E diele, 25.07.2021, 04:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder Hoxha: Vargje për ty

E hene, 12.10.2020, 07:12 PM


SKËNDER R. HOXHA

(Shkëputje nga kujtimet (II)

VARGJE PËR TY

(L B)

A m’i solle një rreze

Diellit që mungonte

Atë ditë?

A i solle kuptim

Fjalës së pathënë

Nën hijen

E Majës së Sukës

0, ti engjëll

I ditëve të mia

Ditëve që nuk harrohen...

Me lakuriqësinë e bardhë

Të fjalës

Atë ditë në qendër të Dushkajës

Më joshe të shkruaj

Vargje për TY

Si princeshë kaltërsie

Bashkë më frymëzimin tim

Nisa vargjet për TY

T’i bëj Kështjellës aureolë

Si në themele të një dashurie !

Atë ditë

Në heshtje më the:

“A do të shkruash

Një poezi për mua”?

Dhe ja –

Këto janë

Vargjet e para për ty

Të shoqëruara

Me gjethe

Të kësaj pranvere!    

(Prill 2018.)

ULIKS ME SHPRESË

Të nesërmen
e pres me mundësi
të më kthehesh
si flakë zjarri
në shpirtin tim
ku brymojnë ëndrrat
dhe duhma jote
virgjëreshë...
Sytë më mbushen mjegullimë
si Uliksit me shpresë!
Seç më përfytyrohen
ato imazhe shiu
me hënën pas resh
dhe tundimet
që nuk zbehnin
dashurinë tonë...
Pa ty jam i tretur
në shkretëtirë!
Ti bukuri
e pa mëkate
dehu me lotin tënd
e mosharrimin tim!
(Pejë, 20 mars 2019)

BRENDA DILEMËS

A të mbytem sot
në pushtetin e ëndërrimit?

A të tretem sot
gjurmëve të largëta të kujtimit?

A t'u biem trup sot
atyre moteve të besës

A të çmallemi tash bashkë
në këto takime të shpresës ?...
(7.07. 2019, Pejë)

ATJE NË ATË BUNGISHTË

Atje në atë Bungishtë
prapë lulëzojnë pranverat
por, pa praninë tonë!
Çmallen me puthjet tona
që i lamë varur
nëpër degë lisash
pa u thënë kurrë lamtumirë
me shpresën se do të perseriten!...
(11 korrik 2019, Pejë
)

ISHE ENGJËLLUSHE E PAFAJSHME

Ti më shkruan në "viber"
apo më flet në telefon
po me atë bukurinë e fjalës:
"S'të harroj, të dua shumë!"
...dhe ma freskon mallin
e bukurisë së territ si dikur
kur i frikësoheshe shtatzënisë
si engjëll i pafajshëm...
Në atë qafë të malit
i bashkonim frymëmarrjet
e mbi gjoksin tënd të bardhë
vezullonin pikat e "Vinjakut"
vizatonin ëndrrën tonë të ndarë!
Unë kalorës i vajzërisë sate
ti edhe sot ma përmend
atë 4 prillin e virgjërisë së humbur...

( 12 gusht 2019, në vazhdën e kujtimeve...)

EDHE ATËHERË

Edhe atëherë –

E dinim se do t’na djegë ndarja

Dhe ankthi i vetmisë

Edhe atëherë –

Lagnim buzët dhe epshet

Me pemët e fshehta të Luginës

Përkundnim ëndrrën tonë

Në gjoksin tënd të njomë

Si zogj të Parajsës...

Aty ku malli im

Shkrihet me mungesën tënde

TI përsërit refrenin:

“Përjetësisht të dua!”

Kjo është fitorja

E të gjitha betejave

Të dashurisë sonë!...

Unë pi e dehem

Me fluturat e natës!

(Pejë, 22 gusht 2019)

ISHIM DASHNORË TË SHEKULLIT

Por, e dashur

Tash pas dyzet vjetësh

Jemi të huaj për ato vende!

E ti nuk e harron 4 Prillin

E shekullit të kaluar

E shkullit të dashurisë sonë!...

Zbrazëtia ime shpirtërore

S’di të vyshket as të soset

Ti më ngushëllo sa të duash –

Ishim dashnorë të shekullit

E unë gati çdo mëngjes

Rilexoj vargjet që t’i kushtova TY

Që s’di të dalësh nga vargu im!

Nga largësitë e krijuara

Si në pikturë shikojmë njëri-tjetrin

E si në ëndërr rikujtojmë

Netët e takimeve baladeske...

E di që ti vuan çmendurisht

E unë –

Herë jam me hijen tënde

Herë pikturoj brenda vetmisë

Imazhin e puthjeve tona vullkanike

Shtegtojmë në kohën  e ëndrrave

Humbja jote s’kishte rrugë tjetër!

(Pejë, 23 gusht 2019 – në vazhdën e kujtimeve...)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora