Kulturë
Skënder Kapiti: Mëkatarja Europë dhe antishqiptarizmi, shovinizmi e genocidi sllavo-grek
E marte, 13.10.2020, 07:47 PM
Mëkatarja Europë dhe antishqiptarizmi, shovinizmi e genocidi sllavo-grek
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Jo
vetëm historia shqiptare, por gjithë historia ballkanike dhe europiane duhet
rishkruar. Historia serbe, greke dhe deri e gjithe historia europiane duhet
rishikuar e shkruar sepse ato nuk janë histori të vërteta, por janë histori të
shkruara si kanë dashur interesat europiane, greke, serbe e sllave.
Sidomos
në lidhje me historinë shqiptare dhe të shqiptarëve janë bërë gënjeshtra,
mashtrime, spekullime e deri edhe vjedhje dhe përvetsime të mëdha karshi
historisë e trojeve shqiptare.
Tani,
sidomos pas regjimit komunist shkenca dhe shkenctarët shqiptarë janë vënë në
lëvizje dhe me punë e përkushtim të jashtëzakonshëm shkencor dhe akadamik po
mundohen që të sjellin të vërtetat e mëdha të historisë së shkuar të
shqiptarëve, si dhe të kultivojnë krenarinë e së shkuarës së shqiptarëve por që
është shumë e vështirë që këto të kenë efekt te të huajt europianë të cilët
janë po vetë ata që krijuan , mbështetën dhe ndërtuan Serbinë, Malin e Zi dhe
Greqinë mbi trojet shqiptare, pasi trillimet dhe gënjeshtrat sllave e greke
tashmë ia kanë arritur qëllimit që ata edhe e kanë mashtruar si edhe e kanë
gënjyer edhe Europën.
Dhe
si rezultat i gënjeshtrave por edhe të genocidit të ushtruar e të justifikuar
me gënjeshtra dhe të pranuara nga europianët, ata ia kanë arritur që si fqinjë
të shqiptarëve kanë pastruar dhe deshqiptarizuar mijra e dhjetra mijra kilometra katrorë troje shqiptare, kanë
arritur që Ilirikun ta asimilojnë si në Veri, Jug dhe në Lindje.
Perveç
njohjes , e çfarë rëndësie ka që të mburremi pse të parët tanë kanë nxjerrë
perandorë, papë e shenjtorë,
kryeministra e vezirë të cilët u kanë shërbyer Romës, Bizantit, Stambollit,
Pavarësisë së Greqisë, Napolit, Venedikut apo edhe Vatikanit?!
Ilirët
ishin më shumë si popull dhe si territor se sa Roma, mirëpo Roma i pushtoi,
i persekutoi dhe i shperndau si
skllever, dhe më pastaj dyndjet dhe
ardhacakët sllavë, sllovene, boshnjakë ,kroatë , malazez, bullgar e serbë i sllavizuan dhe asimiluan ilirët dhe
Ilirikun Verior dhe atë Lindor.
Ndërsa
Bizanti i mirëpriti sllavet dhe madje u fali atyre tokat arbërore duke iu falur dhe dhuruar edhe
alfabetin qirilik që ata të kultivonin fenë oretodokse , kulturën,
traditat dhe gjuhët sllave, dhe ndërsa
shqiptarët ata që shpëtuan asimilimit mbetën pa kishë, pa alfabet dhe pa gjuhë
e kulturë të shkruar,pa mbretëri e pa dinasti por të shpërndarë e të përçarë në
krahinizma duke i shërbyer herë latinit napolitian e venedikas, herë anzhuinëve
dhe herë bizantinëve, e carëve serbë e bullgarë.
Dhe
kështu e gjeti Ilirikun dhe shqiptarët edhe osmanllia e cila e sundoi Ballkanin
për 500 vite. Europa nuk i mbrojti shqiptarët as nga Car Dushani, as nga
bullgarët dhe as nga osmanllia, por
shqiptarët mbetëm të vetëm dhe të braktisur gjithmonë nga Europa.
Por
shumë më keq e pësuan shqiptarët në fund dhe pas rënies së Perandorisë osmane,
ku egërsia barbare mesjetare sllavo-serbe u rikthye në formën më barbare e më
genocidiale të paparë që prej kohrave të kryqzatave mesjetare.
Europa
imperialisto-kolonialiste me trojet dhe me popullin shqiptar bëri pazare e
tregti për interesat e veta kolonialiste dhe imperialiste. Ajo ndërmori luftën
kundër dhe për asgjësimin e Perandorisë Osmane me qëllim për të krijuar shtetet
satelite te saj si Greqinë, shtetet e mëdha sllave ortodokse: Serbin e Malin e
Zi si dhe për t’ia rrëmbyer Turqisë vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së
Mesme.
Në
këtë aventurë imperialiste të Fuqive të Mëdha të Europës vetëm kombi shqiptar
mbeti jo vetëm i braktisur dhe i pa
mbështetur por u bë pre e interesave imperialiste perandorake të Rusisë sllave,
të Britanisë, Francës dhe Italisë.
