E premte, 26.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Ndrit kaftalli n’at Kashnjet

E marte, 11.08.2020, 04:56 PM


NDRIT KAFTALLI  N`AT KASHNJET

Kushtuar bijve dhe bijave të kullës së atdhetarit Ndue Mark Gjoka,nënës fisnike Tone Gjoka-Margjini

NGA  MEVLUD BUCI

Mal i Kreshtës-dritë altari,

Besë e sofër ka Kaftalli,

Në kohëra e mote nëpër epoka,

Kullë bujare me za arbnori

Në at Kashnjet-gen mirditori

Si i ka hije burrit të motit

Gjokë Kaftalli i Kastriotit,

Nw atë Gjobardhaj  në lëndinë të Pleshit

Prehet i qetë ky  trim i sheshit

Në besë burri e në za të vatanit

Ndrit në librin e Mark Dodanit,

Nana Tone, burrneshë mirësie

Rriti fëmijë me dritë lirie

Zefi, Pjetri, edhe Mrika

Djem e vajza bash si drita

E thonë Kash njeti dhe e vërteta

Si djali Lleshi e motra Jeta

Nëpër vite e nëpër epoka

Rron or rron Ndue Marka Gjoka

Burrë fisnik e zog shqiptari

Gen i lashtë fis bajraktari

Bash si shqipet përmbi gur

Kullë qëndrese për besë -flamur

Në anë të Gjadrit  që jep oshëtimë

Priu në ballë, nderoi malësinë,

Në krah kumara ky Marka Nushi

Fis Paluca, fis u urtësisë

Krahu i djathtë i kullës së trimnisë,

Në at Kaftall ku bleron rrushi

S`ka si vllezërit që ka Mark Nushi

Pjetri Gjoni e Ndoci i ri

Tanë fisnikë me plot burrni

Janë kumara si dritë e altarit

Vllaznit bujarë të Gjokë Bajraktarit

Lum Mirdita e lum Kashnjeti

Janë kumarë si plluma shkrepi,

Ngjajnë si lisa, ngjajnë si flladi

Shokët e Lleshi si Kadri Vladi.

Kushërinjë e Lleshit si çaj Ndreca

Injeh Kashnjeti i njeh Kreshta,

Or LLesh Gjoka o derë burrnie

Me pesë fëmijët bash si yje

Fëmijët e Lleshi si dritë -vetëtima

Fredi, Albani edhe Rina

Bash si kreshta Vela e Drini

Vajzë  Edlira e djalë Nikolini.

Me Pashkë Bibën rrit në Kryezi

I ka le kulla me shtatë burrni…

JETË SA DEJA KËTIJ KURT KURTIT

Doktorit Kurt Veli Kurti që edhe në pension ende punon në Qarkun Dibër.

Ky Kurt Kurti, bir matjani

Në gjenezë gen selishtiani

Burrë i urtë,fisnik i rrallë

Le e rrit në Dibër në atë Shkallë.

Bash human dhe realist

Dritë e punës edhe pse pensionist

Si Fatmir Dervishi e LLesh Gjoka

Në krye të punës i ka epoka.

Lum ti Mat,Mat i barutit

Jetë sa Deja këtij Kurt Kurtit…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora