Kulturë
Skënder Hoxha: Vargje për ty
E hene, 12.10.2020, 07:12 PM
SKËNDER R. HOXHA
(Shkëputje nga kujtimet
(II)
VARGJE PËR TY
(L B)
A m’i solle një
rreze
Diellit që
mungonte
Atë ditë?
A i solle kuptim
Fjalës së pathënë
Nën hijen
E Majës së Sukës
0, ti engjëll
I ditëve të mia
Ditëve që nuk
harrohen...
Me lakuriqësinë e
bardhë
Të fjalës
Atë ditë në qendër
të Dushkajës
Më joshe të
shkruaj
Vargje për TY
Si princeshë
kaltërsie
Bashkë më
frymëzimin tim
Nisa vargjet për
TY
T’i bëj
Kështjellës aureolë
Si në themele të
një dashurie !
Atë ditë
Në heshtje më the:
“A do të shkruash
Një poezi për
mua”?
Dhe ja –
Këto janë
Vargjet e para për
ty
Të shoqëruara
Me gjethe
Të kësaj
pranvere!
(Prill 2018.)
ULIKS ME SHPRESË
Të nesërmen
e pres me mundësi
të më kthehesh
si flakë zjarri
në shpirtin tim
ku brymojnë ëndrrat
dhe duhma jote
virgjëreshë...
Sytë më mbushen mjegullimë
si Uliksit me shpresë!
Seç më përfytyrohen
ato imazhe shiu
me hënën pas resh
dhe tundimet
që nuk zbehnin
dashurinë tonë...
Pa ty jam i tretur
në shkretëtirë!
Ti bukuri
e pa mëkate
dehu me lotin tënd
e mosharrimin tim!
(Pejë, 20 mars 2019)
BRENDA DILEMËS
A të mbytem sot
në pushtetin e ëndërrimit?
A të tretem sot
gjurmëve të largëta të kujtimit?
A t'u biem trup sot
atyre moteve të besës
A të çmallemi tash bashkë
në këto takime të shpresës ?...
(7.07. 2019, Pejë)
ATJE NË ATË BUNGISHTË
Atje në atë Bungishtë
prapë lulëzojnë pranverat
por, pa praninë tonë!
Çmallen me puthjet tona
që i lamë varur
nëpër degë lisash
pa u thënë kurrë lamtumirë
me shpresën se do të perseriten!...
(11 korrik 2019, Pejë)
ISHE ENGJËLLUSHE E PAFAJSHME
Ti më shkruan në "viber"
apo më flet në telefon
po me atë bukurinë e fjalës:
"S'të harroj, të dua shumë!"
...dhe ma freskon mallin
e bukurisë së territ si dikur
kur i frikësoheshe shtatzënisë
si engjëll i pafajshëm...
Në atë qafë të malit
i bashkonim frymëmarrjet
e mbi gjoksin tënd të bardhë
vezullonin pikat e "Vinjakut"
vizatonin ëndrrën tonë të ndarë!
Unë kalorës i vajzërisë sate
ti edhe sot ma përmend
atë 4 prillin e virgjërisë së humbur...
( 12 gusht 2019, në vazhdën e kujtimeve...)
EDHE ATËHERË
Edhe atëherë –
E dinim se do t’na
djegë ndarja
Dhe ankthi i
vetmisë
Edhe atëherë –
Lagnim buzët dhe
epshet
Me pemët e fshehta
të Luginës
Përkundnim ëndrrën
tonë
Në gjoksin tënd të
njomë
Si zogj të
Parajsës...
Aty ku malli im
Shkrihet me
mungesën tënde
TI përsërit
refrenin:
“Përjetësisht të
dua!”
Kjo është fitorja
E të gjitha
betejave
Të dashurisë
sonë!...
Unë pi e dehem
Me fluturat e
natës!
(Pejë, 22 gusht
2019)
ISHIM DASHNORË TË SHEKULLIT
Por, e dashur
Tash pas dyzet
vjetësh
Jemi të huaj për
ato vende!
E ti nuk e harron
4 Prillin
E shekullit të
kaluar
E shkullit të
dashurisë sonë!...
Zbrazëtia ime
shpirtërore
S’di të vyshket as
të soset
Ti më ngushëllo sa
të duash –
Ishim dashnorë të
shekullit
E unë gati çdo
mëngjes
Rilexoj vargjet që
t’i kushtova TY
Që s’di të dalësh
nga vargu im!
Nga largësitë e
krijuara
Si në pikturë
shikojmë njëri-tjetrin
E si në ëndërr
rikujtojmë
Netët e takimeve
baladeske...
E di që ti vuan
çmendurisht
E unë –
Herë jam me hijen
tënde
Herë pikturoj
brenda vetmisë
Imazhin e puthjeve
tona vullkanike
Shtegtojmë në
kohën e ëndrrave
Humbja jote
s’kishte rrugë tjetër!
(Pejë, 23 gusht
2019 – në vazhdën e kujtimeve...)