E marte, 08.10.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Zenel Çeliku: Intervistë me Prof. Kristaq Kume, lidhur me ndryshimet kushtetuese

E diele, 09.08.2020, 05:08 PM


Intervistë me Prof. Kristaq Kume, lidhur me ndryshimet kushtetuese

Më 30 Korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar, me 106 votapro dhe 10 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet kushtetuese që lidhen me proçesin e reformës zgjedhore, duke vendosur përfshirjen e listave të hapura për zgjedhjet parlamentare. Ky votim u bë pa dakordësinë e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare. Me ndryshimet e dakordesuara pozite-opozitë më 5 Qershor, në zgjedhjet e radhës parlamentare do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura ku shqiptareve u jepet mundësia të zgjedhin kandidatin që ata mendojnë dhe vlerësojnë, por sa % e listave do të jenë të hapura, këtë akoma nuk e dijme. Për detajet e mëtejshme të këtij sistemi dhe për pragun electoral, do të përcaktohen në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë. Fakti është se përveç opozitës e cila ka deklaruar se, PS dhe Rama po e minojne marëveshjen e 5 Qershorit, edhe ndërkombëtarët mbajtën qëndrim të ashpër ndaj mospërfilljes të mendimit të opozitës së bashkuar. BE-ja dhe SHBA-të shprehën zhgenjim për votimin e 30 Korrikut I cili ka si qëllim për votime me lista jo 100% të hapura dhe për moslejimin e kualicioneve parazgjedhore. Lidhur me këto shqetësime, unë kamë marë në intevistë një nga ekpertët më të njohur të kësaj fushe-Prof. Kristaq Kume, ish Kryetar I KQZ.

Nga Zenel Çeliku

-1-Pyetje ; Prof. Kume, votimi për ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut ka gjeneruar shumë debate brënda politikës shqiptare dhe partenrëve ndërkombëtarë. Ju lutem mund të më thoni, këto ndryshime favorizojnë PS, PD, LSI apo opozitën e bashkuar në tërësi???

Përgjigje ; Në ndryshimet kushtetuese trajtohen çështjet e zgjedhjeve dhe më pas, duke iu referuar marëveshjes së 14 Janarit, ato duhet të bëheshin nëpërmjet Këshillit Politik (KP). Ndryshimet kushtetuese pa marë parasyshë kërkesat e opozitës jashtë parlamentit, dëmtojnë ndjeshëm klimën politike pozitë-opozitë. Në një shoqëri demokratike ndryshimet në Kushtetutë mund dhe duhet të bëhen për të mirë regulluar funksionimin demokratik të shoqërisë, shumë më tepër se sa në varësi të situatës dhe interest politike. Ndyshimet kushtetuese tashmë të bëra kryejnë kushte për funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese, por e vërteta është se ashtu si janë formuluar, ato favorizojnë maxhorancën. Ndryshimi I regullit sipas të cilës zbatohet sistemi proporcional rajonal, Kushtetuta e ndryshuar nuk e detyron ndarjen në 12 njësi zgjedhore në teritorin e Shqipërisë, kurse dispozita që mundëson hapjen e listave 100 %, për mendimin tim I shërben funksionimit më të mirë të demokracisë përfaqësuese. Heqja e kualicioneve parazgjedhore me shumë lista, zvogëlon hapësirat për vendmmarje për taktika elektorale që ndjekin partitë politike.

-2-Pyetje ; Bazuar në ndryshimet kushtetuese, në zgjedhjet e ardhshme, a do te aplikohet votim me listat e hapur 100 % dhe pse?

Përgjigje ; Dispozita e re kushtetuese qe regullon problemin e hapjes së listave kërkon që partitë politike, me domosdo një pjesë të listës së tyre (jo me pak se 2/3 e listës) të jetë e hapur, ndërkohë partitë politike nëse e vendosin, mundet që listën ta hapin 100 %. Kjo zgjedhje e hapjese së listave, për mendimin tim tregon se vendimmarja për të hapur listat nuk është pasojë e reflektimit të plotë mbarë popullore, për ti dhënë shoqërisë tonë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre te pëlqyer në Kuvend. Nëse partitë politike do të zbatojnë këtë dispozitë kushtetuese dhe nuk do të përdorin mundësitë që Kushtetuta u jep për të hapur listat 100 %, në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të ketë më shumë se sa 20-25 deputete që do te marin mandatin nga vota parapëlqyese e qytetarëve. Kërkesa për hapjen e listave është bërë nga pjesa jo politike e Shqipërisë dhe në mënyrë të vazhdueshme nuk është marë në konsideratë nga partitë politike, për pasojë, mundësitë që partitë politike që të hapin 100 % listat (gje që ua lejon Kushtetuta), ka pak gjasa që të ndodhë që të realizohen.

-3-Pyetje ; Partnerët e PD që janë pjesë e opozitës së bashkuar si LSI, PAA, BDIU e të tjerat, cfar humbin dhe cfar fitojnë nga këto ndryshime kushtetuese?

Përgjigje; Në garën e ardhshme elektorle, në interesin e partive politike ndikojnë vetëm ndryshimet kushtetues që nuk lejon kualicionet me lista shumë partiake. Në vecanti ky ndikim do të jetë prezent nëse me ndryshimet kushtetuese me dakordësinë e palëve do të zvogelojnë njesitë zgjedhore. Konkretisht, nga 12 njësi apo qarqe, mundet të bëhen më 3, më 4 ose më 5 njësi apo qarqe zgjedhore, kjo mundet ti japë më shumë hapësirë opozitës. Partitë politike mundet të garojnë në kualicion parazgjedhor, por në këtë rast ato duhet ose të garojnë të gjitha me siglen e njeres prej tyre, prsh me siglën e PD dhe në një listë të përbashkët, ose të gjitha partitë të regjistrohen në gjykatë në një parti të re e cila të futet në garën elektorale me listën e kandidatëve te partitë që do të jenë pjesë e kësaj partie. Në të dyja rastet siç kuptohet, partitë duke garuar në kualicion me formulën e një partie tjetër të re apo në një parti të madhe siç është PD-ja apo PS-ja, I vetmi difekt është se ato humbasin identitetin e siglës së tyre.

-4-Pyetje ; Prof, cfar pret dhe cfar pretendon opozita e bashkuar me rikthimin e saj në Këshillin Politik?

Përgjigje ; Ndryshimet kushtetuese tashmë janë realitet. Mendoj se është e rëndesishme që palët politike të vazhdojnë diskutimet në tryezën e KP me qëllimin që opozita të fitoi më shumë terren përsa I përket kualicioneve parazgjedhore dhe votimi me lista të hapura 100 %. Tryeza në KP mundet të prodhojë dakordësi për zgjidhjet më të mira në kodin zgjedhor në plotësim të ndryshimeve të bëra në Kushtetutë me 30 Korrik. Këtu kamë parasyshë përpjekjet që duhen bërë për të realizuar në mënyrë sa me efektive lejimin kushtetues për të garuar me lista të hapura dhe për të zvogëluar sa më shumë efektin jo proporcional që sjell ndalimi kushtetues me kualicione si ato që janë përdorur deri dje. Mundësitë që Kushtetuta e ndryshuar ju krijon aleternativa të reja politike për të hyrë në garë, duhet të traitohen në KP, natyrisht me dashamirësinë e të medhenjve. Me dakordesinë e palëve, kjo bëhet mirë e mundshme duke zvogëluar numrin e njësive zgjedhore, nga 12 njësi në 3-4-5 njësi zgjedhore. Pamvarësisht se ndryshimet kushtetuese të bëra janë konsideruar më shumë si veprime në funksione të interest politik të maxhrancës, ato krijojnë kushte për të zhvilluar një legjislacion zgjedhor me dashamirës dhe më efektiv për demokracionë përfaqësuese. Që të arrihet kjo, është e domosdoshme që ndryshimet që tani duhet të bëhen në kodin zgjdhor, të jenë rezultat I vullnetit të mirë politik të maxhorancës dhe opozitës së bashkuar në KP.

-5-Pyetje ; Nga ky Ligj (ndryshimet kushtetuese), kush parti e opozites fiton terren më shumë, e kam fjalën për LSI?

Përgjigje; Ndryshimet kushtetuese I vejnë të gjitha partitë në garë të barabartë sepse zvogëlon mundësitë për të përfituar nga votat e të tjerëve që mund të futen në kualicion parazgjedhor me lista të ndara. Nuk shikoj lidhje midis ndryshimit kushtetues dhe një partie politike të vecantë.

Ndryshimet kushtetuese mundet të ndikojnë në garën midis PS dhe opozitës së bashkuar, sepse opozita e bashkuar nuk mund të garoi e gjitha bashke ku cdo parti të ketë listat me kandidat e tyre.

-6-Pyetje ; Prof. Kume, nga parite e vogla te kualicionit opozitar kryesisht PAA dhe PDIU e te tjera, si e shikojne vetvehten nga ndryshimet kushtetuese te 30 Korrikut?

Përgjigje; PAA dhe PDIU mendoj se ato mundet te jene me efektive bashke duke u regjistruar me siglen e njeres prej tyre,ose duke u regjistruar sebashke ne nje parti politike te re. Mendoj se variabti I dyte është më produktiv për PAA dhe PDIU, që në realitet keto parti kane peshe ne opozitën e bashkuar.

-7-Pyetje ; Prof. Kume, prsh, PAA dhe BDIU si partitë me të madhaja ndër partitë e vogla, ku e kanë interesin e tyre për t’u bërë bashkë, në listat me PD, me listat e LSI apo tërësisht më vehte? Cilin variant rekomandoni Ju?

Përgjigje ; Mendoj se brënda opozitës së bashkuar PAA dhe BDIU kanë fuqi elektorale të mjaftueshëm, ndaj mendoj se ato kanë interes të garojnë të dyja sebashku. Variant tjetër është që këto dy parti të garojnë me listat e PD, por problem ngelet identitet I tyre.

-8-Pyetje ; Tashme PS është përpara një presioni të madh nga nderkombetarët të cilët reaguan ashpër për votimin e njëanshëm për ndryshimet kushtetuese. Nisur nga këto presione, a mendoni se Rama dhe partia e tij do të pranoi kërkesat e opozitës për lista të hapura 100 % dhe për kualicione parazgjedhore?

Përgjigje ; Duke u nisur nga ndryshimet kushtetues më 30 Korrik, ato ndryshojnë konceptin kualicioneve parazgjedhore. Partitë politike nuk mund të garojnë sabashku në një kualicion duke patur seicila siglën dhe listën e kandidateve të tyre. Ndërsa listat e hapura janë në tagrin dhe vullnetin e partive politike që janë pjesë e diskutimeve dhe debateve në KP. Të shikojmë nëse palët do të bien dakord apo jo për të vendosur në kod dispozitën e cila do t’i kërkoi partive politike që të hapin 100 % listat, siç ka kërkuar opozita e bashkuar jashtë parlamentit.

Intervistoi gazetari,

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora