Kulturë
Qazim Shehu: Totali
E diele, 09.08.2020, 05:46 PM
TOTALI
Tregim nga QAZIM D. SHEHU
Drejtori
thirri financieren e re në zyrë dhe,pasi e shikoi një herë mirë e mirë nga
këmbët te koka ose anasjelltas, ai vuri re se ajo nuk ishte më e largët se e
djeshmja kur e përpiu me sy ,sapo vajza
u shfaq në derë dhe ajo i dha ca shenja buzëqeshje që ai nuk i kuptoi
tjetër veçse si afrim.Financierja ishte
mjaft e bukur, e kolme, ardhë në këtë ndërmarrje ndoshta vetëm nga favoret që i sillte bukuria e fisme( këtë mendim e sillte ngulët në
mendje) dhe drejtori ishte nga ata hierarkët e përjetshëm të një pushteti, që
çdo femër të bukur që vinte rishtas, mendonte ta kalonte në plorin e vet. Dhe
plaste kur mendonte se këto favore estetike i shijonin të tjerët, kur duhej t`i
takonin atij dhe vetëm atij.Sot asaj vajze sikur i kishte shterur
buzëqeshja,mbi faqet e saj kuqëlonte një emocion i ndrojtjes që të jepte
përshtypjen e seriozitetit dhe ftohtësisë.Drejtori pasi e largoi shikimin prej
saj ,e hodhi diku, herë mbi tavolinë e herë mbi tavan, pastaj vështrimi i tij
rrëshqiti në murin përballë ku rrinte gjithë seriozitet figura e
udhëheqësit,stampuar në një fotografi bardhë e zi.Pastaj ai u kujtua dhe nxori nga sirtari një
letër.Vajza kujtoi se mos ishte ndonjë letër anonime që kishte lidhje me
dashuritë e përfolshme që ajo i dëgjonte çdo ditë në biseda të fshehta ose të
hapura nga shoqet e korridoreve në pushim,,ndonjë letër shkarkimi, ndaj u drodh
pakëz, ndërsa drejtori e ngriti letrën gjithë seriozitet, e kundroi me
vështrimin e tij të përqëndruar, rrudhi pakëz buzët ,mvrejti vetullat e tij të
trasha alla brezhnjeviane,e uli letrën dhe ajo, në të qindtën e sekondës,
ndjeu se në tërë qenien e saj po vlonte
në nisje, një sëkëlldi që, po të zgjatej edhe ca,mund t`ia merrte frymën.E
shkreta vajzë ,u kujtua se patjetër duhej të kishte bërë ndonjë gabim të rëndë,po
ende nuk po ndërmendej se çë,ndaj po rrinte aty përballë tij ,si para një
ciklopi;po prapë po mendonte ç`donte tani ky njeri dhe asaj një e përqethur e ftohtë ia fshiku
arsyen,por e mblodhi mendjen, ai ta bënte dhëmbin thikë ,kurrë nuk do e ngulte
as do ta përdëllente në hiret e saj.
Befas
ra zilja e telefonit dhe drejtori bëri shenjë që ajo të dilte përjashta.Vajza
lehtësisht doli dhe priti në korridor, pikërisht pas zyrës së tij.Aty nuk
kishte njeri.Hapësira e kuadratizuar
ishte e heshtur si një tunel, i cili ,dritën që merrte nga disa dritare
të ngushta, e sillte me kursim aty mbi flokët e saj që praronin vetiu nga
ngjyra e verdhë dhe nuk e kishte për të .Sa kohë duhej të priste pas asaj zyre
me një pamje të rëndë, punuar e gjitha me dru arre ,ajo nuk e dinte, por tani
po mendonte se mos vallë kishte bërë ndonjë gabim,ashtu siç kishte menduar
pakëz më parë; ajo po kujtonte se nuk kishte veçse një javë që kishte ardhë në
këtë ndërmarrje , nuk kishte përvojë dhe ndonjë gabim mund t`i kushtonte jo vetëm
vendin e punës ,por edhe diçka tjetër, dhe çfarë mund të ishte kjo diçka tjetër
,nuk e dinte , por e hamendësonte se do
qe diçka e rëndë që të bënte të të shkonin trupit mornica dhe djersë të ftohta.
