyruar që të
dorëzoheshin. Ushqimet, baruti dhe plumbat po soseshin. Tok me makthin dhe
frikën, fantazma e urisë dhe hija e
vdekjes kishin hyrë në çdo shtëpi dhe
pllakosur gjithë qytetin.
Me
mbrojten e qytetit ishte ngarkuar kapedan Marko Boçari, i ardhur aty me
suliotët e tij trima, para pesë muajve .
I sapo graduar gjeneral dhe kryekomandant i ushtrive të Greqisë Veriperndimore
, kishte nën komandë treqind suliotë arbërorë, trima e kapedanë, të sprovuar në
beteja, vullnetarë shqiptarë e moraitë
dhe gjashtë mijë burra , nga të gjitha moshat, banorë të qytetit që, merrnin
për herë të parë në dorë armët e luftës.
Për
rëndësinë strategjike që kishte mbrojtja e Mesolongjit për fatet e
kryengritjes, në ndihmë të tij, të dërguar nga administrata qëndrore, erdhën
Kostandin Metaksai, një fisnik me origjinë princore nga ujdhesa e Qefalonisë, i
emëruar prefekt i Etolo-Akarnanisë dhe
Gjergj Karaiskaqin, me trupat e tij, kapedanin trim artiot që Marko e
njihte nga koha kur kishte shërbyer në oborrin e Ali Pashait.
Muret
e Qytetit dhe caqet e luftëtarëve mbrojtës, u rrahën dy dit me artilieri. Këmbsoria
mësyu për të kapërcyer muret dhe hyrë në qytet, xhenjerët hodhën shkallët, por
shkallët u përmbysën nga mbrojtësit dhe shumë nga sulmuesit u vranë. Sulmi u
thye, me dëme të shumta për sulmuesit.
Qyteti
festoi fitoren me rënien e gjithë kambanave të
kishave.
Asqerët
u tërhoqën në kampin e tyre. Marko dhe Metaksai, të lodhur e të dërrmuar nga dy
dit luftime, por me gëzimin që të jep fitorja, qëndruan në kullën veriore, vunë
tejqyrat dhe po vrojtonin kampin armik, të mbushur me mijëra çadra. Në qëndër
të tyre shquhej shatorrja e pashait, mbi të cilën valvitej flamuri i
gjysmëhënës. Sanitarët po tërhiqnin të vrarët e të plagosurit e shumtë, teksa
rreth kampit po hapnin istikame dhe vendvendosje të artilierisë. Në atmosferë
ndjehej ende hidhësira e pikërt e barutit.
Metaksai
hoqi tejqyrën dhe si t’i fliste vetes mërmëriti:
-Janë
mizëri, të mallkuarit!
-Tek
ne, në Sul, me numra vlerësohet bagëtia, burrat maten nga trimëria.
-Gjeneral,e
thyem këtë sulm, por a do të thyejmë edhe sulmet e tjerë?
-Fitorja
e një lufte varet nga katër faktorë, që janë: fati, nderi, përvoja dhe
trimëria. Fati është me ne se jemi në të drejtën tonë,luftojmë për liri, për
tokën tonë, nderin e kemi në gjak, të mëkuar me qumshtin e nënave, të shenjtë e
trashëgim nga të parët tanë, sa për përvojën ne jemi kalitur në luftëra e
beteja që më së shumti i kemi fituar.
Trimërinë e kanë në zemër e shpirt gjithë këta burra që, kanë ngjeshur armët
dhe luftojnë pa iu trembur vdekjes, se luftojnë për të ruajtur lirinë dhe
pragjet e shtëpive të tyre.
Fliste
ngadalë, me zë të ulët, me fjalë të theksuara
dhe me vështrim të tretur larg. Metaksai që ishte politikan dhe jo
ushtarak, e dëgjonte me vëmendje, por edhe e shihte si të ishin takuar së pari:
Me shtat mesatar, trup të lidhur, i shkathët si kaproll, pamje hijshëm e
burrërore: sy të medhenj të zez, të ndritshëm, hunda e drejtë, mustaqe të
plota, ball’ i lartë prej mendimtari, flokë të plotë e të dendur që i
derdheshin mbi supe. I veshur fare thjesht, me setër pambuku, fustanellën
arberore, skalca shajaku të bardhë, stolisur me gajtanë të zez, këpucët
xhufkakuqe, ngjeshur në mes brezin e
gjerë të lëkurtë stolisur me pafta argjendi, në të dy pisqolla dhe shpata.
Para
se të merrte udhën për Mesollongj, Metaksai u takua me kapedan Karaiskaqin.
Ndër të tjera ai i tha: “Do të kesh të bësh me një njeri e kapedan të
shquar.Luftëtar të pashoq. Që e ka thithur tymin e barutit që katërmbëdhjetë
vjeç. Ka mendje të ditur që se ka askush tjetër, me zemër luani, që se njeh
frikën, që s’i trembet vdekjes, sulet i pari drejt rrezikut. Me gjykim të
drejtë. Dëgjon shumë e flet pak, fjalët i ka të pakta dhe të matura. Çështjet i
zgjidh me vendime të shpejta. I
sjellshëm dhe i matur në mardhëniet me të tjerët”. Pastaj si për t’i vënë pikën
vlerësimit kishte përfunduar:
-Ne
s’ja arrijmë atij as te gishti i vogël, dëgjoja fjalën, besoje dhe ndihmoje!”
