E premte, 26.04.2024, 10:11 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Ne Kosovë nuk ka politikë dhe politikëbërje?!

E shtune, 20.09.2008, 07:58 PM


Adnan Abrashi
NË KOSOVË NUK KA POLITIKË DHE POLITIKËBËRJE?!

Nga Adnan Abrashi

Zakonisht, te ne mendohet se partitë janë subjekte politike, të cilat si qëllim themelor të funksionalitetit të tyre, e kanë arritjen e marrjes së timonit të udhëheqjes me pushtetin. Në shikim të parë, ashtu edhe është, por, këtë definomë të thjeshtë duhet marrë vetëm si pjesë e një definicioni më të zgjeruar dhe më kuptimplotë. Sepse, të gjitha subjektet politike në një shoqëri të caktuar, përveç se janë grupe njerëzish të organizuar që tentojnë të vijnë në pushtet, ata, duhet ta kenë synimin, në rend të parë, që në planin e jashtëm, t’i mbrojnë interesat kombëtare dhe nacionale të atij shteti, ndërsa, në atë të brendshmen, përmes programeve të ofruara, të bëjnë diçka shumë më mirë për mirëqenien e popullit të vetë, se sa që është bërë deri më tani nga paraardhësit e tyre.
Sa kuptohet dhe realizohet politika me këtë logjikë në Kosovë, është diçka krejtësisht tjetër. Ajo, te ne, edhe më tej vazhdon të mbetet si synim në kuptimin e ngushtë të definicionit të saj të thjeshtë: kryekëput, vetëm për arritjen e marrjes së pushtetit dhe pastaj “xhenet” për individët lider dhe anëtarët tjerë të rrethit më të ngushtë partiak. Por, ndoshta si kuraje, faji kryesor për këtë moral të gabuar dhe të imponuar politik, nuk është vetëm tek politikëbërësit tanë, por atë duhet kërkuar edhe në realitetin e pakontestueshëm të “sui generis”-it gjithëpërfshirës të rastit Kosovë në botë (shpesh po na konvenon që në gjuhën politike ra cilësojmë veten si vlerësim kështu).
Ekziston një anekdotë popullore për Nikolla Pashiqin dhe birin e tij i cili kishte diplomuar në një universitet reputativ evropian. Gjatë një ahengu solemn promovues të diplomimit të birit të vet që e kishte organizuar Pashiqi me këtë rast, tregohet se ai, në një moment, në praninë e shumë mysafirëve të lartë të diplomacisë botërore të asaj kohe që ishin ftuar aty si mysafir, pak edhe i ngacmuar nga vera e tepruar që kishte pirë, i drejtohet birit të vet me këto fjalë:
- “Shfrytëzoj rastin që në këtë momente, biri im,  edhe publikisht ta uroj diplomimin, por tani t’u kisha lutur që edhe para këtyre miqve tanë të na tregosh se çka ke mësuar ti në ato shkolla tua të larta për politikën. Më thuaj, thjesht dhe me fjalët tua, të lutem!  Çka është politika dhe si e kupton ti atë?”
I gjetur në këtë situatë të papritur dhe provokues të babait të vet, djaloshi ende i padjallëzuar nga eksperiencat praktike të zanatit të ri, kot tentoj që me disa definicione të urta akademike ta kënaqi kureshtjen e babait dhe të pranishmëve të tjerë aty.
- “Jo, jo, biri im. Ashtu sikur e ke mësuar në shkollë ti, duhet të jetë e saktë në teori, por në praktikë, politika është një shkathtësi e veçantë ku me njërën dorë duhet ta ruash prapanicën, mos po ta “ngul” dikush, kurse me dorën tjetër, pa diktuar ai , të tentosh që ti t’ia “ngulsh” dikujt tjetër”.
Kuptohet kjo është një anekdotë metaforike, por, në fakt, edhe sot me të madhe zbatohet në shumë politikat e shteteve të ndryshme botërore, e sigurisht, më e shprehur është tek diplomacia e shtetit pasardhës të Nikolla Pashiqit dhe birit të tij- Serbisë.
