Kulturë
Bardhyl Maliqi: Pas ikjes së një miku
E diele, 09.08.2020, 05:13 PM
Bardhyl Maliqi
PAS
IKJES SË NJË MIKU…
Namiku
iku,
Në
kujtesën time ka mbetur vetëm hija
E
arkitekturës së tij lëvizëse.
Më
besoni, është një hije e bukur,
që
shkurtohet nga ravgimet qiellore të diellit zliqar.
Por
vjen sërish muzgu dhe agzholi,
koha
tipike e ravgimit tokësor të hijeve.
Dhe
ne kujtojmë nga mbamendja e të parëve orgjinën tonë;
ashtu të mjgulluar prej shtegëtimit të reve,
vit
pas viti, stinë pas stine.
Është
kohë pandemie, politikanët ruajnë
kokën,
e
megjithatë hijen e saj s’e ruajnë dot.
Ballkuket
e tyre rendin televizioeve,
por
jo thjesht për t’u dukur.
Ata
s’venë vetë në ceremonitë mortore,
se i ruhen si djalli nga thimjani zonjës
vdekje,
ata
të pakallurit e një kohe të vdekur.
Ju
jeni shumë vëllezër, Namik,
si
yje vezulloni të gjithë:
Dinua,
Ibrahimi, Pëllumbi...
por
mbi të gjithë ke feksur Ti, or mik.
se
në kovaçhanën tënde të vogël,
ti
farkëtoje, jo vetëm veglat e punës,
por
edhe ëndrrën e ndryshimit,
të
zgjimit e të këngës.
Nga
ajo barakë me llamarinë,
filloi
ndryshimi i madh,
në
fshatin tënd të vogël,
Ti
i pari demokrat...
Sa
herë na ke ngrohur,
kur
vinim të lagur thëllimeve,
ne
mësuesit e mësueset tuaja,
të
shkollës, të fëmijëve.
Dhe
një kupë raki s’e kurseve kurrë,
as
lojën e shahut mbasditeve,
as
bisedat politike me spec,
as
buzëqeshjen si ylber në buzë.
E
di që xhaxhai juaj ka qenë emigrant,
kur
hante pula stërrall,
shumë
vite në krye të “Vatrës”,
atje, në Amerikën e bardhë...
Ju
keni një shpirt të bukur Namik,
ligjëroni
këngë shqip,
Dinua,
Ibrahimi kanë botuar
poezi
si hoje mjalti
nga
shpirti i vluar nga kenga,
nga
gjuha e djegur nga malli,
sa
më gëzonte zemra për ju,
për
ty , or Namik djali!
Por
ti ike, na le të rendim
pas
arkitekturës së hijeve gënjeshtare.
Rendim,
por ty s’të kapim dot,
Ti
je në lëvizje të vazhdueshme, planetare!
Tani
do të takohemi vetëm në ëndrra,
ti
nuk do të vish më për të parë fëmijët në shkollë,
të
nxisësh inteligjencat e shimëfishta të Limozit,
dhe
të të frenosh disi dashuritë e parakohshme të vashave fshatare.
Kurrë
s’e harroj fjalën tënde si përfaqësues i këshillit të prindërve:
“Djem, te kesh
inteligjencën do të thotë që magjen ta kesh,
tani keni ardhur që të
hidhni miellin nga librat në magje,
mandej ajo mëndja juaj e
shkathët të mbrujë brumin e dijes,
atëherë po, jeni bërë
burra!”