Metaksai
vuri re që kapedani u kthye ballaz dhe u zymtua. Me sa shihej, donte diç t’i
thoshte. Qëndroi në heshtje, në pritje.
-
Kam vendosur që familjen ta heq prej këtu e ta dërgoj në Ankona të Italisë.
Metaksai
kuptoi që kishte të bënte më një vendim që ishte marrë, megjithatë, nuk ju
ndejt pa bërë një vrejtje.
-
Nuk të duket se largimi i familjes, në banorët e qytetit, do të ngjallë
mosbesim për fitoren e pritshme?
-
Jo.Kjo është një çështje imja, private. Jam vetë këtu, në krye të kësaj lufte
dhe i siguroj ata me jetën dhe nderin tim arbëror.
-
Ti e di.bëj si të të duket më mirë.
* * *
Familja
qëndronte para bankinës së portit, në pritje për tu nisur.
Aty
I priste anija e hidriotit kapedan
Miaulit, që pasi çau rrethimin detar të rojes
turke, kishte shkarkuar armët, barutin , plumbat grurin dhe ushqimet për qytetin e rrethuar,
do të ngrinte velat dhe merrte rrugën për në Ankona për një ngarkesë tjetër me
armë.
Dita
ishte e mugët.Hera herës retë çaheshin dhe dielli i vakët vjeshtak derdhte
tatëpjetë rrezet që bënin të ndrinin e llamburisnin dallgët që i lëpiheshin
bregut.
Familja
ishte e madhe. I ndjeri at, Kiço Boçari kishte bërë tri martesa e nga të trija
kishte tetëmbëdhjetë fëmijë, pesë prej
tyre nuk jetuan, vdiqën të vegjël. Ishin aty e shoqja Krisulla me të tri
fëmijët, motrat Leni, Maria , Anastasia dhe Angjelika, hallë Katerina dhe
fëmijët e tyre. Njera nga motrat Marua, nuk deshi ta linte të vëllanë vetëm dhe
qëndroi në qytet.
Për
t’i përcjellë kishin dalë edhe xhaxhaj Noti dhe kushëriri Tushi Boçari,
Xhavellajt dhe kapedanë suljot fis me ta. Bashkë me familjen e Markos do të
udhëtonin edhe hirësia e tij peshkop Ignati dhe tregtari zoti Jani Mellai për
të mbledhur ndihma.
Dukeshin
si një trumbë zogjsh të trembur para se të marrin fluturimin për shtegtim në
vendet e panjohur. Ndarja ishte e dhimbshme, Krisulla dhe fëmijët iu afruan dhe
e vunë në mes.Sytë iu ishin pahitur nga perdja e lotëve. Ata e donin të atin me
përgjërim e nderim.E shihnin dhe nuk bëzanin.Edhe të tjerët heshtnin. Markos,
sido që nuk e jepte veten, iu mblodh një moshkall që i zuri frymën. Mbase po i
shihte për herë të fundit.
Sytë
i mbetën mbi të shoqen Krisullën. Bijë nga Preveza. Ishin martuar para dhjetë
vjetësh në Korfuz. Eh Krisulla!Bijë e armatolit të Prevezës, Kristaq
Kallogjerit. Kishte në sy kaltersine e detit, dritësimin e qiellit, flokët me
ngjyrën e kallinjve të grurit, gojën si gonxhe trëndafili që çel mëngjesit
pranveror, shtatin e qiparisit,zërin si kambanë e argjendtë,fjalën e matur e të
mençur, zemër dhembsur që i drithërohej nga çdo padrejtësi, shoqe jete besnike,
nënë e dhimbsur e tre fëmijëve,
bashkluftëtare trime, e guximshme dhe krenare, që duronte si askush vuajtjet e
luftës e të jetës. Ai e kish dashur që kur e pa për herë të parë. Tashmë po
ndaheshin.Kur ai i tha se duhet të shkonte në Itali, ajo u pre dhe për një çast
i ikën fjalët. Por e mblodhi veten. Markua ishte bota dhe jeta e saj. Një botë
në lëvizje, nga malet e Sulit të Çamerisë, në Prevezë,janinë , Korfuz, Larisë e
Mesolongj. Jetë e pasigurt, e shkuar më së shumti mes zjarrit dhe plumbave të luftës, me më shumë derte e halle sesa
ditë të qeta e të lumtura. Por,ishin përherë bashkë, në të mirë e në të keq,
ndanin tok vuajtjet dhe gëzimet. Ajo iu lut e përgjëruar të qëndronte në
Mesolongj, që t’i ndante rreziqet me të dhe deshi ta lëndonte në sedër.
-Më
thuaj imzot, që kur gratë suljote braktisin burrat e tyre në prag të betejës?
Ku është parë kjo.Si të erdhi ndërmend. Mos vallë ato nuk janë luftëtare, nuk
dinë të marrin shenjë e të zbrazin
pushkën mbi armikun ashtu si edhe burrat? T’u qëndrojnë atyre në krahë dhe t’u
lidhin plagët, t’u thonë një fjalë të mirë, tu zbusin dhimbjet dhe tu kthejnë
shpresën për fitore?
Markua
iu shmang vështrimit të saj si të kishte bërë një faj, por nuk u lëkund nga
vendimi që kish marrë dhe iu përgjegj:
-
Gjatë kohës së paqes kemi qënë dhe do të jemi bashkë.por në këtë luftë dua të
jem vetëm.Ka shumë arsye që tani s’ti spjegoj dot. Dua të jem mëndjembledhur se
ju jeni të sigurtë dhe larg rrezikut të kësaj lufte që si dihet fundi.
Krisulla
që e njihte mirë natyrën e vendosur të së shoqit, nuk foli por dy lot i rrodhen
faqeve dhe përfunduan në mjekër.Atëhere ai e përqafoi.
-Trimëresha
ime, mos u ligështo, po ndahemi për t’u ritakuar pas fitores.
Krisulla
ofshau dhe e mbështeti kryet mbi supin e tij.
Prisnin
që nga anija të vinte lajmëtari për nisjen.Markua nuk po duronte më të shihte
sytë e përlotur të tyre. Ai kishte një brengë që e mundonte dhe deshi t’ua
thoshte para se të niseshin. Të parit iu drejtua të birit, Dhimitrit, i foli
shqip:
-
Biri im, në rrëmbat e tu rrjedh gjak shqiptar, je nip e stërnip i kapedanëve të
lavdishëm suljote, Kiço e Gjergj Boçarit. Këtë asnjëherë, sido që të vijë hera
e puna, mos e harro. Por ti duhet të bëhesh edhe i ditur.Nuk duhet ti ndahesh
shkollës.Pas shqipes dhe italishtes mëso edhe gramatikën e greqishtes. Dëshiroj
të bëhesh i shkolluar.Për ty është koha e librave, kur të të vijë mosha do vijë
edhe koha e pushkës. Veç kësaj dëshiroj të rritesh dhe edukohesh si arberor, me
zakone e tradita suliote që janë: besa,
trimëria dhe dashuria për liri. Të mbetesh kurdoherë suliot, siç ka mbetur
babai yt.
Dhimitri
që ia kishte veshur sytë një pah lotësh, iu afrua të atit, i mori dorën dhe ia
puthi.Me këtë i kishte thënë të gjitha.
-Vasilikë
dhe Ekaterinë, vashazt e mia të bukura, do të shkoni në një vend të huaj. Me të
tjerë njerëz, me të tjerë zakone, do të rriteni dhe shkolloheni, po mos harroni
asnjëherë se ju jeni mbesat e zonjave trimëresha, shqiponjave të sulit, që u
hodhën fluturim nga shkëmbi në greminë, për të mos rënë në dorë të
armikut.Ngjajuni atyre, që të nderoni mua, Sulin dhe Arbërine.
Pasta
jai iu kthye së shoqes:
-
Zonja ime, nëna e fëmijëve të mi.Kujdesu për vete. Fëmijët mos i shkëput nga
shkolla.Ata duhet të bëhen të ditur, për t’i shërbyer vendit dhe shoqërisë, se
s’është e largët dita që do të shporret errësira, do të vijë dita e lirisë, kur
do të duhet dituria.
Rriti
ata si Suljot arbërorë.
E
më së fundi u kthye nga imzot Ignati dhe zoti Jani Mellai:
-
Ju, i përshpirtshmi imzot Ignat dhe zoti Mellaj, u lutem të mos mi lini familjarët
e mi në vuajtje e që tu mungojnë mjetet
e jetesës. Sigurojuni atyre gjithëçka do të kenë nevojë dhe unë do t’u
përgjigjem në çdo kohë.
Ndërkaq
nga ania erdhi një lajmëtar.
-Kapedan
Marko, anija ngriti velat dhe është gati për nisje. Kapedan Mijauli prêt
dërgesën tuaj.
E
gjithë familja dhe Markua u afruan te bankina. Aty prisnin dy varka, që do ti
shpinin në anijen që ishte ndoca dyqind pash larg bregut.
U
përqafuan dhe u ndanë me lot në sy. Ishin të trishtuar dhe mallëngjyer, ishte
një lamtumirë, në prag të luftës, dhe me parandjenja të panjohura, me shpresë,
por edhe të kobshme.
Po
ndaheshin, por vallë a do të shiheshin sërish?
Varkëtarët
u dhanë lopatave. Varkat u larguan nga bregu duke lënë prapa një hulli të
shkumëzuar uji.
Markua
qëndroi aty i heshtur dhe i zymtë deri sa familja hypi në anije. Bashkë me
kapedanët e tjerë u largua me ngut.
Bubullinin
topat që rrihnin muret e qytetit. I
priste fronti i luftës.
Tetor 2020.