Europa
vetëm kur e pa se tashmë kërcënimi i vinte nga Rusia atëhere ajo në tavolinë me
shumë zor u detyrua për të formuar një shtet shqiptar vertikal për të mos
lejuar daljen në Adriatrik të Serbisë, pasi pas saj ishin synimet imperialiste
antieuropiane të Rusisë.
Edhe
Italia nuk ishte më pak antishqiptare se sa sllavët dhe grekët, edhe ajo donte
privilegjet romake, donte Shqipërinë perendimore dhe atë të mesme të Venedikut
e të Napolit, dhe kju u duk në vitin 1915 në marrëveshgen e fshehtë të Londrës
për coptimin edhe të Shqipërisë londineze.
Dhe
pyesim se çfarë shpërblimi e mirënjohje morën shqiptarët prej Europës?!
Pse
nuk ndërtuan perandori, as mbretëri e as dinasti, as Kishë dhe as alfabet ilirët
dhe as arbërit por ndërtoi Roma e Bizanti, Car Dushani e car bullgari si më
vonë edhe u ngrit Perandoria Osmane mbi
Ballkan dhe mbi trojet iliri-dardano-shqiptare te tij?!
Shkenctarë
dhe studiues, shkrimtarë e opinionistë shqiptarë disa prej të cilëve po i
përmënd si: Aristidh Kola, Eshref Ymeri, Bedri Tahiri, Vilhelme Haxhiraj,
Rrustem Berisha, Aurel Dasareti, Pirro Prifti, Eleni Kocaqi,Fahri Xharra, Fahri
Dahri, Resmi Osmani, Xhevahir Cirongu,Elvi Sidheri, Marin Mema etj., me punë e përkushtim të madh
intelektual, patriotik e kombëtar po nxjerrin në dritë dëshmi për historinë
kombëtare shqiptare, për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe trojeve të
tyre, për autoktoninë dhe vazhdimësinë
iliro-shqiptare të Iliriko-Ballkanit,
si dhe po argumentojnë e vertetojnë
me fakte pikerisht ato që kanë thënë në studimet e tyre edhe albanologë
e shkencëtarë europianë, dhe kjo do të
thotë se Europa dhe europianët e kanë
ditur gjithmonë se shqiptarët janë populli më i vjetër.
Dhe
a mos vallë tani Europa mos do të
korigjojë atë padrejtësi që vetë
ajo u ka bërë shqiptarëve sado që tashmë disa studiues të mirëfilltë dhe
patriotë të vërtetë shqiptarë po e vënë Europën para përgjegjsisë për
padrejtësitë e saj në të shkuarën.
Dhe
pyesim se çfarë do të mundet, dhe a do
të dëshironte Europa që të kompensojë shqiptarët për padrejtësitë që ajo u ka
bërë atyre në të shkuarën?!
A
nuk e shohim se si edhe sot Europa i mban shqiptarët padrejtësisht jashtë
BE-së, dhe më shumë përkrahë edhe ata të cilët janë shumë pak ose aspak
proeuropianë dhe jo shqiptarët që janë populli
më pro europian në Ballkan?!
Është
për t’u përshendetur puna me vlera të jashtëzakonshme dhe me rëndësi kombëtare,
intelektuale, akademike dhe shkencore e studiuesve shqiptarë të cilët po sfidojnë
idetë, platformt, gënjeshtrat dhe falsifikimet e akademive antishqiptare dhe
shoviniste të Serbisë dhe të Greqisë dhe jo vetëm të tyre, por që këta
shqiptarë letrarë e shkencorë të mëdhenj,
fatkeqësisht dhe mjerisht ata as nuk mbështeten dhe as nuk financohen
nga shteti shqiptar dhe që as nuk i
përmendin madje as emrin Akademia
(Injorante) e Shkencave e Shqipërisë dhe
Kosovës.
A
nuk është racizëm i Europës fakti se Shqipëria dhe Kosova nuk janë pranuar
antarë të BE-së akoma, dhe jo vetëm kjo, por Shqipërisë nuk i hapen negociatat,
dhe shqiptarët e Kosovës janë i vetmi popull europian që nuk i janë
liberalizuar vizat dhe nuk lëvizin lirshëm nëpër Europë. Prandaj Europë, je
mëkatare dhe u ke borxhe të mëdha shqiptarëve.
Po
e mbyll shkrimin me këto vargje të
Fishtës së madh:
Uh!
Europë, ti kurva e motit,
Qi
i rae mohit besës e Zotit,
Po
a ky â shêji i gjytetnís:
Me
dá token e Shqypnís
Per
me mbajtë klysht e Rusís?
Po
ti a kshtû sod na i perligje
Njata
burra qi m’ kto brigje
Per
tý vehten bâne flije
Kur
ti heshtshe prej ligshtije?