Drejtori ishte i fuqishëm dhe asnjë
lutje apo mëshirë nuk do ta bënte atë trup të stërmadh dhe atë fytyrë të
vrazhdë prej shkëmbi të palatuar nga asnjë stuhi a rreze dielli, të kandisej që
të lypte pak arsye në trurin e tij të dhjamosur; e dinte gjithashtu se ai do
kërkonte një femër tjetër në atë punë dhe ajo po mendonte se ndoshta hiret e
saj nuk duhej të kurseheshin, ndërsa njëherit shkonte ndërmend se sa bukuroshë
i vinin rreth e rrotull.Në korridor kaloi Ladi,shok i zyrës.Ai e pa me
vërejtje.Mbante një dosje në dorë.I kishin tavolinat përballë dhe ai sa herë
ngrinte kokën nga shkresat, i buzëqeshte , pastaj ulte kokën, e ngrinte sërish,
lëshonte buzëqeshjen e tij standarde , ulte kokën e gjinjtë e saj, për të mos iu qasur dritës,
mbuloheshin nga kopsat e mbërthyera të një trikoje të madhe.Nuk dinte nëse ai kishte ndonjë mendim të përcaktuar për të ,
por ajo ndihej mirë kur fliste me të për artin e kinemanë,gjë që nuk shkonte
fare, ndërsa tërë ditën merreshin vetëm me numra dhe kalkulime shifrash të
mërzitshme si rrënjë të kërleshura nga stuhitë.Ladi tundi kryet lehtësisht ,ai
nuk buzëqeshi, ndoshta u drodh kur e pa atë para zyrës së drejtorit,ndoshta
mendoi keq, kjo nuk kishte rëndësi, rëndësi kishte që tani pritej që drejtori
të dilte nga zyra dhe ta ftonte brenda,por drejtori nuk po dilte,ajo duhej të shkonte
në punë ose të priste aty, pikërisht aty, para asaj dere mizore, ku druri i
arrës dukej sikur çlironte vetëtimat e thithura kur kishte qenë i gjallë në
ndonjë brinjë apo prroskë. Befas u hap dera vetëm përgjysmë dhe nuk u duk
askush.Kuptoi se duhej të hynte brenda dhe ashtu bëri.Drejtori tani dukej më i
vërejtur,vetullat e tij ishin më të kërleshura , ndërsa balli drunga- drunga
shpaloste në një rreze të kufizuar në refleks gri, një hije të rëndë.
-Ulu,
-tha ai prerë.
Ajo
u mat të ulej, por s`dinte se ku ,ndërsa karriget ishin të larguara anës
mureve.Nuk u ul, po qëndroi në këmbë duke u munduar të kuptonte diçka, ndërsa
nuk po kuptonte gjë.Po të kishte një pasqyrë dhe të shikonte veten, do vërente
një fytyrë të skuqur tërësisht ,veçse jo nga inati, po nga zori,ankthi dhe
frika që të shkaktonte mënyra sesi sillej ky përbindsh.
-Ti
,tha drejtori ,je një vajzë e mirë dhe unë do të mbaj në punë,-ai futi duart në
xhep dhe fërkoi diçka midis shalëve, sikur donte t`i thoshte asaj se pikërisht
për këtë do ta mbante në punë, ndonëse e dinte mirë refuzimin e saj.-Por, ti ke
bërë një gabim që nuk të falet.Unë ,kur të mora në punë, nuk e mendoja se do ta
bëje këtë gabim.Në ndërmarrjen time, nuk duhet të jesh vetëm e bukur, kushti
një është ky për mua, por duhet të jesh edhe e zgjuar…kupton ,desha të them
,këto dy kushte unë i marr sipas rastit.
-Nuk
të kuptoj shoku drejtor,-guxoi dhe foli ajo.
-Në
këtë kuptim nuk ke se çfarë të kuptosh-u duk se bëri lojë fjalësh drejtori,
-por ti duhet të kuptosh se çdo gjë e ka një kuptim.Për ideal të partisë nuk po
kuptoj se si ti nuk ke kuptuar një gjë kaq të domosdoshme dhe të drejtë,diçka
që mua më ka fyer rëndë ,që ul autoritetin tim, që ke lejuar një person tjetër të dalë mbi mua, kur dihet
që unë jami pari i kësaj ndërmarrje…
-Nuk
e di drejtor,nuk e di e shkreta të kem nakatosur ndonjë gjë të pabërë ,di që jam korrekte në
punë, ju mund të pyesni edhe Ladin..
-Si?!
Ladin ,hëm atë birbon, për ideal të
partisë do ta qëroj , po çfarë t`i bëj …,që më lutet për të.Nejse, t`i lëmë
fjalët.Të kalojmë direkt në temë.Pyetja ime është:ç`është ky Totali?
Ai
i tundi asaj para syve listëprezencën me pagat e punonjësëve ,të cilën e kishte
hartuar ajo.Financierja e pa me vëmendje mos kishte bërë ndonjë gabim me ndonjë
shifër, hetoi mirë për ndonjë korrigjim nga ana e drejtorit,po çdo shifër ishte
e paprekur.
-…Dhe
si ka mundësi që ky Totali të marrë rrogë më shumë se sa unë që jam drejtor
ndërmarrjeje.Ti këtë s`duhej ta kishte lejuar…Në vend të tij, ti duhej të
shënoje emrin tim…
-…jo
,-u përgatit të fliste, do t`i thoshte se Totali nuk ishte ndonjë emër,po
thjesht shuma e përgjithshme, vallë nuk e dinte drejtori këtë, mos ishte
çmendur apo si, ndërsa drejtori, siç kuptonte në ato çaste, e kishte
seriozisht, madje mvrejtja në fytyrën e tij nuk ishte një maskë po një fytyrë e
shkrirë në një maskë.Nuk po kuptonte sesi duhej të merrej vesh me këtë
njeri,ndërsa shihte duart e tij që po e kapnin letrën sërish me kujdesin e
tepruar të çastit, sikur ajo letër të ishte ngjyer me zgjyrë. Kaq shumë ta kishte
zemëruar ajo fjalë drejtorin? Dhe në moment, sikur donte t`ia lëshonte thumbin
e akrepit asaj, ai i zgjati letrën duke
ngritur tonin e zërit, një ton urdhërues:
-Merre,
zhdukma Totalin dhe vër emrin tim aty.
-Shoku
drejtor, por…
-S`ka
shpjegime, ky është gabim i rëndë!
-Shoku
drejtor, por…përsëriti ajo, ndërsa shihte buzët e tij që mblidheshin nga një
pakënaqësi e madhe ,shkaktuar nga ato numra marramendës që shënonin rrogën e
Totalit.E mori letrën bëri një prapaktheu të lehtë dhe, kur doli në derë, ndjeu
sërish ato fjalë të drejtorit:
-Këtu
urdhëroj unë…
Këto
tri fjalë iu dukën si tre gurë që i ranë mbi shpinë. Vajzës iu kujtua se
drejtori ishte i zgjuar dhe e dinte mirë që kjo ishte një marrëzi,po ai po e
provokonte e po i sajonte diçka ,vetëm
për t`u hakmarrë nga mungesa e shkarkimit të instiktit..Dhe tani e vinte para
një prove.Nëse do hiqte Totalin dhe do vinte emrin e tij,punëtorët mbeteshin pa
paga,po nëse nuk e vinte, çfarë të bënte?Drejtori do e thërriste sërish dhe
vendi i punës ikte në esfel.Po nëse e
vinte, kush do ia pranonte këtë?Drejtori nuk mbante përgjegjësi,fundja ajo
ishte përpiluesje.Po drejtori a nuk mbante përgjegjësi?Firma e tij…Firoma e
tij!…Uh,çfarë djegësire,përzier me erë rakie dhe hudhrash, lëshonte ajo firomë,
sa kutërbonte zyra. Po sikur drejtori ta merrte përpilimin si provë dhe atë ta
denonconte për servilizëm,kurth e çfarë tjetër ?Dhe shkarkimi, denoncimi