Në fakt, nëse këtë anekdotë si sarkazëm, e krahasojmë me politikëbërjen aktuale në Kosovë, atëherë, me siguri do të vërejmë se, për te ne, ajo aspak nuk mund të merret si e qëlluar. Sepse,  praktikisht, në politikat e sotme që zbatohen në Kosovë, na del se paraqitemi vetëm si “homoseksual”pa gjymtyrë që nuk jemi në gjendje as së paku ta ruajmë prapanicën tonë, e lere më të tentojmë t’ia “ngulim” dikujt tjetër nga pas.
Praktikisht, parimi i parë dhe esencial i moralit politik që sot po ndërtohet tek politikanët kosovar, konsiston vetëm në një virtyt të tyre gjeneral i cili mund të shprehet me disa sinonime: dëgjueshmëri, përkulje, servilizëm...  Në të vërtet, heshtje dhe pajtim për çdo “ngulje pas prapanicës” dhe prirje e papërmirësueshme recidive që gjithnjë këtë “trusje nga pas” ta konsiderojmë si mbjellje e një fidani të ri me fryte të shijshme në të ardhmen për ne.
A thua, që nga paslufta e deri më sot, çfarë politikë e frytshme dhe produktivdhënëse është bërë nga politikanët tanë në Kosovë?
Pas një observimi më të detajuar dhe më përsiatësh të bërë në këtë drejtim,  nga veprimet e tyre  thuaja bërje politikë do të vërejmë vetëm servilizëm, përkulje, nënshtrim dhe asgjë tjetër. Shprehur banalisht dhe në gjuhën arkaike: do të vërejmë vetëm politika të “prapanicës së pambrojtur për ngulitje” nga të tjerët, ndërsa, shprehur më seriozisht – politika kryekëput kompromisbërëse dhe “të dhembshëm për ne”.sikur dinë shpesh me patetizëm  të arsyetohen para nesh.
A thua, sikur po na krekosen sot ata,  mos vallë kjo politika e tyre e gjertanishme e  “matur”dhe e “urtë”,  ndikoi: në pengimin e imponimit të Pakos së Ahtisarit, në arritjen e kësaj pavarësie ashtu sikur është, në konceptimin e formës dhe prurjen e Kushtetutës, dhënien e “aminit” të fundit për simbolet tona shtetërore, apo ndoshta sado një çikëz kontribuuan në ndonjë njohje ndërkombëtare të saj?
Haj, medet, haj!!
Sa isha i vogël dikur, më kujtohet shumë mirë një lojë e jona fëmijërore e quajtur “Vëlla e motra”. Sipas rregullave të kësaj loje, dikush nga ne u bënte babë, e dikush nënë, kurse kukullat dhe lodrat tjera ishin fëmijët tanë dhe gjësendet për improvizimin e skenografisë së lojës. Gjersa ne loznim të gëzuar lojën tonë ,
nga ana tjetër e dhomës, prindërit tanë na shikonin në heshtje dhe të kënaqur me ne. Kjo heshtje e tyre zgjaste deri në momentin kur në mes nesh plaste sherri dhe fillonim të ziheshim në mes veti për ndonjë detal të parëndësishëm. Në këtë rast, duke na marr “me të mirë”, reagimi i prindërve tanë fillimisht ishte këshillëdhënës dhe më tepër bindës (karota), por, shpesh nuk mungonte edhe ndonjë flakaresh në rast të mosbindjes ndaj kërkesave dhe këshillave të tyre (shkopi).
Në fakt, atëbotë, niveli i lirisë së lojës tonë si fëmijë, shtrihej aq  larg derisa diçka e jona si veprim, nuk prishte qetësinë e prindërve tanë, të cilët, gjatë tërë kësaj kohe na shikonin dhe mbikëqyrin nga këndi tjetër i dhomës.
E, pra, ndoshta është qesharake pak sa ky shembull krahasues, por mua më duket se edhe politikëbërja kosovare i ngjason mu kësaj loje time fëmijërore  “Vëlla me motër”.
Sepse,  në të, shumë lehtë dikush mund të bëhet babë, dikush nënë, e dikush edhe politikan dhe kryetar... dhe kjo do të zgjas gjer atëherë kur me ndonjë veprim të palejueshme do tua prishësh qetësinë e tutorëve tanë që na vrojtojnë dhe monitorojnë pa ndërprerë. Kuptohet, ata e bëjnë këtë punë “për të mirë tonë”. Ngjashëm sikur prindërit tanë dikur me neve si fëmijë...?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora