Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Saranda, Dea dhe Joni
E marte, 13.10.2020, 08:24 PM
Nga Keze Kozeta Zylo
Poezia:
Saranda, Dea dhe Joni u vlerësua me çmimin:“Dea, Hyjnesha e Butrintit” në
konkursin poetik prej 100 poetësh nga e gjithë bota shqiptare në Sarandë nën
drejtimin e kryetarit të Bashkisë së Sarandës dhe aktorit Anastas Nika.
Saranda, Dea dhe Joni
Saranda
me flokët e kaltra si ujëvarë,
Pikturon
Long Island të Nju Jorkut si një bukurane e rrallë,
Shemra
e saj ka zbritur këtu me shkallaret e qiellta,
Dhe
prek mijëra zemra sa të florinjta aq dhe të diellta.
Sarandën,të
paktën një copëz mitologjike,
Ia
rrëmbeva Atdheut dhe e ngjiza në mitrën biologjike,
Të
dëgjohej emri i saj sa të tundej dhéu,
Se
40 shenjtorët kanë vetëm fuqi Antéu.
Ju
betohem emri i saj përmendet mijëra herë,
Dhe
mijëra herë ajri mbushet me cicërrima,
Se
ky emër ka mallet si sythet në pranverë,
Që
ujiten me stërkalat e Jonit nëpër oshëtima.
Saranda
më vjen me ca trille nimfash joniane,
Qe
i çmend të “paditurit” për këtë perlë në Jug,
Më
besoni që i parfumos si një manushaqez Naimjane,
Dhe
qëndroj buzë Atllantikut herë si perendeshë e herë si murg…
Emrin
e saj në shkollë e këndojne si një lirikë korale,
Që
e sjellin nëpër hapësirë me fluturime pindarike,
Në
mushkërite e ajrit Saranda është bërë virale,
Sepse
është emër shenjtorësh me fuqi mitike.
Me
fije të shndritshme e qëndis emrin tënd,
Nuk
munden gjilpërat të pranojnë pëlhurë tjetër,
Ti
vallëzon kaq me trille në këtë vend,
Sa
tokë e qiell i ul në gjunjë, patjetër…
Kam
filluar ta ndjej se si të huajtë kanë rënë në dashuri,
Dhe
luajnë me xixëllonjat që u tregojnë shenjëzat antike,
Në
qiellin Nju Jorkez ngrihet Burtrinti me moshë sa guri,
Në
këtë amfiteatër luhet drama më e madhe nga vendet tragjike.
Më
përthyhen kujtimet ditëve të diellta dhe me shi,
Dhe
ngjallem nëpër tempujt e statujave të lashta,
Sarandës
si vend i shenjtë i falem veç si një Perendi,
Natyrisht
dhe amerikanët që u magjepsën me bukuritë e rralla…
Në
se Van Gogu do kishte vizituar Sarandën,
Padyshim
do kishte realizuar pikturën më të famshme në botë,
E
sigurtë se kushdo që e vizitoi i thuri ma te bukurën kangë,
Kangë
që do të këndohen buzë Jonit të kripur, përjetë e mot.
Me
emrat e bukur Dea, Saranda dhe Jon,
E
ndeza si fishekzjarre qiellin e Manhattanit mbret mbi fron,
Sikur
40 herë si gjyshe t’i përmend emrat e tyre gjatë ditës,
Domosdo
shenjtorët do më shfaqen si vetëtimat e dritës.
Saranda
gufmon natën në shezlonin e Hënës së blunjtë,
Dhe
përhumbet ditën në kurbën e dielltë që bie mbi Jon,
Një
fragment dashurie mund të thyhet në urën e drunjtë,
Por
janë miliona që puthiten ethshëm pranë syrit tonë…
Saranda!
Ti ke tingullin më magjepsës në botë,
Melodia
tënde më josh si Orfeu kur luante me harpë,
Dhe
më rrënqeth si legjendat antike nëpër Jon,
Me
më të bukurin emër, si kurorë princeshe mbi ballë.
Gusht, 2020
Staten Island, New York