publik…mos o zot edhe burgu… s`kishte rrugë tjetër.Ajo, ose duhej t`i dorëzohej
këtij zabërhani idiot, ose…Në zyrë, Ladi nuk ishte.Ajo u ul në karrige duke
zënë kokën me duar.Si të dilte nga ky ngërç?!I vinte pakëz për të qeshur, po si mund të qeshje para veprimit
të atij njeriu që i donte të gjitha për vete, jo vetëm trupin e saj, po edhe
gjithë rrogat e punëtorëve.Për një çast e përfytyroi drejtorin si një vampir.I
erdh koka rrotull.Iu bë se zyra iu ngushtua, u ngrit të hapte dritaren ,po ajo
ishte e hapur.Letra e shkruar rrinte ende mbi tavolinë si autodafe, apo si
pllakë e lehtë budallaqe dhe vajza u ngrit, vajti tek makinë e shkrimit ,futi
një letër tjetër në të.Kur u kthye Ladi, ajo po trokiste me gishtërinjtë e saj
të hollë mbi germat e makinës së shkrimit. Mbasi mbaroi e lexoi letrën dhe pa
se kishte shkruar përpikmërisht po atë listëprezencë.Të kërkonte ndihmë te Ladi
apo të zgjidhte vetë këtë lak?Do t`i kërkonte ndihmë, së paku një mendim, ajo
ishte financiere, madje përgjegjëse.Ia tha historinë.Befas Ladi filloi të
qeshte, qeshte me të madhe, madje ai iu afrua dhe mbështeti dorën miqësisht mbi supin e saj.Ajo nuk ia largoi S`ishte në
gjendje të mendonte për asgjë tjetër..
-E
zgjidh unë këtë problem,- tha ai.
-Jo,
jo, -tha ajo e tmerruar.
-Të
betohem -vijoi Ladi,-nëse ikën ti nga kjo zyrë,iki dhe unë.
Në
fjalë e tij ajo ndjeu siguri, mbrojtje, simpati.I erdh të qante,të qante me
ngulç, por e mbajti veten ose e ndjente veten aq të mpirë, sa nuk ishte në
gjendje të qante.Ladi mori letrën dhe doli nga zyra. Ajo vuri dy duart në kokë
dhe ndjeu se nuk ishte në gjendje të mendonte për asgjë.Kur Ladi u kthye, i
zgjati letrën.Totali nuk ishte hequr.Drejtori e kishte firmosur
listëprezencën.Si kishte mundësi, çfarë duhej t`i kishte thënë Ladi,mos vallë i
kishte bërë ndonjë magji?Pati forcë të pyeste:
-Si
ndodhi?
-Asgjë,tha
Ladi.Ai s`ka ç`të më bëjë mua.I trembet shokut Nevzat.Ai shprehte
qetësi,siguri. Vajza pa në sytë e tij një dritë të qetë që vinte nga një thellësi më e ngrohtë dhe e tejpashme e atij djali të
sjellshëm..Ajo mendoi se po të mos ishte
Ladi,për pak do t`i ishte dorëzuar asaj kafshe,por i ishte mirënjohës shokut të
zyrës se ai po e mësonte se ishte e lehtë për tëmos u dorëzuar nëse ke pakëz guxim.Mirënjohja ia rrëmbushi
sytë me një tis loti të padukshëm..Por në botë ka edhe njerëz të mirë.Ladi nuk
dukej se shprehte ndonjë gjë,por n ë qetësinë e fytyrës së tij vlonte s`dihej
se çë.Ndoshta një mendim instiktiv se ai zabërhan meriton një grusht dhe ai
s`kishte dashur ta zgjaste edhe më skandalin.
Dikush
trokiti në derë.Një kokë u fut në atë gjysmëhapje:
-Irmën
e kërkon drejtori…
-
Nuk vjen-tha Ladi,-është e sëmurë.
As
Irma nuk lëvizi,ajo po e merrte veten ngadalë.
-Tani
je pakëz e tronditur,kur të shkosh herëtjetër,mos u tut nga ai palaço,nuk se
çfarë të bën,-sikur e përforcoi Ladi,ndërsa ajo këtë do ta mendonte më vonë
,pasi tronditja t`i kishte ikur plotësisht dhe do t`i mbetej vetëm një kujtim i
lig ajo çfarë në të vërtetë s`dihej si do kishte shkuar po të mos ishte Ladi….