Kulturë
Albert Zholi: Flet koreografi dhe balerini me famë botërore, Andrea Dorian Rama
E diele, 11.10.2020, 08:58 AM
Flet koreografi dhe balerini me famë botërore, Andrea Dorian Rama: “Tirana International Music Dance Theater Festival”, një shfaqje antistres me trupën e baletit
Peter Stamer dhe Xeni Alexandrou në Tiranë me
rastin e 250- vjetorit të lindjes së Beethoven
Nga
Albert Z. ZHOLI
Tashmë
fama e tij është përhapur në gjithë kontinentet dhe megjithatë ai mbetet një
artist i thjeshtë, atdhedashës dhe korrekt. Puna është kryefjala e tij në çdo
bisedë. Sipas tij balerinët shqiptarë janë ndër më të mirët në botë dhe kudo që
ata kanë shkuar, kanë treguar talent dhe nivel të lartë artistik. Në këtë
bisedë balerini modern flet për një projekt baleti në kuadër të muajit Gjerman
të baletit, me rastin e 250- vjetorit të lindjes së kompozitorit Ludwig Van
Beethoven-it, një nga gjenitë e botës, i
cili është frymëzuesi i shumë artistëve, dhe jo vetëm. Me rastin e përvjetorit
të tij, Andrea dhe grupi i tij i baletit nën regjinë e një regjisori
gjerman, kanë menduar ta rikthejmë në kujtesë të publikut
shqiptar , ndaj i kanë dedikuar një projekt dy javor, në shenjë të respektit të
muzikës së kompozitorit të madh. Andrea ka disa vjet që punon në Berlin me disa
projeke baleti dhe ka korrur sukses të madh ndaj dhe pëlqehet shumë nga publiku
vendas.
-Përse ka ardhur këto
ditë në Tiranë Andrea? Flitet për një situatë të vështirë Pandemie ku arti ka
një staniacion. Keni ndonjë projekt?
Po.
Një projekt i grupit tim të baletit që funksionon në Berlin me regjisor
gjerman. Dhe pse kjo situate, ne duhet të veprojmë që ta lehëstojmë stresin
njerëzor, ndaj menduam që pas Berlinit të vijmë në Tiranë. Ja përshkrimi dhe
qëllimi i projektit: Në kuadër të zhvillimit të arteve bashkëkohore në nivele
rajonale dhe ndërkombëtare në dimensione të reja dhe gjuhë të ndryshme që
identifikojnë dhe shprehin tematika sociale dhe ndjesi reflektimi. “Tirana
International Music Dance Theater Festival”, një project i cili do të realizohet në kuadër të muajit
Gjerman të artit, me rastin e 250 -vjetorit të lindjes së kompozitorit Ludëig
van Beethoven-it, një nga gjenitë e botës, i cili është frymëzuesi i shumë
artisteve, dhe jo vetëm. Me rastin e përvjetorit të tij, kemi menduar ta
rikthejmë në kujtesë dhe dedikuar një erms
dy javor, në shenjë të muzikës së kompozitorit të madh.
-Sa do të zgjasë ky
projekt?
Projekti
në fjalë do të jetë një përvojë dy javore e Festivalit të Hapur, me një program
të vlefshëm, i cili do të kontribuojë
në hapjen e Tiranës ndaj kulturave të tjera dhe festimin e shkëmbimit midis
kulturave të ndryshme. Ky festival
i jep publikut mundësinë për të
provuar forma arti, si Muzika, Kërcimi dhe Teatri, në hapësirat e
përditshme të përdorura publike duke i sjellë ato jashtë konteksteve
të tyre zyrtare.
TIMDTF, gjithashtu do të na ofrojnë dhe të na
kujtojnë bukuritë në zonat e fshehura të qytetit, duke gjeneruar një plan
shumë se si t’i qaseni secilit vend në rrethanat specifike të
angazhimit të atyre formave të artit,
rreth arkitekturës së secilit vend, apo lagje historike. Ku publiku do
ti zbulojë, ti rishikojë ato do t’i
përqafojë ato.
-Po qëllimi kryesor i
projektit?
-Festivali
ka për qëllim të bëhet pjesë në jetën e përditshme të banorëve të Tiranës: duke
paraqitur shfaqje në të gjithë qytetin, në hapësira të hapura publike, siç
është bulevardi apo sheshi qendror, lagjet, Amfiteatri i hapur dhe të gjitha
zonat e tij përreth liqenit.
Objektivat
e projektit: Prodhimi i një Festivali Ndërkombëtar të përvitshëm në Tiranë i
cili do të jetë mikpritës, me mendje të hapur, me ngjyra dialogu dhe
mikëpritjes. Të stimulojë skenën kulturore dhe të kontribuojë në zhvillimin
lokal socio-ekonomik ndër vite. Të promovojë zhvillimin kulturor turistik. Të
kontribuojë në hapjen e Tiranës ndaj kulturave të tjera. Për të bashkuar një
ngjarje unifikuese që promovon energji midis artistëve të ndryshëm të
përfshirë. Për të lehtësuar integrimin
dhe lidhjet më të ngushta midis bashkësive të ndryshme lokale. Për të forcuar
identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë së popullatës. Të inkurajojë zbulimin e
artistëve të rinj. Për të marrë pjesë aktive në zhvillimin e lagjeve dytësore.
Të inkurajojë ndërveprimin midis Tiranës dhe rajoneve të tjera në botë.
-Cilët janë
regjisorë dhe koreografë të këtij
projekti interesant?
Regjia
dhe Koreografia nga Xeni Alexandrou. Aktiviteti “Beethoven unterwegs”, është
një shfaqje me fragmente të Quartetto seriosos (op.95) nga Ludwig van
Beethoven, dhe do të realizohet në hapësirat e zgjedhura publike në Tiranë.
Shfaqja në fjalë është konceptuar për një instalim koreografik muzikor në qytet
nga Xeni Alexandrou (DE), pjesë e të cilës do të performojnë katër
instrumentistë shqiptarë.
Regjia
nga Peter Stamer. Aktiviteti “On Truth and Lie in an Extra-Moral Sense",
do të ketë të ftuar regjisorin z. Peter Stamer (DE) dhe z. Frank Willems (DE).
Në
program kemi dhe Artisten më të re në moshë, Najra Qato (21) që është ende në
Universitet duke studjuar Kanto. Unë vetë e përgëzova znj. Fico/mjeshtre korit,
për mundësinë që i jepet dhe të rinjve në skenë.
-Mendoni se do keni
sukses me këtë situatë?
Patjetër.
Baleti modern sot ka një përkrahje të gjerë. E them me bindje se ka shpresa dhe
mundësira suksesi dhe antistresi, pavarësisht situatës. Mbase një frymëmarje e
thellë. Mbase një mesazh pozitiv.